Zbardhet raporti i skandaleve
Vazhdon skandali i lejeve të ndërtimit të kundërligjshme dhënë nga Bashkia e Himarës
KLSH-ja: Ja, emrat e investitorëve që kanë përfituar leje të paligjshme në Bashkinë e Bollanos
Nga raporti konfidencial I siguruar nga gazeta “Telegraf” gafat dhe shkeljet me lejet e ndërtimit nuk kanë fund. Bëhet fjalë për leje ndërtimi dhe sheshe ndërtimi dhënë që nga viti 2006-2008. Nga kontrolli i ushtruar nga KLSH-ja në fushën e Urbanistikës, për shqyrtimin e dokumentacionit nga Drejtoria e Urbanistikës, për leje sheshi dhe leje ndërtimi për objekte të ndryshme dhe paraqitja për miratim në KRRT rezultoi se gjatë vitit 2008 janë zhvilluar gjithsej 5 mbledhje KRRT- je, duke miratuar gjithsej 172 vendime, nga të cilat 100 vendime për miratim leje sheshi ndërtimi në sektorin privat, 40 vendime për leje ndërtimi në sektorin privat, 6 vendime për leje ndërtimi me fonde shtetërore dhe 26 vendime të tjera leje ndërtimi për rrethim pasurie etj.. Në relacionin e dërguar për këtë qëllim argumenti që shkruhet se , Zyra e urbanistikës pranë Bashkisë Himarë, me personelin e pakët që ka disponuar ... nuk ka pasur mundësi reale për të hartuar dhe miratuar plane rregulluese ...nuk qëndron pasi nuk ka mbështetje ligjore. Sipas raportit të KLSH-së për shkeljet e cilësuara më sipër mbajnë përgjegjësi:
Z. Vasillaq Bollano me detyrë Kryetar Bashkie, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së.
Z. Polimer Ruçi me detyrë ish përgjegjës i zyrës së Urbanistikës dhe në cilësinë e ish- sekretarit të KRRT-së, për periudhën tetor 2006 deri shkurt 2008.
Z.Leonard Hysi me detyrë Drejtor i zyrës së Urbanistikës dhe në cilësinë e Sekretarit të KRRT-së, për periudhën maj – dhjetor 2008.
Leje pa kërkesa
Sipas raportit të KLSH-së nga ana e zyrës së Urbanistikës është dërguar për shqyrtim në KRRT leje e sheshit dhe leje e ndërtimit të cilat janë miratuar, pa u plotësuar më parë nga kërkuesi Formularët nr. 1,3,3/1, në 3 raste si vijon :
-Vendimi i KRRT-së datë 14.02.2008, në 3 raste.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Sinkron” sh p k , për objektin “Banesë 2kt ” me vendndodhje në Dhërmi, me investitor Kristaq Beli.
Leje ndërtimi për shoqërinë “jon Impex” sh p k , për objektin “Banesë 2kt ” me vendndodhje në Himarë, me investitor Fane Konomi.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Eneida V” sh p k , për objektin “Banesë 3kt ” me vendndodhje në Himarë, me investitor Ana Kondi.
Veprimet e mësipërme bien ndesh me kërkesat e ligjit nr. 8405 datë 17.09.1998 “Për urbanistikën” neni 85, ku thuhet : “ Formularët bashkëngjitur nr. 1,2,3,3/1,4,5,6,7,8 dhe 9 janë pjesë integrale e këtij ligji”.
Leje pa miratim sheshi
Nga ana e zyrës së Urbanistikës është dërguar për shqyrtim në KRRT leje e sheshit dhe leje e ndërtimit të cilat janë miratuar, pa u plotësuar në më parë nga kërkuesi , planimetria e sheshit të ndërtimit të pronës e cila nuk është nënshkruar nga Kryetari dhe Sekretari i KRRT-së në disa raste, dhe në disa raste, me diferenca të sipërfaqes se ndërtimit të planimetrisë krahasuar me formularin nr. 2 te lejes se sheshit te ndërtimit , në 9 rastet si vijon :
-Vendimi i KRRT-së datë 14.02.2008, në 7 raste.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Sinkron ” sh p k , për objektin “Banesë 2kt” me vendndodhje në Dhërmi, me investitor Monda Gjika.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Jon Impex” sh p k , për objektin “Banesë 2kt ” me vendndodhje në Himarë, me investitor Fane Konomi.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Sinkron ” sh p k , për objektin “Banesë 3kt + bodrum ” me vendndodhje në Himarë, me investitor Aleksandra Lutaj.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Eneida V” sh p k , për objektin “Banesë 3kt ” me vendndodhje në Himarë, me investitor Ana Kondi.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Ari Konstrkusion” sh p k , për objektin “Banesë 4kt ” me vendndodhje në Himarë, me investitor Nikollaq Neranxi.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Eneida V” sh p k , për objektin “Banesë 3kt” me vendndodhje në Dhërmi, me investitor Jani Bifsha.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Çapi” sh p k , për objektin “Banesë 2kt ” me vëndndodhje në Dhërmi, me investitor Panajot Dhimitri.
-Vendimi i KRRT-së datë 23.05.2008, në 1 rast.
Leje ndërtimi për shoqërinë “ARL Konstruksion ” sh p k, për objektin “Banesë 2kt ” me vendndodhje në Vuno, me investitor Luljeta Hoxha.
-Vendimi i KRRT-së datë 19.12.2008, në 1rast.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Jon Impex ” sh p k , për objektin “Banesë 3kt ” me vendndodhje në Himarë, me investitor Elsa Dhimojani.
Veprimet e mësipërme bien ndesh me kërkesat e ligjit nr. 8405 datë 17.09.1998 “Për urbanistikën” i ndryshuar dhe me VKM nr. 722 datë 19.11.1998 “Për miratimin e Rregullores së Urbanistikës” .
Skandal me tokat bujqësore
Nga KRRT-ja e bashkisë sipas KLSH-së janë miratuar leje sheshi dhe leje ndërtimi në toka bujqësore pa raport teknik nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit të Rrethit Vlorë për 12 rastet si vijon :
-Vendimi i KRRT-së datë 14.02.2008, në 5 raste.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Sinkron” sh p k , për objektin “Banesë 2kt ” me vendndodhje në Dhërmi, me investitor Kristaq Beli.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Sinkron ” sh p k , për objektin “Banesë 2kt” me vendndodhje në Dhërmi, me investitor Monda Gjika.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Ari Konstruksion” sh. p k , për objektin “Banesë 4kt ” me vendndodhje në Himarë, me investitor Nikollaq Neranxi.
Leje ndërtimi për shoqërinë “VMMS” sh p k , për objektin “Banesë 3kt + bodrum ” me vëndndodhje në Himarë, me investitor Spiro Zoto .
Leje ndërtimi për shoqërinë “Eneida V” sh p k , për objektin “Banesë 3kt” me vendndodhje në Dhërmi, me investitor Jani Bifsha.
-Vendimi i KRRT-së datë 23.05.2008, në 3 raste.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Alba Ndërtim ” sh p k , për objektin “Banesë 2kt ” me vendndodhje në Palasë, me investitor Aneta Malaj.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Eneida V ” sh p k, për objektin “Banesë 3kt ” me vendndodhje në Dhërmi, me investitor Vangjel Vllaho.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Jon Impex” sh p k , për objektin “Banesë 2kt ” me vendndodhje në Himarë, me investitor Petraq Karo.
-Vendimi i KRRT-së datë 19.12.2008, në 4 raste.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Jon Impex ” sh p k , për objektin “Banesë 3kt ” me vendndodhje në Himarë, me investitor Elsa Dhimojani.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Mazreku ” sh p k , për objektin “Banesë 2kt ” me vendndodhje në Dhërmi, me investitor Stavro Duni.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Horizonti ” sh p k , për objektin “Kabinë 1kt ” me vëndndodhje në Dhërmi, me investitor Spiro Martino.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Eneida V ” sh p k , për objektin “Banesë 1kt ” me vendndodhje në Himarë, me investitor Nonda Rexho.
Veprimet e mësipërme bien ndesh me kërkesat e ligjit nr. 8405 datë 17.09.1998 “Për urbanistikën” neni 6, ku shkruhet :”Jashtë territoreve të urbanizuara lejohen të bëhen ndërtime vetëm në rastet kur ato përcaktohen në studime rajonale dhe masterplanet e miratuara nga organi kompetent. Studimet rajonale dhe masterplanet hartohen duke përjashtuar për ndërtim tokat bujqësore të kategorisë së parë, të dytë,të tretë,të katërt, të përcaktuara me raport teknik nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit në Rreth ......vetëm me vendim të KRRTRSH -së”.
11 shkeljet të tjera me lejet
Nga zyra e urbanistikës dhe KRRT-ja e Bashkisë sipas raportit të KLSH-së janë pranuar kërkesa për leje sheshi jo nga pronarët e truallit por nga trashëgimtarët e tyre për 11 rastet si vijon :
-Vendimi i KRRT-së datë 14.02.2008, në 3 raste.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Sinkron ” sh p k , për objektin “Banesë 2kt” me vendndodhje në Dhërmi, me investitor Monda Gjika, kurse dokumenti i pronësisë (Deklaratë noteriale dhurimi) është në emër të Kalopi Gjikuria .
Leje ndërtimi për shoqërinë “Ari Konstrkusion” sh p k , për objektin “Banesë 4kt ” me vendndodhje në Himarë, me investitor Nikollaq Neranxi, kurse dokumenti i pronësisë (Akti i marrjes së tokës në pronësi ) është në emër të Mihal Neranxi.
Leje ndërtimi për shoqërinë “VMMS” sh p k , për objektin “Banesë 3kt + bodrum ” me vendndodhje në Himarë, me investitor Spiro Zoto , kurse dokumenti i pronësisë (Akti i marrjes së tokës në pronësi ) është në emër të Athina Zoto.
-Vendimi i KRRT-së datë 23.05.2008, në 4 raste.
Leje ndërtimi për shoqërinë “ELKRI ” sh p k, për objektin “Komplekx kabina 1kt ” me vendndodhje në Dhërmi, me investitor Vangjel Bifsha kurse dokumenti i pronësisë (Akti i marrjes së tokës në pronësi ) është në emër të Niqi Marko Bifsha.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Alba Ndërtim” sh p k , për objektin “Banesë 2kt ” me vendndodhje në Palasë, me investitor Aneta Malaj. kurse dokumenti i pronësisë (Akti i marrjes së tokës në pronësi ) është në emër të Amalia Kashta .
Leje ndërtimi për shoqërinë “Eneida V ” sh p k, për objektin “Banesë 3kt ” me vëndndodhje në Dhërmi, me investitor Vangjel Vllaho. Kurse dokumenti i pronësisë (Akti i marrjes së tokës në pronësi ) është në emër të Kalopi Petro Gjikuria.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Jon Impex” sh p k , për objektin “Banesë 2kt ” me vendndodhje në Himarë, me investitor Petraq Karo. kurse dokumenti i pronësisë (Akti i marrjes së tokës në pronësi ) është në emër të Sotir Karo.
-Vendimi i KRRT-së datë 19.12.2008, në 4 raste.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Jon Impex ” sh p k , për objektin “Banesë 3kt ” me vendndodhje në Himarë, me investitor Elsa Dhimojani. kurse dokumenti i pronësisë (Formulari nr.6 ) është në emër të Teo Kiço Llazari.
Leje ndërtimi për objektin “Banesë 3kt ” me vendndodhje në Himarë, me investitor Edmond Doko. kurse dokumenti i pronësisë (Akti i marrjes së tokës në pronësi ) është në emër të Eleni Jani Doko.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Eneida V ” sh p k , për objektin “Banesë 1kt ” me vendndodhje në Himarë, me investitor Nonda Rexho. Kurse dokumenti i pronësisë (Akti i marrjes së tokës në pronësi ) është në emër të Spiro Rexho.
Leje ndërtimi për objektin “Banesë 2kt ” me vendndodhje në Dhërmi, me investitor Llambro Strakosha. kurse dokumenti i pronësisë (Formulari nr.6) është në emër të Ksenofon Jani Strakosha.
Veprimet e mësipërme bien ndesh me kërkesat e ligjit nr. 8405 datë 17.09.1998 “Për urbanistikën” i ndryshuar neni 40 paragrafi i dytë ku shkruhet : “ Kërkesa për miratim të destinacionit funksional dhe të kushteve urbanistike të sheshit mbi truall pronë private bëhet vetëm nga pronari i tij
-
168 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj