Hyrje | Kulture | Kronisti turk, Evliha Çelebi dhe libri i tij i udhëtimeve

Kronisti turk, Evliha Çelebi dhe libri i tij i udhëtimeve

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Ja cila ishte gjendja kulturore në trevat shqiptare në shekullin e 17-të

 

 

 

 




Udhëtari i njohur Evlija Çelebi (1611-1684) vitin që sapo u mbyll kishte katërqindvjetorin e lindjes. Ai i ka përshkuar disa herë vendet që ishin nën Perandorinë Osmane dhe përgatiti një vepër prej 10 vëllimesh me titullin Seyahatname, ku përmblidhen shënimet e 35 vjetëve, duke e bërë një personalitet, emrin e të cilit e mban sot aeroporti i madh ndërkombëtar i Stambollit. Me rastin e këtij përvjetori më 18 deri më 20 dhjetor në Aman të Jordanisë u mbajt një konferencë shkencore, e organizuar nga Universiteti Alalbayt. Merrnin pjesë studiues jo vetëm nga viset e dikurshme nën sundimin osman, por edhe nga Maroku e Rusia, nga Sudani e Bangladeshi. Nga Shqipëria profesori Xhevat Lloshi mbajti një kumtesë, të cilën po e botojmë.

Tri herë i ka vizituar Evlija Çelebiu trevat shqiptare: Kosovën në dhjetor 1660, Shqipërinë veriore në shkurt 1662 dhe së fundi, Shqipërinë e mesme e jugore tetë vjet më vonë. Shumë faqe të veprës së tij me titullin që mund të përkthehet shqip Libri i udhëtimeve, e tregojnë qartë sesa me ëndje i kishte vizituar trevat tona dhe se çfarë kënaqësie kishte gjetur atje. Asnjëherë nuk harron të përmendë dhuratat që i jepnin: para, skllevër, vajza, kuaj, pëlhura të shtrenjta.

...

 

Per me shume lexoni gazeten "Telegraf"

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0