header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Speciale | “Presion politik për ligjin e ushtarakëve”

“Presion politik për ligjin e ushtarakëve”

Pranvera BOZHIQI
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

PROCESI/ Flet Mehdi Pogaçi, President i SHKURSH: “Gjykata Kushtetuese kërkon faturën financiare në ISSH për pensionet e parakohshme”

 

 

 

Ligji i ushtarakëve i miratuar në seancën e fundit parlamentare pas zgjedhjeve dhe që ndodhet në Gjykatën Kushtetuese i ankimuar si antikushtetues ende nuk ka marrë një zgjidhje. Edhe pse ky ligj u cilësua si domosdoshmëri në momentin e miratimit dhe ky aprovim u bë menjëherë, ai tashmë po sjell pasoja. Mosdiskutimi i tij me grupet e interesit ka bërë që edhe pse i dekretuar ai nuk është në funksionim. Prej këtij ligji mijëra dhe qindra ushtarakë dhe ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura nuk kanë marrë pagat e tyre. Për këtë çështje presidenti i Shoqatës së Ushtarakëve në Lirim dhe Rezervë shprehet për Telegraf” se: “Javën e kaluar Gjykata Kushtetuese ka diskutuar ligjin për ushtarakët dhe Forcat e Armatosura. Ajo që ne si shoqatë na irriton është fakti se kjo gjykatë ka kërkuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka kërkuar listën e të gjithë ish-ushtarakëve të cilët marrin pensione të parakohshme dhe faturën financiare të tyre. Kjo gjykatë duhet të shikojë përputhshmërinë e ligjit me atë Kushtetutën dhe nuk i takon të merret me këto çështje. Nëse gjykata fillon të merret me punë parash, atëherë kjo tregon se në këtë institucion ka ushtruar presion politika. Kjo gjykatë nuk duhet të dalë kundër vetes së saj dhe kundër Kushtetutës. Ky institucion të mos shkelë vendimet e saj dhe ligjet e mëparshme. Baza e Gjykatës Kushtetuese për vendimin e saj për ligjin e ushtarakëve dhe të drejtat e ushtarakëve, duhet të jetë Kushtetuta dhe statusi i ushtarakut i vitit 2004. Çdo ligj, edhe ky ligji i tanishëm për ushtarakët, që ndodhet në këtë institucion duhet të ishte i përputhshëm me Kushtetutën dhe jo ta kundërshtojë atë.”.

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 173 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Flet avukati i shoqates te ushtarakeve Anastas Duro
  • “Kushtetuta e kthyer në tabelë qitjeje”
  • Ligji, shkel parimet e sigurisë juridike
  • Gjykata Kushtetuese nuk vendos dot për shtetëzimin e pronave të sindikatave
  • “Me ligj, ushtarakut i takon pjesë nga pronat e ushtrisë”
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD