Hyrje | Kulture | “Manar”

“Manar”

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Libri në nderim të aktorit të humorit vlonjat Leka Kruta

 

 

 

 

 

 

Klubi “Petro Marko”, ka zgjedhur të dielën, për të cekur serinë e veprimtarive në kuadër të 100 -vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Kryetari i këtij Klubi, shkrimtari Myrteza Mara, ka thënë për “Telegraf” se, ishte simbolikë e veçantë që veprimtaritë e shumta të planifikuara në këtë vit, të startonin me librin “Manar” të autorit vlonjat në emigracion Simon Xamina.

Promovimi:

 Me një pjesëmarrje të gjerë të komunitetit të krijuesve vlonjatë, intelektualë, të rinj dhe të reja, është bërë promovimi i librit “Manar”, ku ka qenë i pranishëm edhe autori Simon Xamina, ardhur enkas nga Italia. Shumë krijues të pranishëm janë bërë pjesë e diskutimit duke dhënë vlerësimet e tyre për romanin e Xaminës, që është i katërti shkruar prej tij.

Kreu i shoqatës “Petro Marko”.

Shkrimtari Myrteza Marko, do të shprehej për “Telegraf”.

“Simon Xabina, është një autor i ri me një të ardhme si shkrimtar dhe ne ndjehemi mirë, që ai megjithëse jeton në emigracion, në Itali, është bërë anëtar i klubit “Petro Marko”. Ky djalë i ri, simpatik, i bukur, po kaq simpatike dhe të bukur e ka veprën e tij. Të shkruash nuk është vetëm talent, por është edhe guxim. Simoni ka guxuar. Duke qenë se ai është emigrant, bën një jetë të vështirë, ka gjetur kohën për shkruar, për të nxjerrë në dritë një roman me vlerë, që ia dedikon gjyshit të tij, humoristit të madh vlonjat Leka Kruta. Ai ka mbjellë në letër pjesën e shpirtit të tij, duke sjellë një vlerë të vërtetë në duart e lexuesit. Në  rreshtat kushtuar artisti vlonjat, ndër të tjera thotë: “Nuk dua t’i vë pengesë vdekjes, por dua të mendoj se ti po buzëqesh. Dua të mendoj se atje ku ke shkuar, je një artist i vërtetë”

Për vlerat e këtij romani foli edhe drejtori i bibliotekës publike “Shqefqet Musaraj”, Çlirim Hoxha, krijues të tjerë, që vlerësuan pasioni dhe stilin e rrjedhshëm të shkrimtarit në faqet e romanit, që e mban mbërthyer lexuesin, për vetë dramacitetin që ka brenda. Ideja e romanit është se, sado ngjarje dhe të papritura që i dalin në jetë njeriut, sado rreziqe dhe kërcënime t’i presin rrugën, nuk mund ta mposhtin atë në rrugën drejt lirisë.

Autori

Në përfundim autori, ka falënderuar pjesëmarrësit dhe vlerësimet që u bënë për romanin e tij, që sipas tij, është jeta e emigrantit që u largua nga qyteti i tij në moshën 12 -vjeçare dhe që e ka pësuar vuajtjen në jetën e tij, pas një aksidenti të rëndë, ku sfidoi vdekjen dhe “lindi” romanin “Manar”.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 13 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0