Hyrje | Politike | Rama-kryeprokurores

Rama-kryeprokurores

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

“Më heto edhe mua për 21 janarin!”

 

 

 

 

 


Lideri i opozitës Edi Rama i ka dërguar dje një letër kryeprokurores Ina Rama, ku kërkon çuarjen deri në fund të hetimeve, pasi sic shprehet ai tashmë roli i organit të akuzës është vendimtar. Kryesocialisti garanton Ina Ramën se opozita do mbështesë hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të ngjarjeve të 21 janarit, ndërsa kërkon që edhe ai vetë të dëshmojë, në cilësinë e koordinatorit të organizimit të demonstratës më 21 janar 2011-të, siç thotë Rama. “Nga ana e Partisë Socialiste dhe forcave të opozitës së bashkuar, unë Ju garantoj gjithashtu për mbështetjen tonë pa kushte në këtë hetim, për suksesin e plotë të të cilit kemi qenë dhe jemi tërësisht në dispozicion të organit të akuzës. Kërkesën Tuaj për përfshirjen në hetim të tre deputetëve socialistë e kemi pranuar pa asnjë ngurrim dhe Ju siguroj se do të japim votën tonë në parlament që imuniteti i tyre të mos përbëjë pengesë për ekzigjencat e një hetimi shterues e të paanshëm. Por në këtë pikë e shoh të udhës t’Ju bëj publikisht një pyetje dhe një shpjegim nga këndvështrimi im si kryetar i Partisë Socialiste e në këtë rast edhe organizator i demonstratës së 21 janarit. Pse zonja Prokurore e Përgjithshme nuk jam thirrur ende unë vetë, pikërisht në cilësinë e Kryetarit të Partisë Socialiste e të opozitës dhe për rrjedhojë edhe të koordinatorit të të gjitha përgatitjeve të asaj demonstrate, për organizmin e së cilës të tre deputetët e kërkuar prej Jush nuk kanë bërë as më shumë e as më pak se të gjithë kolegët e tyre e, padyshim, asgjë më shumë se sa unë personalisht?”, shprehet Rama. Në letrën e tij, Rama sqaron se dëshmia e tij do t’i vlente hetimit, prandaj mbetet në pritje që organi i akuzës ta thërrasë të dëshmojë. "Jam i bindur se dëshmia ime do të vlente për hetimin Tuaj. Prandaj pres me padurim që të thirrem për të kontribuar me gjithçka di për këtë hetim kaq të rëndësishëm për drejtësinë në Shqipëri, e për vetë Shqipërinë në rrugën e mundimshme të ndërtimit të shtetit të së drejtës. Dua të besoj se Ju do ta çmoni seriozisht këtë shprehje vullneti nga ana ime për ta ndihmuar hetimin dhe nuk do të ngurroni të më rendisni edhe mua në radhën e të hetuarve. S’kam asnjë imunitet dhe mbi të gjitha asnjë dallim nga të tre deputetët në fjalë apo nga cilido tjetër që, njësoj si ata, ka qenë pjesë e organizimit të demonstratës së 21 janarit", thekson kryeopozitari. Ai kërkon përfshirjen në këtë hetim të kryeministrit Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, duke ngritur një tjetër pyetje për kryeprokuroren në këtë letër. “Cila është pse-ja e mospërfshirjes në hetim të kryeministrit Sali Berisha dhe ish-Ministrit të Brendshëm Lulëzim Basha, si dy hallkat më të larta të zinxhirit të komandës së Gardës së Republikës e si përgjegjës të drejtpërdrejtë për funksionimin e asaj garde që në 21 janar vrau njerëz të pafajshëm?”, shkruan Rama më tej.

21 janari, gjykata: Arrest shtëpie specialistit të Kryeministrisë
Gjykata e Tiranës i komunikoi masën e arrestit shtëpiak shefit të IT-së së Kryeministrisë, Armando Kasaj për fshehje provash. Ai akuzohet se, ka fshirë imazhet e filmuara më 21 janar 2011 nga sistemi i kamerave të vëzhgimit në kryeministri. Pas zotit Kasaj, në gjykatë do të dalin për njoftimin e masave të sigurisë edhe Komandanti i Gardës Ndrea Prendi si dhe shoferit të tij Margarit Kume. Të dielën me 22 janar 2012, Prokuroria shqiptare ka kërkuar arrestimin e tre zyrtareve me akuzën e vrasjes, fshehjes së provave dhe shpërdorimit të detyrës në datën 21 janar 2011, kur katër qytetarë u vranë para kryeministrisë në Tiranë gjatë zhvillimit të demonstratës nga opozita.

Subscribe to comments feed Komente (5 publikuar):

angjela ne 28/01/2012 18:23:13
avatar
edi rama eshte busulla e shqiperise ,koken henkshin te gjithe ata qe i shkojne mbrapa saliut qelbesires se kombit ,rrofte edi rama qe te na udheheqi drejt demokracise se vertete shqiptare te munguar ,placin armiqte e brendshem te shqiperise me ne krye sali berishen dhe koklopen ilir qametin e korrupsionit dhe hajduterise galopante qe te dy jane e njejta gje ,bashke me shpellaret qe i ndjekin nga mbrapa .
Demokrati ne 27/01/2012 10:19:40
avatar
O horr,në saje të qeverisjes SALI BERISHES keni mbërri këtu ku jeni,turp te kesh.
arbri ne 27/01/2012 03:05:03
avatar
shume te bukura komentet per liderin e ardhshem te shqipetareve ,do te vecoja me te madhe dhe une ESHTE KOHA E EDI RAMES PER NDRYSHIMIN E MADH ,E BUKUR KOHA JUAJ E MADHE PER SHQIPERINE DHE SHQIPETARET .
lidja ne 27/01/2012 02:58:13
avatar
dhe une jam shume dakort me komentusen para ka shume te drejte per ato qe shkruan per edi ramen ,dhe une do tu kerkoj shqipove qe shqiperis i duhet EDI RAMA dhe eshte shans qe e kemi aty ne mes tone po duhet tja japim voten me cdo kusht dhe ta ruajm ne populli vete voten se ai i vetem nuk ka car ben ,ai eshte shume evropian ne rrugen e tij ,ai nuk do te marri jete te pafajshme ne protesta sepse ai e di shume mire qe nuk vritet vellai se e ka aq edukim demokratik qytetar familjar dhe shoqeror ,ai eshte ne shpirt demokrat i vertet ,dhe jo si keto plerat qe ushtrojne dhune ,le te na udheheqi EDI RAMA per te miren tone dhe ardhmen e femijeve tone ,leta provojme dhe kete se e meriton te jete kryeminister ,me shume se cdo figure tjter deri tani ,plerat e tjera i kemi provu na e kan shit dhe plackit kombin deri ne palce .
aria ne 27/01/2012 02:28:04
avatar
EDI RAMA je e ardhmja e sigurte per shqiperine dhe shqipetaret ,mjere ata qe nuk e kuptojne per te zezen e vete se do te rrine si te matufepsur nga shplarja e trurit qe i ka bere pushteti fashist i saliut,lum ata njerez qe te kuptojne dhe te ndimojne ty,pse te ndjekesh ty do te thote te jesh i bindur se ju do te beni me te miren per shqiperine dhe shqiptaret ,te ndjekesh dhe mbeshtetesh ty ,do te thote nje e ardhme e sigurte derejt nje demokracie perendimore evropiane ,ju keni kapacitetin e nje lideri evropian demokrat me vizione te qarta per demokracine e lodhur shqipetare nga pjellat e sali komunistit te pandreqshem ,EDI ,misioni juaj nuk eshte me personal misioni juaj eshte me shume se kurre kombetar ,ju do i ktheni dhe nje here dinjitetin e neperkembur keto nje zet vite shqipetareve ,nete gjithe kemi plotesisht tek ju dhe stafi qe ju do te mbeshtesni per vazhdimin e reformave demokratike ne shqiperi ,JU DHE VETEM JU E MERITONI TE JENI SKENDERBEU I SHQIPETAREVE ,jo si privilegj ,por si detyrim per mbare shqipetaret kudo qe jane brenda dhe jashte vendit sot eshte me shume se kurre ndonje here KOHA JUAJ E MADHE PER SHQIPERINE DEMOKRATIKE .
total: 5 | Treguar: 1 - 5

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0