header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Sport | “Ja si ia “kopjova” kryqin gjimnastit kinez”

“Ja si ia “kopjova” kryqin gjimnastit kinez”

Pëllumb ÇUNI
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” njeri nga tre mjeshtrat e parë të gjimnastikës shqiptare, Llazi Pula

 

 

 

Si e nisët të ushtruarit me veglat e gjimnastikës?

Nisja ime  me gjimnastikë ka qenë si e rastësishme. Unë isha nxënës në shkollën "Sevasti Qiriazi”. Nga kjo shkollë kanë dalë figura të shumta sportive të Korçës, si Xhambazi, Dembo, Gjergji Sllavi, motrat Mimoza dhe Violeta Qyqe, motrat Migena dhe Bela Panariti, Kiço Pula, vëllai im. Qysh i vogël unë shikoja me shokët sesi zhvillonte orën e mësimit profesori i gjimnastikës Petro Mile. Duke parë si punonte ai me nxënësit në paralele dhe hekurat që ndodheshin në këndin sportiv dhe unë fillova të demonstroj ato ushtrime që shihja. Këtë e bëja jashtë orarit të mësimit.

Më pas, si mundët t’i bashkoheni gjimnastëve të tjerë në Korçë?

Pas disa kohësh Mile krijoi rrethin e akrobatëve të shkollës ku më mori dhe mua në këtë rreth, ku unë  mësova të ushtrojë sportin e bukur të akrobacisë. Që nga rrethi i akrobacisë unë u inkuadrova në rrethin e gjimnastëve me trajner Sotir Niçin në vitin 1963 duke marrë pjesë në ushtrimet e Kategorisë së Dytë, ku unë zura vendin e parë.

Gjimnastika më pas çfarë vendi zuri në pasionin tuaj?

Sporti i gjimnastikës u  bë një nga parimet e mia në punën e përditshme, duke u stërvitur pa  njohur lodhje. I vura detyrë vetes që të bëhesha  një sportist i mirë dhe me emër. Kjo ëndërr m'u realizua në vitin 1965 ku mora pjesë me gjimnastë të Kategorisë së Parë dhe u cilësova një nga gjimnastët më të mirë të vendit dhe me perspektivë. Pastaj djersa që derdhja në stërvitje m'u shpërblye me medalje.

Vazhdimi i studimeve në ILKF “Vojo Kushi”, sa ndikuan për ngritjen e nivelit tuaj sportiv?

Në vitin 1968 fillova studimet në  ILKF "Vojo Kushi" dhe u inkuadrova me ekipin e institutit. Po në këtë vit mora pjesë në garat  e mjeshtërisë që u zhvilluan në Shkodër dhe zura vendin e parë. Po vendin e parë zura dhe në vitin 1969 në kompeticionin kombëtar të garave të mjeshtërisë që u zhvilluan në Durrës. Po kështu dhe në vitin 1970 dola kampion. Pastaj nuk më janë ndarë medaljet.

Në kohën që bënit sport, keni dalë edhe jashtë Shqipërisë. Çfarë përvoje keni marrë?

Në vitin 1971 kam përfaqësuar ekipin kombëtar në Kinë, ku u vlerësova maksimalisht nga kolegët kinezë, më pas shkova për tre muaj specializim aty ku trajner kishim Arqile Markon. Bënin stërvitje me kinezët dhe unë nuk ndjeja lodhje. Shihja kolegët të lodhur që u rridhte gjak nga hunda dhe trajneri kinez thoshte se kur të lodhet Llazi atëherë ndërpritet stërvitja. Pasi ne e mbyllëm këtë eksperiencë, kinezët erdhën në Shqipëri. Kina është e dëgjuar në botë për nivelin e lartë në gjimnastikë dhe ne patëm rastin që të stërvitemi dhe të "vjedhim" pak nga teknologjia e tyre e përparuar në spektrin e këtij sporti.

Çfarë “arsenali” vodhët në eksperiencën kineze?

Mora një komardare dhe me atë u stërvita për të përsosur stërvitjen time, sepse kushtet tona ishin shumë amatore në bazë materiale. . Në kohën time bënim stërvitje të gjithanshme. Ne të gjimnastikës shkonim tek peshë ngritja. Ata të sportit vinin tek ne. Sidomos portierët. Na vinte Koço Dinella, Jani Kaçi. Vinin pas stërvitjes. Ata ushtronin hedhjet spektakulare anash e rrotullimet mbrapsht duke i ndihmuar edhe ne.

A mbani mend ndonjë emër kinezi?

Trajnerin  e thërrisnin Vang. Dy gjimnastët që më  kujtohen ishin Muo Xu Pen dhe Ink Si Nan. Në Korçë erdhi gjimnasti La Lon Tjen...  

Me se është vlerësuar puna juaj?

Jam një nga tre mjeshtrat e parë të gjimnastikës në republikë dhe i pari në sportin e gjimnastikës për Korçën, por kur u festua 100 vjetori i klubit shumësportësh të "Skënderbeut" dhe mua më dhanë një medalje mirënjohje sa për të larë sytë. Ky është  edhe pengu im që harruan sportin e gjimnastikës dhe mua si talent. Por mua me "baltën" që më  kanë hedhur nuk më ulen vlerat, sepse ato tani janë të fiksuara.

Si erdhi ndarja juaj me veglat e gjimnastikës?

Deri në vitin 1977 si sportist, pastaj si trajner me Skënderbeun. Por më vjen keq që ky sport në Korçë u shua dhe u harrua. Ne kishim një palestër të mirë dhe veglat e saj u shitën në Lushnje dhe Fier, ndërsa palestra u zbraz. Pas viteve 1990 ky sport u shkri dhe nuk u përkrah më nga pushtetarët lokal. Në kohën tonë vinte e Byroja Politike që na ndiqte. Më kujtohet që vinte Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Ramiz Alia e ndiqnin garat, pa harruar edhe Enver Halilin, i cili kujdesej për të gjitha sportet si sekretar partie që ishte në atë periudhë në Korçë. Edhe në rang kombëtar ky lloj sporti ka bërë firo të mëdha ku ka mbetur me dy a tre emra në kryeqytet.

Si një 60 -vjeçar, bëni stërvitje?

Ndopak, por formën e kam të mirë. Vertikalen e bëjë në karrige dhe në shkallë. Unë kam ende fuqi që të stërvisja të rinj për ta mbajtur gjallë këtë sport, por nuk kemi gjetur mbështetje. Tani ky sport është shuar në qytetin e Korçës. Ja sa jemi dhe ne gjallë që e mbajmë nëpërmjet kujtimeve dhe arritjeve tona dhe nuk kam ndonjë ide se kur mund të ringjallet.

 

 

 

Llazi Pula

Datëlindja: 30 mars 1950

Vendlindja: Korçë

Sporti që ka ushtruar: Gjimnastikë

Lidhjet me sportin: Viti 1963

Skuadrat: Skënderbeu, Shkëndija Tiranë, Kombëtarja shqiptare

Koha: Vitet 1965-1977

Titujt: Tre herë Kampion i Shqipërisë

Si trajner: Me Skënderbeun 1977-1990

Arsimi: ILKF "Vojo Kushi"

Aktualisht: Mësues i edukimit fizik në shkollën e mesme "Themistokli Gërmenji”

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 213 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
1.00
Lajme te ngjashme
  • Lagja e "dibranëve", lagje sportistësh
  • “Si e ngritëm cirkun në Maliq me punëtorë, mësues dhe fëmijë”
  • Ju rrëfej koncertet kur këndonim në korr për Enver Hoxhën
  • “Petro Nini”, në garë për universitet, 385 maturantë
  • Si mbeta tre muaj peng i Lin Biaos Debati në Byro, pse donin të më përjashtonin nga partia
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD