header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Speciale | At-Nikolla Marku: “Regjistrimi etniko- fetar, “tradhti kombëtare”

At-Nikolla Marku: “Regjistrimi etniko- fetar, “tradhti kombëtare”

Lorena Killo
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Regjistrimi i popullsisë etniko-fetare shkakton debate, duket se po ringjall ëndrrën e “Vorio Epirit”

<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

 

 

 

Qeveria ka ngritur një komision të posaçëm i cili në vitin 2011 do të nisë regjistrimin e popullsisë shqiptare bazuar në deklaratat individuale për përkatësinë e gjithkujt për fenë dhe etninë e tij. Një vendim i tillë ka hapur debate pasi më së shumti mendohet se ky regjistrim rrit artificialisht minoritetet apo komunitetet e ndryshme fetare në vendin tonë. Ish -presidenti Rexhep Meidani dhe historiani i njohur Pëllumb Xhufi pak ditë më parë u shprehën se ky regjistrim shkel hapur Kushtetutën por dhe ligjet ndërkombëtare. Ministri i Shtetit Pollo i cili do të drejtojë Komisionin Qendror për Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave pat deklaruar se regjistrimi është një standard evropian, i cili i shërben respektimit të pakicave. Sipas tij regjistrimi do të bëhet absolutisht në mënyrë profesionale nga Instituti i Statistikave i mbështetur edhe nga ekspertë evropianë. Për këtë ka reaguar edhe  At-Nikolla Marku, kreu i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, “Shën-Maria”, me qendër në Elbasan i cili kundërshton me forcë projektin e regjistrimit të popullsisë mbi bazë etnike dhe fetar. Projekti ka ngjallur reagime të mëdha dhe mes kundërshtarëve është dhe prifti At Nikoll Marku, i cili gjatë një interviste televizive deklaron se, një regjistrim i tillë do t’i shërbente ultranacionalistëve grekë. At Nikolla shkon më tej duke e quajtur “tradhti kombëtare” që do të motivojë kishën greke për ëndrrën e Vorio Epirit. Ai u shpreh i shqetësuar se një regjistrim i tillë nuk do të ishte përshtatshëm për momentin pasi njerëzit të motivuar nga kushtet ekonomike nuk do të bënin një vetëdeklarim të saktë të besimit të tyre fetar. “Nuk është momenti i përshtatshëm për të bërë këtë lloj regjistrimi mbi bazën e etnisë dhe përcaktimit fetar. Nuk është letra ajo që përfaqëson besimin e një njeriu, Nëse sot bëjmë një regjistrim të dytë, këto njerëz mbi bazën e ekonomisë së vështirë që kanë sot dhe mbi lëvizjet që kanë bërë në shtetet fqinje ato e ndryshojnë dhe do bëhet një kaos i madh lëvizjesh, emrash, datëlindjesh dhe datash. Regjistrat e kanë kombësinë, etnicitetin e çdo njeriu. Ne s’kemi të drejtë ta ndryshojmë. Me ligj mund të ndryshosh besimin pasi është çështje dëshire, ndërsa në parlament etniciteti është i çmuar. Prifti i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, “Shën-Maria" shkon më tej duke shprehur bindjen se një regjistrim i tillë është motivuar nga ultranacinalistëve grekë për të ringjallur ëndrrën e Vorio Epirit. “Kjo i shërben ultranacionalistëve grekë. Priftërinjtë grekë dhe kisha greke, që e motivon, besoj e motivon patjetër këtë çështje ka një qëllim që të marrë këto të dhëna për të realizuar ëndrrën e tyre me sy hapur të Vorio Epirit, i cili është si të thuash një arrë gur që i ka mbetur në fyt e s’po e kapërdijnë dot. Ato kanë dëshirë që Shqipëria e Jugut të tjetërsohet dhe të marri një pamje tjetër. Kjo është një tradhti kombëtare”,- tha At Nikollë Marku. Ai shprehet i indinjuar për faktin se kryetarët e komuniteteve fetare myslimane, bektashije, dhe katolike e përqafojnë këtë ide. “Me indinjatë e them se si Zoti Janullatos, bashkë me kryetarin i bektashizmit, me kreun e Kishës Katolike përqafojnë këtë ide. Ëndrra e kryepeshkopit grek po realizohet sepse Shqipëria do dalë 1 milionë ortodoksë, 2 mln do dalin turq dhe shqiptarë s’do ketë më. Kjo është një gjë e pavyer për shqiptarët”.

 

Som

Priftërinjtë grekë dhe kisha greke, që e motivon, besoj e motivon patjetër këtë çështje ka një qëllim që të marrë këto të dhëna për të realizuar ëndrrën e tyre me sy hapur të Vorio Epirit, i cili është si të thuash një arrë gur që i ka mbetur në fyt e s’po e kapërdijnë dot. Ato kanë dëshirë që Shqipëria e Jugut të tjetërsohet dhe të marri një pamje tjetër.

 

Godo: “Regjistrimi i popullsisë, projekt i rrezikshëm”

I kontaktuar nga gazeta “Telegraf”, politikani i njohur sabri Godo u shpreh lidhur me regjistrimin e popullsisë në Shqipëri gjë që sipas tij është e rrezikshme. E ndërsa Kryeministri ka deklaruar se: “Megjithë ekzistencën e disa rekomandimeve nga ndërkombëtarët që të mos bëhet, unë jam në regjistrimin e këtij vendi, që do të bëhet nga kjo qeveri. Çdo qytetar do ketë të drejtë të shënojë gjuhën, përkatësinë etnike, besimin fetar”, Sabri Godo e sheh këtë projekt si shumë të rrezikshëm, që do të çonte në rritje artificiale të shtetasve me kombësi greke në vendin tonë. Sipas Godos, pas kësaj Greqia do të kishte edhe pretendimin për territore shqiptare. “Ndërsa të tjerat mund ti marr si një lloj shakaje që duhet qortuar, kjo ka një përmbajtje tjetër. Ja çfarë rreziku. Ajo që thotë Berisha ka të bëjë më të drejtat universale të njeriut, por si i bëhet me familjet e regjistruara me kombësi greke? Janë me qindra familje në Korçe, Gjirokastër, Delvinë e Sarandë që marrin pensione greke. Nuk jam kundër pensionit, por kundër dokumentit që kanë nënshkruar, i cili i detyron të ndryshojnë kombësinë. Këtu duhet të vërë dorë shteti shqiptar. Do të kemi më tepër njerëz me kombësi greke nga c´kemi realisht, dy ose tre herë më tepër. Kjo i jep të drejtë palës greke të thotë që, ky është territori im sepse është i banuar në shumicën e vetë nga qytetarë që kanë kombësi greke. Rrjedhimisht kërcënon drejtpërdrejt tërësinë tokësore të shtetit shqiptar”, u shpreh Godo.

 

Gjinushi: “Ligji është antikushtetues”

Thuajse të gjithë janë shprehur kundër këtij lloj regjistrimi ku pretendohet se populli shqiptar rrezikon shumë duke deklaruar etninë dhe besimin fetar. Në një prononcim për gazetën “Telegraf”, kreu i Partisë Social-Demokrate z. Skënder Gjinushi u shpreh “ Ky ligj është antikushtetues dhe nuk duhet të zbatohet”. Sipas tij qeveria po mer nisma që janë antikushtetuese. Kurrsesi tha ai nuk mund të kemi regjistrim të popullsisë në bazë etnie e fetare. Duket se që në moment që qeveria ka deklaruar se do të bëhet regjistrimi i popullsisë nëpërmjet Ministrit të Shtetit Genc Pollo ka pasur debate duke e kundërshtuar këtë lloj regjistrimi.

 

 

Kuvendi: “Deputetët dhe ish-deputetët të dorëzojnë makinat”

Kuvendi i Shqipërisë dha dje një njoftim për shtyp ku thuhet se “administrata e Kuvendit, në përmbushje të detyrimeve, që burojnë nga hyrja në fuqi e ligjit  nr. 10.160, datë 15.10.2009, "Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët e lartë dhe nëpunësit civilë",  kërkon edhe njëherë ish-deputetëve, apo atyre që kanë marrë mandate nga KQZ që të dorëzojnë makinat e Kuvendit apo të institucioneve të tjera të marra si ish-deputetë”. Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, tha se nëse ato do të vonojnë përsëri dorëzimin e automjeteve, administrata e Kuvendit do bëjë publikë emrat e tyre. “Njoftojmë gjithashtu se sot një tjetër deputet i opozitës dorëzoi automjetin që kishte në përdorim. Duke besuar në respektimin e ligjit, administrata e Kuvendit shpreson në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin me secilin prej tyre”,- tha Marlind Myftiu.

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 246 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • INSTAT: “Etnia dhe feja në formular, përgjigje fakultative”
  • Makinat zyrtare
  • Berisha e Rama para "grykes" se Topit
  • Opinion
  • “Kriza financiare greke pritet të kalojë sistemin bankar shqiptar në krizë”
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD