Hyrje | Politike | Miratohet komisioni për shkarkimin e Spahiut, PS: PD i trembet ardhjes së tij në politikë

Miratohet komisioni për shkarkimin e Spahiut, PS: PD i trembet ardhjes së tij në politikë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

PARLAMENT/Maxhoranca miraton me debate ngritjen e komisionit hetimor për Kreshnik Spahiun

 

 

 

 

 



Miratohet vetëm me votat e maxhorancës ngritja e Komisionit Hetimor që i hap rrugë, nisjes së procedurës së shkarkimit nga detyra të Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiut. Kryetarja e Kuvendit deklaroi se komisioni hetimor ngrihet për nisjen e procedurës për hetimin dhe shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së. sipas Kryeparlamentares Topalli, komisioni do hetojë faktet dhe të dhënat që diskreditojnë rëndë figurën e nënkryetarit të KLD-së. Komisioni do të përbëhet nga 9 anëtarë, 5 prej së cilës do të jenë nga radhët e maxhorancës, kryetar do të jetë Enkelejd Alibeaj. Opozita më herët ka kundërshtuar kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për nisjen e procedurave të shkarkimit të Spahiut, përmes ngritjes së një komisioni hetimor. Deputeti Fatmir Xhafaj, në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u shpreh që në fillim se, opozita "nuk do të votojë ngritjen e këtij komisioni, jo se ajo është në mbështetje të Kreshnik Spahiut, pasi nuk e vlerëson pozitivisht punën e tij në krye të KLD-së, por është kundër ngritjes së tij, pasi i mungon morali politik". Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i propozoi seancës së djeshme plenare të Kuvendit të miratojë kërkesën për nisjen e procedurave për shkarkimin e zv/kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, kërkesë, e cila është miratuar më parë nga Komisioni i Ligjeve.

Alibeaj: “Hetimi për Kushtetutën, jo ndaj Spahiut person”
Deputeti i maxhorancës, Endelejd Alibeaj, sqaroi deputetët opozitarë se ngritja e grupit hetimor bëhet për respektimin e Kushtetutës, dhe jo ndaj personit Spahiu. “Ajo çfarë parafolësi tha, tregon se çfarë kërkon opozita nga sistemi gjyqësor, ju doni drejtësi siç ju e doni. Ky komision hetimor nuk i drejtohet individit Spahiu. Është 1 /15 e organit Kushtetutës. Ajo çfarë kërkon është përgjegjshmëria politike që Kuvendi duhet të marrë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Të gjithë e dimë se nënkryetari i KLD-së nuk po kryen funksionin e tij. Minimumi etiko- moral është të mbajmë qëndrim. Nuk e kemi me personin Spahiu, por kërkojmë Kushtetutshmërinë”,- u shpreh Alibeaj.
Xhafaj: “Nuk merrni dot vota duke “prerë” kokën e Spahiut”
Në emër të Grupit parlamentar të PS-së, Fatmir Xhafaj ka deklaruar votën kundër ngritjes së komisionit hetimor për nënkryetarin e KLD-së. Sipas tij ky komision bie ndesh me Kushtetutën, ligjin e praktikat parlamentare. “Nuk do ta votojmë ngritjen e këtij komisioni, nuk mbështesin Spahiun, nuk e vlerësojmë punën e tij në krye të KLD-së, por kjo nismë cenon Kushtetutën, ligjin dhe praktikën parlamentare Kërkesa juaj është e sforcuar”,- tha Xhafaj. Xhafaj shprehet se, i vetmi institucion që mund të shkarkojë Spahiun është KLD-ja, ndërsa tha se shkarkimi i tij ka të bëjë me të ardhmen e tij politike. “KLD-ja ka kompetencë për deklarimin e mbarimit të parakohshëm të mandatit të nënkryetarit, nuk është Kuvendi apo ndonjë institucion tjetër. Ne nuk jemi palë me ju, për ne është i qartë qëllimi juaj i vërtetë, dimë destinacionin, ku doni të mbërrini. Nuk na intereson koka e ish mikut tuaj Nikut. Juve nuk iu intereson puna e tij e kryer të KLD, por e ardhmja e tij politike, keni frikë se ju vjedh votat dhe s’keni faj, por nuk mund të merrni vota duke prerë koka”, u shpreh Xhafaj.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0