Hyrje | Politike | Rektori i Universitetit Bujqësor, Fatos Harizaj

Rektori i Universitetit Bujqësor, Fatos Harizaj

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Njeriu i salloneve të politikës, zapton auditorët e arsimit

 

 

 

 

 

Rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatos Harizaj, është tepër e vështirë ta kontaktosh dhe të komunikosh për problemet aktuale të arsimit të lartë shqiptar dhe sidomos të universitetit që i është besuar të drejtojë. Aq e vërtetë është kjo sa në mjediset e fakulteteve të këtij universiteti ka dalë fjala se më lehtë mund të takosh Papën e Romës se sa Fatos Harizajn. Dje gazetarja e “Telegraf” është lënë me orë të tëra pas dyerve të zyrës së tij, me pretekstin, sipas sekretares së tij, se, “rektori është tepër i zënë me probleme më të rëndësishme dhe nuk ka kohë të takohet me gazetarët”. Kjo ndodh në një kohë që ka nisur fushata për zgjedhjet e reja në universitete. Po si po shkojnë këto zgjedhje në një nga institucionet më të rëndësishme të vendit, sikurse është në të vërtetë Universiteti Bujqësor, këtë e di vetëm zoti Harizaj. Heshtja e tij e mistershme lë shumë vend për dyshime. Janë lojërat politike që ai i ka shumë për zemër t’i bëjë për të mbajtur me thonj e me dhëmbë një karrige apo janë manovrat që po bëhen në këtë periudhë zgjedhjesh? Edhe këto i di vetëm zoti Harizaj. Por ne kemi të drejtë të pyesim: Ç’është ky drejtues universiteti që nuk ka kurajon të përballet me shtypin dhe të japë një intervistë? Çfarë misteresh fsheh ai me hermetizmin që shfaq dhe me kokëfortësinë që tregon për të mos komunikuar me mediat? Ky vëzhgim është vetëm sa për fillim. Gazeta “Telegraf” do të ndjekë procesin e zgjedhjeve, por edhe probleme të tjera në këtë universitet, të cilat do t’i bëjë publike në numrat e ardhshëm.

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

lumideti@yahoo.ymail ne 03/02/2012 19:22:25
avatar
Juve te gazetes keni shume te drejte. Fatos Harrizi eshte nje njeri i pa afte, medioker, intrigant, shpirtkatran, i pabese dhe mbi te gjitha i mete nga ana psiqike.
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0