Banorët e Ishmit: Të zbardhet korrupsioni mbi tokat tona
MOS ZBATIM LIGJI/ 100 familje të fshatit turistik i kërkojnë Prefekturës të ndalin vjedhjen që po bëjnë njerëzit me pushtet
<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:Calibri; panose-1:2 15 5 2 2 2 4 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:swiss; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1073750139 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin-top:0in; margin-right:0in; margin-bottom:10.0pt; margin-left:0in; line-height:115%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:Calibri; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.0in 1.0in 1.0in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Telegrafi i Durrësit
Mbi 100 familje të fshatit Ishëm në Durrës kanë shprehur shqetësimin e tyre edhe para organeve të pushtetit vendor, Prefekturës dhe Qarkut, si shkak i korrupsionit që është bërë më pronat e tyre. Banorët të cilët kanë protestuar disa herë, por nuk kanë zgjidhur asgjë pasi sorollaten sa në një zyrë në tjetrën, nga Qarku, tek Prefektura, nga Kadastra tek Zyra e Regjistrimit të Pasurive (ZRP). Ata deklarojnë se toka e shpërndarë më ligjin 7501 në vitet `90 u është bllokuar nga ZRP në Durrës duke lënë vend për shumë abuzime dhe korrupsion. Banorët kanë përfituar tokë nga ky ligj i cili u dha të drejtën e përfitimit sipas frymëve, por pavarësisht se janë të pajisur me certifikatat e pronësisë këto nuk u njihen nga hipoteka e Durrësit. Sipas tyre toka e fshatit gjendet në një nga zonat turistike më në zë të Qarkut ku edhe abuzimet janë shumë të mëdha.
Kërkesa
Ata i kanë kërkuar institucioneve të zbardhin të gjitha aferat dhe korrupsionin që është bërë në emër të tyre. Zona e Ishmit në Durrës është një nga zonat më të përfolura për makinacionet dhe aferat korruptive që janë bërë me tokat bujqësore, gjatë viteve të fundit. Në anën tjetër në Prefekturë një komision i posaçëm ka punuar për verifikimin e të gjithë tapive të shpërndara nga komisionet e tokave në Komuna dhe Bashki. Por ky komision nuk ka asnjë fuqi për zhvlerësimin e tapive, apo edhe specialistë për hetimin e problemeve ku më i madh është “mbivendosja”. Burime nga Prefektura e Durrësit pohuan për “Telegraf” për këtë çështje se, janë mbi 400 ankesa të regjistruara dhe përfshijnë një zonë të gjerë. Për banorët e Ishmit një prej zonave më të lakmuara për turizëm si pasojë e pozitës gjeografike, duhet ti jepet zgjidhje. Sipas tyre në vitet e mëparshëm institucioni i ngarkuar me fuqi ligjore ishte Qarku i cili nuk i ka regjistruar këto prona e për pasojë nuk përjashtohen edhe abuzimet e mëdha. Megjithatë banorët të cilët kanë protestuar me dhjetëra herë para institucioneve të Durrësit, kërkojnë që të verifikohen të gjitha tapitë e tyre. Në zonën turistike të Gjirit të Lalëzit janë dhënë disa leje për ndërtimin e fshatrave turistikë nga KKRRT-ja e Qarkut, në kundërshtim të tyre kanë dalë banorët e zonës të cilët prej vitesh kanë denoncuar shit-blerje të paligjshme tokash. Makinacionet e ndryshme që kanë bërë punonjës të hipotekës, të Qarkut, por edhe institucioneve të tjera duhet të jenë objekt i punës së prokurorisë pasi edhe abuzimet me trojet janë shumë të mëdha.
Në zonën turistike të Gjirit të Lalëzit janë dhënë disa leje për ndërtimin e fshatrave turistikë nga KKRRT-ja e Qarkut, në kundërshtim të tyre kanë dalë banorët e zonës të cilët prej vitesh kanë denoncuar shit-blerje të paligjshme tokash. Makinacionet e ndryshme që kanë bërë punonjës të hipotekës, të Qarkut, por edhe institucioneve të tjera duhet të jenë objekt i punës së prokurorisë pasi edhe abuzimet me trojet janë shumë të mëdha
Kreu i Tregtisë në Durrës, Andrea Xhavara: “Industria e Turizmit në rënie. Më shumë valutë del, sesa hyn në vend”
Biznesi durrsak, kundër qeverisë për moratoriumin e skafeve
Turizmi durrsak ka nevojë për promovim dhe kjo duhet të jetë primare, nga të gjithë strukturat shtetërore. Këtë apel lëshon për strukturat e pushtetit lokal dhe të qeverisë kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Durrës, Andrea Xhavara. Është pjesa që bëhet më dobët, promovimi dhe marketingu. Për sa i përket ligjit të monitorimit të skafeve Dhoma e Tregtisë në Durrës, është shprehur kundër ligjit i cili është miratuar nga qeveria edhe për tre vjet të tjerë. Si zëri i qindra njësive turistike në bregdetin e Durrësit, Xhavara në një intervistë për gazetën “Telegraf”, pohoi se: “Biznesi do të kishte më shumë të ardhura sikur lëvizja të ishte e lirë, mirëpo, vendi ynë nga aleatët, si NATO, dhe BE shikohet akoma si një vend i pasigurt dhe duhet të plotësojë disa kushte të tjera që ky moratorium të hiqet plotësisht.
Kufizimi dhe bashkëpunimi
Pyetjes tonë, nëse do të hiqen operatorët do të kenë më shumë të ardhura, Xhavara i përgjigjet: “Biznesi vendas ka mjaft kërkesa për tu pajisur me këto mjete, por janë frenuar nga moratorium i skafeve. Ky është një qëndrim i vështirë ndaj biznesit turistik. Por ne kemi edhe kufizime të tjera. Ne shqiptarët nuk lëvizim lirisht, kemi një kufizim që nuk e kanë shtetet fqinjë, të gjitha kanë të bëjnë me kushtet e sigurisë së vendit dhe janë edhe konjukturat e tjera rajonale dhe botërore si lufta kundër terrorizmit”. Sipas Xhavarës edhe Industria e Turizmit në rajonin e Durrësit paraqitet në raporte negative përsa i përket hyrjes së valutës. Më shumë para, dalin se sa hyjnë në nivel Qarku dhe arsyeja është e thjeshtë. “Të dhënat tregojnë se më shumë para dalin se sa hyjnë, të paktën në rajonin e Durrësit, sepse në Durrës zhvillohet turizëm masiv. Turisti që vjen në këtë qytet është kryesisht i plazhit masiv, një turist që vjen kryesisht nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia, me pak shpenzime dhe e kundërta ndodh kur dalim jashtë. Shpenzohet më shumë. Megjithatë ne kemi të dhëna që edhe interesi i malazezëve apo edhe maqedonasve është që edhe ata të vijnë në Durrës. Në një takim që patëm me Dhomën e Tregtisë së Ohrit ata ishin të gatshëm të sillnin turistë në Durrës. Flasim për një treg rajonal ku shtet shkëmbejnë turistë”, u shpreh Xhavara. Në këtë fillim viti Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës ka vënë si prioritet të aktivitetit të saj nxitjen e politikave të zhvillimit të turizmit rajonal, një sektor kyç i industrisë në këtë qytet. Kjo dhomë ka mbledhur së fundi 300 operatorë turistike nga vendet e Ballkanit perëndimor, Mali i Zi dhe Bosnja në kuadër të projektit, “Adrion Tour”, vendet që lagen nga Adriatiku dhe Joni, mbi përgatitjen e paketave turistike të këtij viti.
Synimi
është ngritja e një rrjeti të gjerë bashkëpunimi mes vendeve që lagen nga Adriatiku dhe Joni, ku edhe vendi ynë të jetë pjesë e këtyre paketave turistike.
Objektivi
është që brenda këtij viti në paketën e përbashkët turistike të bashkohet Kroacia, Italia dhe Sllovenia dhe të tjera vende
-
155 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj