Ju tregoj monarkun e botës teatrale evropiane të viteve ‘30
Nga shënimet e bashkëkohësit dhe adhuruesit të Aleksandër Moisiut, Vasfi Samimi
Aleksandër Moisiu në penën e Vasfi Samimit
Aktori i madh shqiptar, asokohe ishte ndër më të dashurit, të preferuarit, në mos më i magjishmi në skenën teatrore. Djaloshi nuk mund të mos i shkonte prapa suksesit të bashkatdhetarit të tij. Ishte krenar, sigurisht. Bashkë me të tjerët, duartrokiti suksesin e mjeshtrit të madh, e kërkoi t‘i kthehej skenës edhe pasi sipari kishte rënë. Kishte bërtitur edhe ai me të madhe: “Bravo Moisi”… Mbajti shënime, detaje nga skena, emocione prej spektatori, rrëfeu madhështinë e aktorit shqiptar. E madje ndoqi jo rrallë edhe shtypin e kohës, gjithë sa shkruhej për të. Ka mbajtur shënim një letër që shkrimtari i madh italian, fitues i çmimit “Nobel”, Luigi Pirandello, i kishte dërguar aktorit shqiptar në muajin maj të vitit 1927. Vasfi Samim Visoka, i ndjeshëm për kombësinë shqiptare të Moisiut, shkruan në artikullin e tij se kemi parë shumë shkrime kushtuar kombësisë së artistit të madh. “Por ky gjenial, artist i pa shok, shkruan më tej Samimi, poet‘i sqenavet dramatisjeni i përbotshëm, pa dyshim ishte shqiptar. Ay rridhte prej familjes Kavajase, që anëtarët e saj ende jetojnë në mes t‘onë”.
...
Per me shume lexoni gazeten "Telegraf"
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



ekselenë!
Njerezit si ju, me se paku i kemi neper libra, shtyp ditor e fejtone gazetareske.
Me respekt,
Xhavit Popaj, Kosove
Publikoni komentin tuaj