Kryesocialisti Edi Rama
Më 29 janar promovon në Athinë librin e tij, "Kurban"
Pas promovimit të librit “Kurban”në Selanik, në fund të vitit të kaluar, kreu i opozitës Edi Rama, do të prezantojë në Athinë më 29 janar të 2011 librin e tij “Kurban”, pasi më parë ka bërë kurban Degën e PS në Greqi. Nga burimet mësohet se Edi Rama, kreu i opozitës nuk vjen vetëm për të prezantuar librin e tij, por më tepër vjen në kuadër të riorganizimit të strukturave të partisë, pasi kohët e fundit ka pasur një përçarje dhe largime të pajustifikueshme, nga ana e tij, duke filluar që nga kreu i kësaj z.Anastas Murati dhe zëdhënësit të kësaj dege. Rama vjen në një kohë kur më 9 nëntor të 2011 ka emëruar për koordinator të përgjithshëm biznesmenin z. Artur Qirici, në shkelje të statutit, në mungesë të parimeve demokratike dhe pa bërë zgjedhjet në organizatat bazë në Greqi. Rama vjen në Athinë i shoqëruar nga ata deputetë që e shoqëruan në Selanik Taulant Balla, nga koordinatori i përgjithshëm i emigracionit Erion Veliaj, që ishin protagonistët e skandalit në emërimet dhe largimet që u bënë në Degën e PS-së në Greqi. Nga drejtuesit e emëruar është menduar që takimi me liderin e tyre të ketë një pjesëmarrje të madhe jo vetëm me anëtare e simpatizantë, por edhe me tej. Takimi do të zhvillohet të dielën e ardhshme, më 29 janar, ora 17 në një lokal pranë Parlamentit grek në Zapio. Për sallën ku do të prezantohet kurbanin i Ramës janë paguar 1.000 euro, jo nga Rama, por nga xhepi i biznesmenit, që sot luan rolin e koordinatorit të përgjithshëm të emigracionit në Greqi. Mësohet se, për prezantimin e librit “Kurban”, Rama ka zgjedhur shkrimtarin dhe publicistin më të njohur në Greqi z. Gazment Kapllani, personalitet që mban një lidhje të ngushtë me të, i cili konsiderohet ambasador i vërtetë i Shqipërisë në këtë vend. Pas aktivitetit Rama si gjithnjë me paratë e tjetërkujt, në një nga lokalet më luksoze të Kolonaqit në Athinë, në një rreth të ngushtë do të bëj një takim me drejtuesit e kësaj dege, në mungesë të medias. Është për t’u theksuar se është hera e parë që Edi Rama ulet me drejtuesit e kësaj dege për të folur dhe njohur me ta, që nga 2006, dita e krijimit zyrtarisht të kësaj dege..
Rama vjen në një kohë dhe moment të vështirë për emigrantët shqiptarë. Ai vjen në një kohë krizë ekonomike ku emigrantët janë të braktisur nga shteti i tyre, në një kohë kur 350 mijë bashkatdhetarë kanë humbur pensionet një herë e përgjithmonë. Rama vjen me “Kurbanin” e tij, në një kohë kur ai asnjëherë nuk ka ardhur për problemet dhe hallet e emigrantëve, por është dukur në momente të veçanta si i ftuar nga qeveria helene. Rama nuk vjen në Athinë vetëm si shkrimtar, si një lider i një opozite më të madhe në Shqipëri, por vjen edhe si një kryeministër i ardhshëm, ku problemet e emigrantëve në këtë vend janë të mëdha.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Dashuri engjëjsh
- Nis sondazhi në "Telegraf" për personazhin e vitit 2011
- Flet astrologia Meri Shehu
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj