header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Speciale | “Isha magazinier, por kurthi i drejtorit me futi në burg”

“Isha magazinier, por kurthi i drejtorit me futi në burg”

Pëllumb Çuni
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

HISTORIA/ Flet Reshat Beqo, nga fshati Neviçisht i Korçës: “Si më ktheu përsëri në punë letra që i nisa Enver Hoxhës”

<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

Telegrafi i Korçës

 

 

 

“Si mbarova shkollën ekonomike u futa magazinier në Ndërmarjen e Grumbullimit. Për disa vite isha i dalluar dhe fotografia ime rrinte në qendrën e emulacionit socialist. Por më futën në kurth drejtori dhe sekreatari byrosë”, kështu e nis rrëfimin e tij për “Telegraf”, Reshat Beqo, personi që u dënua padrejtësisht nga punë dhënësi i tij.

 

Si u futën në kurth?

Unë grumbulloja drithëra. Isha magazinier i dalluar. Nuk kisha dalë as një gram mangët e as një gram tepërt. Në kohën tonë si të dilje mangët si të dilje tepërt ligji të dënonte. Po të dilje 3 mijë e një qind lekë të vjetra mëngët haje 4 vjet burg. Po të dilje prapë tepërt ligji i të dënonte me gjobë dhe me burg. Përdoreshin termat dyfiçit për mangësitë dhe syfiçitë për tepricat.

Sa drithëra grumbullonit?

Në magazinat e mia futeshin çdo vit fusja 25 mijë kuintal grurë, 5 mijë kuintal elb, 8 mijë kuintal misër. Ishim ndërmarrje shtetërore. Pastaj i shpërndanim ku furnizonim fabrikat e miellit dhe elbin e shpinin në Tiranë. Mbanim dhe rezerva. Unë nxirrja aq sa fusja. Nuk u haja as kooperativave, as fermave.

Po si përfunduat në burg?

Në kurth më futi drejtori me sekretain e byrosë. Unë banoja  në fshatin Neviçisht. Kisha 1 dylym tokë se aq na lejonte ligji. E mbillja fshesa sepse gruaja në punë, unë po në punë dhe nuk e përballonim dot mbjelljen me kultura të tjera. Nga kjo sipërfaqe toke bëja çdo vit 500 fshesa. Fshesat shiteshin me 80 lekë të vjetra. Më thotë drejtori me sekretarin e byrosë që të tëra fshesat që ke prodhuar mos i shpërnda se do t'i marrim ne si ndërmarrje. Punoja natën me gruan për t'i lidhur dhe rregulluar. Kështu bëra. I dorëzova fshesat në ndërmarrje dhe i them drejtorit që unë nuk duhet të firmosë se është malli im. Nuk ka gjë më tha ai. Po këtë gjë më tha edhe sekretari i byrosë.

Firmose?

Hodha edhe unë një firmë që u bënë hyrje, por jo në magazinën time. Pas nja tre muaj vjen kontrolli dhe ma kap shkelje e më akuzuan për vjedhje. Dale mo, se më ka urdhëruar drejtori. Ma mohoi se nuk ma kishte dhënë me shkrim. Urdhëroi drejtori. Më pushuan  nga puna si magazimnier. Më hoqën fotografitë nga këndi i emulacionit socialist. U ankova edhe tek sekratari i byrosë. Edhe ai ma mohoi. Epo gjysma e së keqes thashë. Ika  nga puna e shtetit dhe kisha kooperativën që mund të më qaste. Por isha i bindur se nuk kisha gabuar.

Nise punë në kooperativë?

Mbasdite më erdhi gazi i degës dhe më rracën në biruc si shpërdorues dhe falsifikator që kisha shfrytëzuar postin për përfitime personale. Fshesat bënin 40 mijë lekë të vjetra.

Po lekët i more?

Këtu nisi sherri me drejtorin. Si i dorëzova unë ai m’i vonoi paratë. Unë i thashë që do t'i tërheq fshesat ose më jep paratë. Një ditë pasi futa lekët në xhep, më dërguan kontrollin, që më bëri gjëmën. Akuzohesha për 40 mijë lekë të vjetra që i kisha përvetësuar pa të drejtë. Me 3100  lekë të vjetra ligji të dënonte me katër vjet burg. Më futën edhe mua në burg.

Sa burg bëtë?

Nuk e mbusha vitin në fakt, por dua të them se më shpëtoi një letër që i shkrova Enver Hoxhës. Përsëri më urdhëruan që të nisja magazinier në grumbullim. Unë refuzova dhe shkova po magazinier në Kombinatin e Sheqerit në Maliq ku qëndrova atje 12 vjet deri sa dola unë në pension.

Përse iu ankove Enverit?

Sot kjo mund të duket e pabesueshme. Por në atë kohë po të vendoste xhaxhi, ose të tjerët në emër të atij.. shpëtoje ose gremiseshe.

Të kujtohen radhët që shkrove?

Si nuk më kujtohen. E shkrova me dorën time.

"Kam besim tek ju. Jam një njeri i ndershëm. Familja ime ka qenë e lidhur me luftën. Nuk kam gabuar dhe nuk kam përvetësuar pasurinë e popullit. Kam qenë i dalluar, por drejtori Hysen Dervishi dhe sekretari i byrosë së partisë së ndërmarrjes, Xhemal Braçja më futën në kurth." Erdhën nga Tirana verifikuan dokumentat dhe mua më nxorën nga burgu ku më thanë të vija prapë në magazinat e drithit dhe më thanë që të merrja dhe rrogën që e kisha humbur. Unë nuk pranova të vija në grumbullim dhe thashë që rrogën i’a kam falur partisë dhe shokut Enver.

Sa sheqer prodhohej në ditë?

Në pikun e punës kombinati prodhonte 1200 kuintal sheqer në ditë. Tani edhe sheqerin e ipmportojmë. Jemi të varur për sheqer sot. Fusha e Korçës prodhon panxhar, por ai përdortet për blegtorinë. Për kohën tonë kombinati ishte ai që na ëmbëlsonte. Energji kemi dhe blejmë. Kemi ujë me bollëk sa e derdhiom  në det. Kemi fusha që bëjnë panxhar, por që sot na lotojnë sytë kur i shohim që rrinë djerrë se rinia ka ikur në kurbet

 

 

Tani jeni në pension?

Pensionist. Por nuk më rrihet pa punë. Sapo mbolla me djalin një bllok me 3 dynym qershi. Banoj në Neviçisht, në fshatin e të parëve të mi. Më kujtohet se babai im për një kohë të gjatë jetoi bashkë me xhaxhanë dhe bëheshim një familje me 20 veta. Por dua të them se sot ka shpërdorime të mëdha dhe nuk merren masa. Në kohën tonë për një gjilpërë po të shpërdoroje të vinin vulën si armik i popullit. Nuk them që të bëjmë armiq, por kur pasuria kombëtare dhe ajo  publike shpërdorohen atëherë ligjet duhet të veprojnë. Për ca gjëra Enveri e kishte mirë. Na vjen mirë, s'na vjen mirë.

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 271 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Ministri i Brendshëm grek ndjek gjurmët e Enverit
  • Si mbeta tre muaj peng i Lin Biaos Debati në Byro, pse donin të më përjashtonin nga partia
  • “Si e ngritëm cirkun në Maliq me punëtorë, mësues dhe fëmijë”
  • “Ju tregoj masakrën që bënë ushtarët grek në fshatin tonë”
  • Ja si u përkthye në greqisht “Prometeu dhe Hamleti”
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD