Hyrje | Intervista | Ja kush është babai i Nermin Vlorës

Ja kush është babai i Nermin Vlorës

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

INTERVISTA/ Ish-diplomati, Orhan Zarshati, njeriu më i afërt i patriotit Ismail Qemali rrëfen të vërtetën e panjohur

 

 

 

 

 

 

 

Ish -diplomati Orhan Zarshati, një intelektual dhe njeri me kulturë të gjerë, në një intervistë për gazetën “Telegraf”, ka bërë publike fakte që janë pak ose aspak të njohura, që tregojnë lidhet me patriotin Ismail Qemali. Interes të veçantë ka, bërja publike e babait të Ambasadores së Kombit Nermin Vlora Falaschi, që ka mbetur enigmë dhe që nuk përmendej as nga vetë Nermini.

Cilat janë lidhjet tuaja me Ismail Qemalin, për rrjedhojë edhe me Nermin Vlorën?

Të afërmit e patriotit, themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemali, e dinë mirë se unë jam njeriu më i afërt i tij, pavarësisht se nuk i bie gjoksit, sikurse bëjnë të tjerët. Ndërsa me Nermin Vlorën, kam lidhje farefisnore në dy drejtime.

Mund të shpreheni se, cilat janë këto lidhje?

Babai im, nipi i Ismail Qemalit, i ndjeri arkitekt Adnand Zarshati e kishte Nerminin vajzën e xhaxhait. Nermini është vajza e Kolonelit Halit Bej. Po kështu është edhe vajza e  vajzës së tezes ( Zonjës Belkiz, që është edhe mbesa e Ismail Qemalit. Babai im, ka qenë djali i vajzës së tretë, më të voglës, të Ismail Qemalit, Ylvijes, e cila vdiq në vitin 1934. Nëna e Nerminit, Belkizi, ishte e bija e vajzës së madhe të Ismail Qemalit, e Myvedetit. Nëna e Nerminit, nga i ati, Verhap Bej, ishte mbesë e të famshmit Abdyl Kerim Nadir Pashait, një ushtarak i zoti, që kishte studiuar në Vjenë. Ai arriti deri në gradën e lartë "Srdari Ekrem", që do të thotë ‘Vice Gjeneralisim’. Abdyl Kerim Nadir Pashai, ishte komandant ushtarak i Rumelisë në luftën ruse -turke në vitet 1877-‘78. Ai komandoi fillimisht ushtrinë turke kundër asaj ruse, por pastaj u zëvendësua për shkak të zhvillimeve jo të favorshme të luftës. Belikizi, pra nënë e Nerminit,  u njoh dhe u lidh në Stamboll pas luftës së Parë Botërore me kolonelin e ushtrisë Franceze, Halit Bej dhe nga kjo lidhje dashurore, lindi Nermini. Koloneli Halit Bej, ushtarak i zoti, trim dhe burrë shumë i pashëm, ashtu si edhe Belkizi, që ishte një vajzë brune e bukur, lindën vajzën e vetme, që më vonë do të ishte një grua shumë e bukur dhe e shquar Nermin Vlorën.

Cilat kanë qenë lidhjet e të atit me Nerminin, e njihte ai për vajzë dhe ajo për baba?

Koloneli Halit Bej, në periudhën e fundit të Luftës së Parë Botërore, ka qenë axhutant i marshallit të famshëm francez, komandant i trupave aleate të (Antantës) Franshe d ' Epere( Louis-Feliks-Marie Franchet d' Esperey),  që e kishte kuartierin e shtabit të tij në Selanik. Ky marshall siguroi fitoren deçizive mbi Bullgarinë në fund të vitit 1918, e cila kapitulloi. Koloneli Halit Bej u kujdes shumë për lindjen e vajzës së tij, por nuk mundi të qëndrojë pranë familjes, i detyruar nga transferimet e ndryshme si ushtarak i lartë, që ishte. Ai vdiq në Francë në vitin 1935. Sigurisht që ai e njihte vajzën e tij dhe Nermini e di kush është i ati, pavarësisht, sikurse u shpreha, nuk mundën të jetonin bashkë. Myvedeti, bashkë me të bijën e saj Belkizin dhe mbesën Nermin, erdhën në atdheun e vet në Shqipëri, kur Nermin nuk ishte më shumë se 1 vjeçe. Fillimisht u vendosën në Vlorë, pastaj në Tiranë.

Me çfarë të ardhurash jetonin vajza, mbesa dhe stërmbesa e Ismail Qemalit?

Familja e saj u prit mirë në Shqipëri. Ato u ndihmuan në Tiranë nga vëllezërit e saj E-T-hem Bej, Qazim Bej dhe veçanërisht vëllai i vogël, Qamil Bej Vlora. Po kështu, Mbreti Zog u lidhi një pension, me të cilin jetuan mirë deri në pushtimin e vendit nga Italia fashiste.

Si kanë qenë marrëdhëniet e babit tuaj me Nerminin, që sipas jush e kish të afërt nga të dy krahët?

Familja jonë, babai im Adnanim ka pasur marrëdhënie të mira farefisnie me familjen e tezes Myvedet. Gjatë gjithë kohëve, derisa ajo ndërroi jetë dhe më pas kur Belkizi u lejua në fund të vitit 1961, të shkojë pas së bijës Nerminit në Itali, Adnandi, kujdesej pas çlirimit për Myvedetin dhe Belkizin.

Përse e keni mbajtur të fshehur se kush ishte babi i Nerminit, pasi edhe ajo vetë kurrë nuk e përmendte? Përse keni qëndruar në hije, pasi shumë pak mund të dinë afërsinë tuaj me Ismail Qemalin?

Kush tha që e kam mbajtur të fshehur, babanë e të ndjerës Nermin. Erdhi rasti, më pyetët jua tregova. Nuk është ashtu sikurse shpreheni ju, që unë kam qëndruar në hije. Kur është paraqitur rasti, kam deklaruar se jam stërnipi i Ismail Qemalit. Unë, nuk i përkas asaj kategorie njerëzish, që rrahin gjoksin se ‘Jam i këtij apo i atij’, madje, vonë jam shprehur se Nermin Vlorën e kam të afërt nga të dy krahët. Kjo dukuri, nuk ka penguar aspak marrëdhëniet me të afërmit  e mi, që janë të afërtit e Ismail Qemalit, as edhe me Nerminin, që më donte shumë. Gjithsesi, për një bashkëbisedim të gjatë, ta lëmë të hapur bisedën për një rast tjetër, pasi po angazhohem edhe në publikim e dokumenteve të panjohura, që përveçse në shkrime do të përfshihen edhe në botime me rastin e 100 -Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare.

Subscribe to comments feed Komente (3 publikuar):

valbona ne 11/02/2012 01:15:21
avatar
ka ardhur koha qe vlora te behet kryeqytet ,se tiranen dhe shqiperine e kane pushtuar maloket e saliut,vlora vlora beja forra se vetem nga vlora dalin burra qe duan kombin dhe luftojne per popullin
Oroshi ne 23/12/2011 02:00:47
avatar
Kur sheh gjith titujt e dhene nga perandoria otomane kesaj familjeje atehere lind pyetja:ne cvend te ballkanit bene masakra keta pashallare otomane?ne Shqiperi,,,ndoshta?Nuk flas ketu per ismail Q(K)emalin apo tjetrin e tjetrin,flas per te gjithe pashallaret me origjine shqiptare,ku sherbyen?Cilat ligje te parlamentit otoman votuan?Pse Shqiperia mbetet edhe sot me e fundit ne Europe per shum e shum gjera?A ndihmuan keta pashallare ne varferimin e kombit shqiptar,ne varferimin e kultures shqiptare?A i mbyten ne gjak keta pashallare kryengritjet antiosmane te shqiptareve te te gjitha trojeve?
Sa e sa pyetje jane per tu bere!
Siri Hanaj ne 21/12/2011 09:01:23
avatar
Per c'do shqipetar eshte krenari qe rraca jone eshte krenare per te kaluaren dhe krenohet per ata njeres e ato fise me fame qe famen e keti populli e keti vendi e kane ngritur dshe e ngrejne larte e me larte.Ismail Beu para se te shpallte Pavaresine ka qene edhe ne Mesplik e ne shtepine e gjysherve te mi. Edhe sot RREPET ne buze te Lumit te Smokthines mbajne Emrin e tij:RREPET E ISMAIL QEMALIT"Te pergezoj me shpirt ORHAN.
total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 422 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
2.00