Dashuri engjëjsh
INTERVISTA/Flet mësuesja me një karrierë prej 38 vjetësh në arsimin shqiptar Lumturi Vladi
Nëna ishte shtysa për t’u bërë mësuese. Zoti nuk mund të mbërrinte gjithandej dhe për këtë krijoi nënën. Këto kujtime i kushtohen nënës time Xhavites, e cila më edukoi me dashurinë për arsimin dhe këtë dashuri kërkonte që unë vajza e saj ta trashëgoja tek brezat e ardhshëm. Në radhë të parë krijimet që po botohen janë pjesë e mirënjohjes të qindra mijëra nxënësve të mi, të cilëve u them se dashuria ime për ta e ka burimin tek iniciativa e nënës time Xhavites
Karriera
Pas një karriere 38 -vjeçare, fillimi si mësuese ishte në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”, mbasi mbarova shkollën e gjuhëve të huaja. Ajo ka punuar 17 vjet në dispozicion. Nga viti 1974 hyra në arsim dhe për 17 vjet rresht ka punuar në të gjitha shkollat e Tiranës, në fshat dhe qytet. Në vitin 1992 transferohet tek shkolla “11 Janari” dhe në vitin 1998 bëhet drejtoreshë aty. Në vitin 2002 shkon si drejtoreshë tek shkolla “Hoxha Tahsin”, por nga aty hiqet si drejtoreshe dhe më vonë transferohet tek shkolla “Vasil Shanto” si mësuese e thjeshtë. Ajo ka qenë drejtoresha më e votuar në Tiranë, por si kudo edhe në arsim jo gjithmonë reformat bëhen mbi baza profesionale. Nxënësit e shkollave ku mësuese Lumja kishte punuar, në 2008 i bënë librin më me vlerësimet që datonin nga viti 1997 deri në 2008 dhe libri mori titullin “Qindra zemra në një zemër”. Fillimin si mësuese tek “Vasil Shanto” e kishte të vështirë pasi ishte i vështirë fakti të kthehej në mësuese të thjeshtë pas shumë vitesh si drejtoreshë, ishte si të fillonte nga e para. Por sërish nxënësit e asaj shkolle ja bënë më të lehtë punën. Në orën e saj nuk pipëtinte asnjë dhe mësuesit çuditeshin se si e arrinte ajo këtë. Ajo është një mësuese që nuk ulet një herë në katedër, gjatë gjithë viteve të saj të mësuesisë. Ajo konsiderohet si “Nënë e Tereza” e fëmijëve, pasi asnjëherë nuk bëhej më nerva në shkollë, por përkundrazi nervat i shfrynte në shtëpinë e saj. Ajo vazhdon të japë mësim tek shkolla “Vasil Shanto”, ku tashmë ka fituar dashurinë dhe vlerësimin e të gjithëve dhe beson se aty do t’i mbyllë edhe vitet e fundit, që i kanë mbetur, nga mundësia për të dhënë mësim.
-Cili është sekreti juaj si mësuese që në evenimente dhe përvjetore keni pasur kaq shumë dhurata dhe mirënjohje nëpërmjet shkrimeve nga nxënësit tuaj?
Nxënësit duhen trajtuar ashtu siç janë, të barabartë dhe pa dallime. Nëse dikush është fëmija i një funksionari të lartë apo i një njeriu të thjeshte, i cili ndoshta ka ardhur në shkollë edhe pa mëngjes sepse nuk ka pasur mundësi të ushqehet. Ndaj në radhë të parë ata i kam trajtuar si fëmijë, të cilët përjetojnë të mirat, por edhe problemet që mund të ketë çdo familje. Jam munduar që me nxënësit e mi të mos përdor asnjëherë forma brutaliteti, sharje, fyerje dhe veprime të tjera, të cilat pedagogjia dhe mësimdhënia i quan të papranueshme. Në punën time, jam nisur nga proverbi klasik se: “Ashtu si pika e ujit e gdhend gurin jo me forcë, por me durim pa pushim ashtu dhe fëmija edukohet jo me dhunë, por me durim”.
-Ju keni kaluar gjatë gjithë karrierës tuaj shumë nxënës nëpër duar, ku një pjesë e mirë e tyre sot janë kuadro, politikanë, por edhe njerëz të thjeshtë. A i takoni dhe cilat janë përshtypjet për të dyja grupimet?
I takoj, bisedoj më ta, kujtojmë kohën e shkollës dhe shakarat dhe shpesh i adhuroj për mënyrën se si sillen dhe respektin që ruajnë edhe sot, që janë në nivele të larta të administratës shtetërore. Madje, një pjesë e mirë e tyre nuk harrojnë që në ditë të veçanta, siç është dita e mësuesit, të dërgojnë një tufë me lule apo një mesazh urimi të përzemërt. Nga ana tjetër edhe ish -nxënësit e mi, të cilët sot nuk kanë poste të larta, por janë qytetarë të thjeshtë dhe familjarë të mirë, sipas mënyrës së tyre vijnë dhe më takojnë duke treguar në këtë mënyrë dashurinë e tyre të hershme për atë çka unë u mundova me mish dhe shpirt të bej për edukimin e tyre. Fjala bie unë mund t’ju kujtoj Klajdin, i cili sot është në universitet dhe vinte nga një familje e thjeshtë që nuk harron në çdo 7 Mars të sjellë një buqetë me lule në shenjë mirënjohje.
-Si mësuese më përvojë, cila është këshilla juaj për mësuesit e rinj dhe detyrimi që ata kanë ndaj nxënësve?
Në radhë mësuesit nuk duhet të mbesin tek librat e shkollës, por të zgjerojnë njohuritë e tyre nëpër seminare apo trajnime jashtëshkollore. Të marrin pjesë në seminaret që trajton ministria e arsimit. Gjatë gjithë kohës mësuesi duhet të qëndrojë në këmbë me shkumës në dorë dhe jo më shkop në dorë. Mësuesit duhet të jenë tolerantë dhe sa më të afruar më fëmijët, duke treguar dhe duke krijuar besimin tek nxënësit se këta mësues janë prindërit e dytë të tyre.
-Si e mendoni disiplinën nëpër shkolla?
Kam mendimin që në shkolla të futen ato rregulla që në pamje të parë duken si formalitet por që janë të domosdoshme. Çdo fillim javë duhet të fillojë më himnin kombëtar, me vlerësimin nga ana e drejtorisë së shkollës për promovimin e nxënësve më të mirë përpara shkollës për të kritikuar ndonjë veprim jo të denjë për shkollën, të kemi një uniformë të dallueshme dhe të miratuar nga ministria si dhe çdo orë e parë të jetë edukative, për rregullat e mirësjelljes problemet e nxënësve por edhe edukimin europian që ne aspirojmë të jemi pjesë e saj. Besoj që më futjen e PEET, “buzëqesh, bëj durim, më mëso!” mësuesit dhe nxënësit do të respektojnë më shumë njëri-tjetrin dhe rregulloren për arsimin në Shqipëri.
Skëndër Hasko
Ashtu si te libri “Qindra zemra me një zemër” dhe tek ky libër “Dashuri Engjëjsh” pasqyrohet thjesht dhe me shumë dashuri portreti i mësueses Lumturi Vladi, shkruar nga nxënësit e saj. Në letrat, përshkimet e shkurtra dhe në vjershat e tyre janë shprehur ndjenjat e pastra për mësuese Lume, të cilën e veçojnë nga të tjerat për dashurinë dhe dijet që ajo u jep, për marrëdhëniet e ngrohta aq të nevojshme për fëmijët. Pavarësisht nga thjeshtësia e të shkruarit, në krijimet e tyre spikat dukshëm dashuria dhe respekti për mësuesen e tyre. Në to nuk ka sajesa, por vetëm ndjenja. Fëmijët janë engjëj dhe engjëjt nuk gënjejnë.
-
706 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



faleminderit zysh
Publikoni komentin tuaj