header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Speciale | “Shqipëria do të përfitojë një numër të madh projektesh gjatë 2010”

“Shqipëria do të përfitojë një numër të madh projektesh gjatë 2010”

Gazeta Telegraf
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Intervistë e Richard Martin Humphreys, specialist i lartë për transportin dhe drejtues i ekipit për projektet e transportit në Shqipëri

 

 

Banka botërore ka në plan financimin e mjaft projekteve në infrastrukturë. Banka Botërore është dhe do të vazhdojë të jetë e interesuar të ofrojë mbështetje ndaj vendeve anëtare të saj, për t'i ndihmuar në arritjen e zhvillimeve ekonomike dhe në reduktimin e varfërisë. Në rastin e Shqipërisë, ka një vlerësim se gjendja e varfër e infrastrukturës përfaqëson një pengesë të madhe për tregtinë ndërkombëtare, investimet e huaja direkte, turizmin, rritjen e ekonomisë, aksesit ndaj shërbimeve sociale, mundësive për punësim, veçanërisht për shumë banorë në zonat rurale. Ky është opinioni Në një intervistë për “Telegraf”

 

 

Cili është totali i investimeve të Bankës Botërore në Shqipëri?

 

Që nga viti 2000, Banka Botërore ka investuar afërsisht 170 milionë dollarë në sektorin e transportit në Shqipëri dhe nëntëdhjetë për qind e këtij investimi ka shkuar për rrugë. Ajo gjithashtu, ka nxitur mbledhjen e 300 milionë dollarësh nga donatorë të tjerë në projekte dhe programe të hartuara nga Banka Botërore dhe partnerët tanë në vend. Ne jemi aktualisht duke financuar, së bashku me Fondin e OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID), ndërtimin e rrugës Milot – Rrëshen prej 45 milionë dollarësh, një seksion të autostradës Durrës – Morinë.

Më poshtë janë edhe ndërhyrjet me specifike në sektorin e rrugëve:

 

    *

      Projekti i transportit 18 milionë dollarë në mbështetje të ndërtimit të rrugës Fushë-Krujë-Milot (Korridori Veri-Jug) dhe ndërtimi i gjashtë urave (Korridori Lindje-Perëndim).

    *

      Projekti i rrugëve ndërkombëtare me vlerë 25 milionë dollarë në ndërtimin e aksit Milot-Lezhë (Korridori Veri-Jug) dhe Librazhd-Qukës (Korridori Lindje-Perëndim).

    *

      Projekti për riparimin e rrugëve emergjente me vlerë 14 milionë dollarë, kryesisht në veri të vendit, të dëmtuara gjatë dhe pas krizës së Kosovës.

    *

      Projekti në lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Evropën Juglindore, me kosto 12.3 milionë dollarë dhe me përfundimin e rrugëve dhe urave në seksionet Lezhë, Fushë-Krujë-Mamurras (Korridori Veri-Jug) dhe në aksin Librazhd-Qafë Thanë (Korridori Lindje – Perëndim).

    *

      Projekti i mirëmbajtjes së rrugëve me kosto 30 milionë dollarë (500 km rrugë kombëtare dhe 500 km rrugë rurale).

    *

      Projekti i transportit me vlerë 25 milionë dollarë, bashkëfinancim me OFID, me vlerë 15 milionë dollarë në vlerë totale 56 milionë dollarë për ndërtimin e rrugës Milot-Rrëshen.

    *

      Projekti për rrugët dytësore dhe lokale me vlerë 20 milionë dollarë, bashkëfinancim me OFID (15 milionë dollarë) në rehabilitimin e 110 km rrugë rajonale, lokale në Shqipëri.

 

 

Mbi çfarë kriteresh, Banka Botërore vendos për të investuar në projektet rrugore në Shqipëri?

 

Vendimi se, cilin projekt do të mbështesim, nis me vizionin që ka vendi, me qëllimet dhe nevojat, të cilat janë të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, por edhe këndvështrimin afatgjatë. Një gjë e tillë çon në zhvillimin e përbashkët të një asistence për vendin, apo të një strategjie partneriteti për vendin, e cila vjen falë bashkëpunimit të qeverisë, shoqërisë civile, partnerëve të zhvillimit dhe aktorëve të tjerë. Objektivi i këtij procesi është t'i garantojë bankës që burimet dhe energjitë e saj të përqendrohen pikërisht në ato zona, me qëllim që ajo të mund të asistojë më mirë vendet respektive teksa kërkojnë të përmbushin qëllimet për zhvillimin dhe reduktimin e varfërisë. Roli i infrastrukturës në arritjen e këtyre objektivave është i pakundërshtueshëm.

 

 

A është e interesuar banka për të investuar në rrugët kombëtare në Shqipëri dhe pse?

 

 Banka Botërore është dhe do të vazhdojë të jetë e interesuar të ofrojë mbështetje ndaj vendeve anëtare të saj, për t'i ndihmuar në arritjen e zhvillimeve ekonomike dhe në reduktimin e varfërisë. Në rastin e Shqipërisë, ka një vlerësim se gjendja e varfër e infrastrukturës përfaqëson një pengesë të madhe për tregtinë ndërkombëtare, investimet e huaja direkte, turizmin, rritjen e ekonomisë, aksesit ndaj shërbimeve sociale, mundësive për punësim, veçanërisht për shumë banorë në zonat rurale.

Mund të japim dy shembuj: Së pari rrjeti i përgjithshëm i rrugëve është më i varfër në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Në Shqipëri, rreth 39% e rrugëve janë të asfaltuara, ndërkohë që në Bosnjë-Hercegovinë kjo shifër është 52%, ndërsa në Maqedoni 62%. Së dyti, në vitin 2002, vetëm 10% e rrjetit të rrugëve kombëtare ishte në gjendje të mirë, 22% në gjendje jo të keqe dhe 68% në kushte shumë të dobëta. Sidoqoftë, ndërtimi ose rehabilitimi i rrugëve është vetëm gjysma e "historisë", pasi një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm, që është edhe prioritet i Bankës Botërore, është mirëmbajtja e rrugëve të reja apo atyre që janë në rindërtim. Kompania që është përgjegjëse për menaxhimin e rrjetit, sigurimin e mirëmbajtjes, duhet të ketë mjetet, burimet dhe autonominë e nevojshme për të përmbushur këtë rol.

 

 

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 112 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Ekonomia
  • Intervistë me Pajtim Bellon, ish -zëvendësministër i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës
  • “Ja telashet e rrugës Durrës- Kukës, ende s’dihet fatura financiare”
  • Flet Camille Nuamah, drejtore për Shqipërinë e Bankës Botërore
  • Nepravishta: “OSSH-ja t’u kompensojë qytetarëve energjinë e dhjetorit”
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD