header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Sociale | Aplikantët të paraqiten për fletën e pranimit. Ora dhe vendi i provimit në qarqe

Aplikantët të paraqiten për fletën e pranimit. Ora dhe vendi i provimit në qarqe

Gazeta Telegraf
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

TESTIMI/ Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit shpall vendet, datat dhe kandidatët për shkollën e policisë


 

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit shpall datat e testimit të kandidatëve që kanë aplikuar për Shkollën e Policisë për periudhën prill-dhjetor 2009. kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”, të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin pranë strukturave të personelit të Drejtorive të Policisë në Qarqe për periudhën prill-dhjetor 2009, do t’i nënshtrohen testimit me shkrim sipas datave të përcaktuar nga kjo drejtori. Gjithashtu kandidatët duhet të paraqiten pranë Drejtorive të Policisë në Qarqe, ku kanë aplikuar, për t’u pajisur me fletën e pranimit në testin me shkrim dhe kodin e aplikantit, të cilat duhet t’i kenë me vete ditën e zhvillimit të testimin me shkrim. Korrigjimi i testimit do të bëhet me skaner dhe kandidatët do të njihen brenda ditës me rezultatin e testimit me shkrim. Ata që do të shpallen fitues të testimit me shkrim do t’i nënshtrohen fazave të tjera të testimit, për të cilat do të njoftohen në vazhdimësi për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të tyre. Policia e Shtetit, përmes këtij procesi që është ndërtuar bazuar në metodat më të mira perëndimore, synon përzgjedhjen e kandidatëve sa më cilësorë për të shërbyer si punonjës policie. Është objektiv parësor i Policisë së Shtetit të përzgjedhë vetëm kandidatët e kualifikuar si më të mirët, përcaktuar nga një proces i drejtë, transparent dhe i plotë përzgjedhje, në mënyrë që të përmbushë me sukses misionin e saj dhe të sigurojë një shërbim cilësor për qytetarët. Të gjithë aplikantët për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces mund të drejtohen pranë Zyrave të Personelit në Drejtoritë e Policisë në Qarqe ose pranë Sektorit të Pranimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Po ashtu mund t’i parashtrojnë pyetjet apo shqetësimet e tyre dhe me e-mail në adresën shkollaepolicise@mrp.gov.al. Çdo material i nevojshëm për fazat e përzgjedhjes së kandidatëve do të publikohet në faqen e internetit të Policisë së Shtetit vvvvvv.asp.gov.al.

 

 

8 Maj 2010

Për qarqet Tiranë, Durrës dhe Dibër testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e Qendrës së Formimit Policor Tiranë. Testimi me shkrim do të zhvillohet i ndarë në dy grupe sipas këtij përcaktimi:

1- Në orën 07.30’ do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët e qarkut Tiranë me kodin e aplikimit nga 0678-0947 pjesa e parë.

2- Në orën 11.00’  do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët nga qarqet Dibër dhe Durrës, si dhe aplikantët e qarkut Tiranë pjesa e dytë.

 

14 Maj 2010

Për qarqet Fier, Vlorë, Berat dhe Gjirokastër testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e Universitetit Kristal Fier. Testimi me shkrim do të zhvillohet i ndarë në dy grupe sipas këtij përcaktimi:

1- Në orën 07:30’  do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët nga qarqet Fier dhe Vlorë pjesa e parë.

2- Në orën 11:00’  do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët nga qarqet Berat dhe Gjirokastër dhe Vlorë pjesa e dytë.

 

18 Maj 2010

Për qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Kandidatët duhet të paraqiten në orën 07:30’ pranë këtij universiteti.

 

27 Maj 2010

Për qarqet Elbasan dhe Korçë testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Testimi me shkrim do të zhvillohet i ndarë në dy grupe sipas këtij përcaktimi:

1- Në orën 07:30’  do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët nga qarqet Elbasan dhe Korçë pjesa e parë.

2- Në orën 11:00’  do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët nga qarku Korçë pjesa e dytë.

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 113 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • MATURA SHTETËRORE
  • Sot, afati i fundit i aplikimit për kualifikimin gjyqësor
  • Ministria e Brendshme, bllokon emigrantët në kufi
  • Qeveria miraton projektligjin për kooperativat kapitaliste
  • Montobbio: “Shqipëria varet nga progresraporti i KE”
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD