Gjykata Kushtetuese nuk vendos dot për shtetëzimin e pronave të sindikatave
LIGJI / Konventa e të Drejtave të Njeriut apo Gjykata e Strasburgut nuk do të lejonë thyerjen e parimeve themelore
Ligji nr. 10159, date 15.10.2009 “Për shfuqizimin e ligjit nr. 8340/1, date 06.05.1998 Për rregullimin e pasojave që kanë rrjedhur nga zbatimi i Dekretit nr. 204, datë, 05.06.1002 Për pasurinë e sindikatave”, i ankimuar në Gjykatën Kushtetuese nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, Sindikata e Pavarur e Transportit, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Sindikata Rajonale, Elbasan ka ngelur ende pa asnjë vendim. Gjykata Kushtetuese ka shqytuar këtë çështje më 11 shkurt 2010 duke dëgjuar mbrojten e përfaqësuesve të qeverisë dhe ankimin e shoqatave si një ligj antikushtetues, por ajo nuk ka dhënë vendim përfundimtar për të mbyllur çështjen. Nga data e shqyrtimit gjykata është tërhequr për të diskutuar për vendimin që do të marrë dhe sipas ligjit duhet të kalonin 20 ditë për të dhënë vendimin. Këtë vendim kjo gjykatë duhet ta kishte dhënë në datën 1 mars. Presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura Kolë Nikollaj u shpreh se presim që javën tjetër ky vendim të deklarohet nga Gjykata Kushtetuese. Sipas kësaj konfederate i vetmi mjet ligjor që e humb pasurinë e sindikatave mbi këto prona është shpronësimi për interes publik kundrejt shpëblimit. Në rastin konkret nuk ka asnjë interes publik që kjo të bëhet. Sipas Kushtetutës në ligjin civil shqiptar mënyrë tjerër është dhe konfiskimi që bëhet kur kryhet vepra penale të veçanta për këtë le të veprojë qeveria, por duket që i ka duart brenda e i digjen. Tjetër mënyrë nuk ka dhe nuk njihet në shtetin demokratik pasi ligji i vitit 1998 që ka njohur dhe bërë të ligjshme pasurinë e sindikatave mbi këto pasuri, ka sjellë pasoja tashmë në zbatimin e tij 10- vjeçar. Këto janë të drejta të fituara dhe nuk mund të mohohen më nga askush pasi shtetin ligjor e karakterizon siguria juridike dhe rendi juridik, si ndryshime thelbësore nga shteti diktatorial të cilin ne e njohim mirë dhe fatkeqësisht po përballemi dhe sot me reminishencat e tij. Këto janë parime themelore të cilat dhe nëqoftëse anashkalohen nga ne si indiferentë apo nga qeveria si e korruptuar dhe e papërgjegjëshme nuk na lejon Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut apo Gjykata e Strasburgut të cilat tashmë janë gardianet e pakalueshme për të drejtat e pronës.
I vetmi mjet ligjor që e humb pasurinë e sindikatave mbi këto prona është shpronësimi për interes publik kundrejt shpëblimit dhe konfiskimi që bëhet kur kryhet vepra penale të veçanta
-
130 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj