header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Speciale | Të mos privatizohen pronat e ushtrisë

Të mos privatizohen pronat e ushtrisë

Gazeta Telegraf
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

REAGIM / Flet Marash Malaj, Kryetari i SHKURSH, dega Shkodër: “Të përdoren për strehim dhe situata emergjence”

 

 

“Askush nga ushtarakët tanë, nuk ka qenë kundër heqjes qoftë edhe nëpërmjet shitjes të atyre materialeve që nuk paraqesin rrezikshmëri, por në apo objekte të tjera ushtarake, të cilat si shkak i amortizimit e kohës, kanë humbur vlerat e përdorimit e të perspektivës së tyre. Shoqata Kombëtare e URSH-ës, dega Shkodër, vlerëson me objektivitet, direktivën e dikasterit tonë të mbrojtjes për vitin 2010. Në mes të cilave politikat e privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore dhe pronave në administrim të Forcave të Armatosura duke shpresuar e dëshiruar të dimë sa familje ushtarakësh në detyrë, rezervë e pension, aktualisht janë pa strehim apo në shtëpi të pa banueshme e të pa mjaftueshme. Do të sistemohen me këto objekte të planizuara për privatizim (shitje) nga Ministria e Mbrojtjes”, kështu është shprehur në letrën e tij dërguar pranë gazetës “Telegraf”, Marash Malaj, Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë, dega Shkodër. Gjithashtu ai shton: “Në zbatim të ligjit 9210, datë 23.3.2004, neni 38, pika 39 “... e drejta e parablerjes së bashku me trojet funksionale, të cilat dalin të lira nga ristrukturimi i Forcave ta Armatosura dhe mbeten pronë e shtetit sipas nevojave për strehim. Me një sasi të pakët të këtyre objekteve për privatizim sipas listave të botuara. Mund të zvogëlohej sa do pak, problemi i strehimit familjar të dhjetëra ushtarakëve, të cilëve aktualisht u mungojnë ato, duke u strehuar në hotele, tek të afërmit, shumë prej tyre duke fjetur në reparte për arsye të largësisë e vështirësisë ekonomike e familjare. Jo vetëm ushtarakët, por i gjithë populli është i njohur se i vetmi sektor i ekonomisë apo i strukturave shtetërore, janë ushtarakët  që s`kanë përfituar as gjënë më të vogël nga privatizimi i ekonomisë, qoftë edhe një tabelë qitjeje apo qendër zjarri. Pa përmendur letrat me vlerë (bonot e privatizimit) të cilat ushtarakët si qytetarët e tjerë nuk i njohin fare ato.”

Pronat e ushtrive të mbahen rezervë në rast gjendjesh të jashtëzakonshme

Siç po veprohet edhe me pronat ushtarake, “kompensimin e tyre” ushtarakët në detyrë e pension e marrin me rrogat e pensionet “e larta”. Duke na lindur e drejta t`i themi vetvetes: Mos vallë kemi shërbyer në kopshtin privat të qeverive, sepse edhe pensionet tona janë sa të një policie private, me perspektivë të një ish-kooperativisti apo përkrahje sociale. Nisur nga fatkeqësitë natyrore të ndodhura në vendin tonë, si tërmete, rrëshqitje dheu, izolim nga dëbora, zjarre dhe kohët e fundit përmbytje, do të ishte më e arsyeshme që shumë nga këto objekte të dala tepër, nga ristrukturimi i ushtrisë, si grup deposh, godina, hotele e shtëpi pushimi përfshi edhe strehimi mbi e nëntokësore me seksion të gjerë të mbeten rezervë pa u privatizuar, me qëllim përdorimi në raste fatkeqësish, atje ku ekzistojnë të shpërndara në zona apo rrethe të vendit. Dikasteri ynë i mbrojtjes si anëtare e denjë e strukturave të NATO-s. Le të pyesin vendet anëtare të saj, nga privatizimi i objekteve të tyre ushtarake, sa për qind të vlerës së tyre, shteti përkatës u ka vënë në funksion të përmirësimit të gjendjes ekonomike e sociale të ushtarakëve të tij në rezervë e pension dhe a duhet të mbahet ky qëndrim ndaj ushtarakëve.

 

Nisur nga fatkeqësitë natyrore të ndodhura në vendin tonë, si tërmete, rrëshqitje dheu, izolim nga dëbora, zjarre dhe kohët e fundit përmbytje, do të ishte më e arsyeshme që shumë nga këto objekte të dala tepër, nga ristrukturimi i ushtrisë, si grup deposh, godina, hotele e shtëpi pushimi përfshi edhe strehimi mbi e nëntokësore me seksion të gjerë të mbeten rezervë pa u privatizuar, me qëllim përdorimi në raste fatkeqësish, atje ku ekzistojnë të shpërndara në zona apo rrethe të vendit

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 190 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • “Kushtetuta e kthyer në tabelë qitjeje”
  • “Me ligj, ushtarakut i takon pjesë nga pronat e ushtrisë”
  • Reagon Kadri Muka
  • Privatizimi i objekteve shtetërore, përcaktohet afati për blerjen e truallit
  • Flet avukati i shoqates te ushtarakeve Anastas Duro
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD