Hyrje | Intervista | Flet Prof. Dr. Shezai Rrokaj

Flet Prof. Dr. Shezai Rrokaj

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Politika, larg zgjedhjeve në universitete. Profesorët i japin modele politikës dhe nuk presin modele nga ajo

 

 

 

 



“Profesorët janë aq mençur sa t’i japin modele politikës dhe jo të presin që politika t’i japë modele atyre”, kështu është shprehur gjatë një interviste për gazetën “Telegraf”, Prof.Dr.Shezai Rrokaj, Dekan i Fakultetit të Histori-Filologjisë. Ai ka pohuar gjithashtu se, zgjedhjet do të zhvillohen në mënyrë transparente dhe konform të gjitha pikave që mbart rregullorja e miratuar nga senatet akademike për procesin zgjedhor të organeve drejtuese e kolegjiale në universitetet publike te vendit.
Profesor si po vijon procesi zgjedhor në fakultetin dhe në cilin stad ndodhet ky proces aktualisht?
Pas miratimit të rregullores së zgjedhjeve nga Senati Akademik, rregulloret janë shpërndarë në të gjitha departamentet dhe në vijim të tyre janë bërë zgjedhjet për komisionin zgjedhor në rang universiteti, një Komision Qendror Zgjedhor dhe dy qendra votimi për studentë. Këto komisione kanë filluar punën dhe janë marrë të gjitha masat që procesi të shkojë sa më mirë. Natyrshëm, që rregullorja ka përjashtuar gjithçka nga ndikimi i autoriteteve aktuale, që do të thotë se unë si dekan nuk kam asnjë kompetencë në raport me procesin dhe  në raport me detyrat që kanë komisionet. Një përjashtim i tillë është bërë për t’u  garantuar  një paanshmëri edhe ndaj kolegëve të tjerë, që mund të kishin dëshira për të kandiduar në nivele të ndryshme drejtuese e kolegjiale. Besoj që, gjërat po shkojnë qetësisht dhe në përputhje të plotë me rregulloren e miratuar.
A mendoni se këto zgjedhje do të jenë transparente dhe larg ndikimeve politike?
 Universiteti ka mundësinë sot që t’i jap një model politikës për zgjedhje të qeta dhe të lira, një model transparence dhe kulture. Duhet të jetë një konkurrim ballor dhe fisnik, sidomos jashtë politikës dhe ngjyrimeve të saj. Politika e cilitdo krahu, duhet të qëndrojë larg zgjedhjeve në universitet, sepse profesorët janë aq mençur sa t’i japin modele politikës dhe jo të presin që politika t’i japë modele atyre. Unë mendoj që, është rasti për t’i thënë politikës se profesorët janë të gatshëm t’i zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre, sepse ata janë çdo ditë aty duke i shërbyer universitetit me përkushtim maksimal. Këto vite kanë i kanë mjaftuar universitetit që të qëndrojë larg ndikimeve politike të majta apo të djathta dhe të krijojë përfytyrimin e vet, të ardhmen e vet, falë punës që bëhet apo dhe lobingjenve që bëhen brenda profesoratit, por jo të matura këto me politikën. Pasi universiteti nga natyra është jo konformist dhe në qoftë se ai do të bjerë pre e politikës në zgjedhje, ai do të qëndrojë nën trysninë e saj. Universiteti ka nevojë që të jetë autonom, sikundër autonomia e kërkon dhe për këtë arsye ai nuk mund të pranojë diktate nga cilido diktat politik. Ai duhet të gjejë burime për t’u ngritur si Feliksi nga zjarri dhe për të ndërtuar të ardhmen e vet, sepse e ardhmja e tij është e ardhmja e gjithë Shqipërisë, është e ardhmja e kombit tonë.
Cila ishte arsyeja që  ju bëri të merrnit vendimin e rëndësishëm për një rikandidim në zgjedhjet e këtij viti?
Më në fund kam vendosur që të rikandidoj dhe kjo falë disa risive dhe ndryshimeve të bëra gjatë mandatit tim 4-vjeçar. Gjithashtu, e kam marrë këtë vendim edhe falë faktit se në këto zgjedhje të këtij mandati, është hartuar një rregullore e ndryshme nga rregullorja e zgjedhjeve të kaluara.  Rregullorja e re i jep mundësinë e rikandidimit gjithsecilit. Në fakt, askush nga ne nuk e dinte se do ta kishim këtë të drejtë dhe ligji i arsimit të lartë ka vetëm dy muaj që ka ndryshuar në këtë drejtim. Dua të shtoj këtu që kush ka dashur të punojë apo të sfidoj,  e ka bërë këtë jashtë ambicies për një rikandidim. Kështu që është një vlerësim shumë i drejtë për të gjithë ata që e kanë kryer këtë mision. Ndërsa ata që e kanë përdorur këtë institucion me shprehjen “ mbas meje u bëftë kiameti”, natyrisht që, mund të mos e kenë kurajën për t’u përballur me profesoratin, sepse profesorati, stafi akademik dhe studentët duan qëndrueshmëri,vijimësi, ide dhe ndryshime. Dhe ne jemi përpjekur në fakultetin tonë që të bëjmë ndryshime të rëndësishme, dhe unë ndihem krenar për gjithçka të realizuar gjatë këtij mandati. Pasi kam qenë unë “violina e parë” , dhe “dirigjent i një orkestre” që kam drejtuar,  ku futen profesorët, përgjegjësit e departamenteve, senatorët, anëtarët e Këshillit etj.. Pra, është një dirigjim dhe një punë që ka dhënë rezultat dhe mbi të gjitha ne e kemi larguar sherrin si djall nga fakulteti, i kemi thënë nxënësve, që çdo njeri që ka energji për të dhënë, është i lutur që të vijë t’i sjell e t’i propozoj. Tashmë është futur kjo klimë, e cila jep një siguri për mbarëvajtjen e mëtejshme të këtij fakulteti.
Sa pedagogë keni me grada shkencore dhe sa pedagogë të huaj keni ftuar që të japin mësim në fakultetin tuaj?
Janë bërë shumë ndryshime të rëndësishme në lidhje me cilësinë dhe gradat e pedagogëve. Konkretisht, janë 16 asistentë pedagogë, të cilët më rezultojnë gjatë këtij mandati se janë bërë docent dhe janë kthyer nga përsëritje kontrate, në definitiv. Daljet e mëdha në pension të profesoratit të moshuar, nuk e krijuan një hendek për profesoratin e ri. Por ne ditëm që falë punës dhe mendjes së profesoratit të ri, të krijonim dhe të mbanim stabilitet të fakultetit, në përputhje me ligjin e arsimit të lart. Jo më pak se gjysma e pedagogëve në fakultetin tonë është me tituj dhe me grada dhe konkretisht mbi 80% e pedagogëve e kanë këtë status. Kështu që është një fakultet i shëndetshëm me pikëpamje akademike. Gjithashtu, kemi realizuar edhe procesin e decentralizimit, shembull ky, që u mor edhe nga universitetet e tjera të vendit. Arritëm të decentralizonim fakultetin, duke i dërguar të gjitha kompetencat në vendin e duhur. Çdo departament me fondet e universitetit, organizon një veprimtari shkencore brenda vendit dhe një veprimtari shkencore jashtë vendit. Çdo profesori tani i janë krijuar mundësitë, që  me fondet e universitetit t’i paguhet një udhëtim, për një konferencë jashtë vendit. Dy-tre aktivitete që ne i bëjmë në plan kombëtar, sërish janë të subvencionuara nga fondet e universitetit. Për herë të parë në fakultetin tonë vijnë çdo vit 20 pedagogë të huaj, për të dhënë mësim në auditorët tona.
Cilat janë ndryshimet e bëra nga ju gjatë këtij mandati dhe nëse do të rimerrnit sërish këtë status, cilat do të jenë projektet e së ardhmes?
Përpos të gjitha citimeve të bëra më sipër, dua të shtoj edhe ndryshimet e bëra në kurrikulat e fakultetit. Po të shikosh kurrikulat në fakultetin tonë, ka një larmi dhe shumëllojshmëri kutikulash, pasi është bërë një kërkesë e domosdoshme e tregut, dhe mbi këtë bazë ne kemi ndërtuar të gjithë kurrikulën universitare të fakultetit. Më parë nuk ishte menduar që do të festohej dita ndërkombëtare e librit, e cila tashmë ka filluar të bëhet kulturë e fakultetit tonë. Vijojnë vazhdimisht që në ambientet tona të organizohen konferenca studimore për studentët. Në rregulloret e mëparshme ishte ndërtuar një sistem që favorizonte studentët që merrnin  katra, të cilët për të kaluar kishin mundësi të shumta provimi dhe nuk favorizonte studentët e mirë që kërkonin të mësonin dhe përmirësonin notat e tyre. Dhe në këtë rregullore i kemi dhënë më shumë mundësi  studentëve të mirë që të përmirësojnë notat dhe i kemi mirëkuptuar propozimet e tyre në lidhje me kreditet e provimeve. Kështu, për të kaluar nga njëri vit në tjetrin duheshin 30 kredite, me propozimin e bërë nga studentët numri i kreditove u ul në 20 kredite në total, për të kaluar nga njëri vit në tjetrin. Dhe të gjitha këto janë bërë në bazë të një fryme bashkëpunimi me studentët, natyrisht, duke respektuar planet mësimore dhe duke respektuar programet e studimit
Dhe të gjitha këto, janë realizuar nëpërmjet mënyrës së komunikimit që është bageda magjike, që i jep gjithsecilit siguri në punën që bënë. Ndërsa për të ardhmen projektet i kemi shumë të qarta dhe do e vazhdojmë këtë traditë, por edhe të marrim energji pozitive të gjithë atyre që kanë dëshirë të bashkëpunojnë me ne për rritjen e cilësisë dhe zhvillimit në të gjitha hallkat e fakultetit tonë.
A keni një faqe zyrtare të universitetit dhe çfarë po bëhet aktualisht me pajisjen e studentëve me kodet e tyre përkatëse, për  marrjen e informacionit?
Sigurisht që, kemi një faqe zyrtare dhe ajo është www.fhf.edu.al,  Në këtë faqe mund të gjesh në kohë reale të gjitha veprimtaritë tona,aktivitetet, CV e të gjithë pedagogëve, dhe çdo gjë tjetër që i përket fakultetit të Histori-Filologjisë. Është një faqe aktive. Tek holli i fakultetit gjendet një sistem kompjuterik për informatizimin e sekretarive mësimore. Çdo student i fakultetit tonë së shpejti do të pajiset me një kod, ku nëpërmjet tij do të bëjë regjistrimin për të marrë të gjithë informacionin e duhur për vetveten. Pra, është një punë për të cilën dua të falënderoj të gjithë stafin ndihmës, por edhe stafin akademik, të cilët në një punë unanime kanë krijuar informatizimin e krijimit të databaseve që i përkiste një periudhe 6-7 vjeçare. Në këtë kuadër ne arrijmë që nëpërmjet këtij informatizimin i japim studentëve në kohë reale të gjithë informacionin e duhur. Në këtë drejtim është punuar me një mendësi të tillë, që t’u shërbejmë studentëve në mënyrën më të mirë të mundshme. Shpresojmë që, në të ardhmen të zgjidhim edhe problemin e zyrave për çdo pedagog. Pasi është bërë publike tashmë që edhe nga projekti i rektorit z. Dhori Kule që me ndërtimin e kampusit, universiteti i Tiranës do të zgjidh përfundimisht në këtë mandat problemet e auditorëve dhe të zyrave për profesorët.

Subscribe to comments feed Komente (3 publikuar):

mark serdaniku ne 12/03/2012 20:46:35
avatar
i perkisni forces me te besueshme politike, ndonse per vite te tera jeni nen presionin e turpshem te partis socialiste, keni nje parti te tipit europian qe nuk shani vecse shtroni alternativa por kujdes se ata qe ju thane ndjest pas lsi me duket e moren vete , vidio j bene , ju shane ju perjashtuan ,nga kqz por ju mbijetuat e do te mbijetoni, sepse shume nga elektorati i majte jane me ju suksese profesor rokaj ,suksese ne votime t e ardhme lsi
THANAS KOSTA ne 10/02/2012 12:05:02
avatar
Z.SHEZAI! MOS BENI MORAL PASI JU JENI USHTAR I BINDUR I LSI. DHE NUK KA SE SI TE NDODH NDRYSHE ME JU QE KARIEREN E KEN TE MBESHTETUR TEK POLITIKA. PO E KEQJA ME EMADHE ME JU ESHTE SE JU THONI BENI SI THEM UNE DHE MOS BENI SI BEJ UNE.
TE FALA KE NGA TANUSH SHASKA.
Prof.Kakia ne 08/02/2012 14:08:42
avatar
Mjafton qe si i majte eshte rreshtuar me banden e korrupsionit LSI,tregon se nuk ka vlera,per titullin qe mban dhe mund ta kete marre edhe me mik,ne monizem!Nuk kam asnje respekt!
total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
1.00