header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Sociale | Shpërndahet formulari, për denoncimin e pedagogëve

Shpërndahet formulari, për denoncimin e pedagogëve

Pranvera BOZHIQI
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

ARSIMI/ Universiteti i Tiranës ka gati formën e vlerësimit të pedagogëve

 

 

 

Për shumë në rektoratin e Universitetit të Tiranës është diskutuar formula e cila do të pasqyronte punën e pedagogëve në fakultete. Për këtë u mendua një formulë anonime me anë të një formulari, i cili do të plotësohet nga studentët dhe ku ata do të japin mendimin e tyre për mësimdhënien, lëndën, pedagogun dhe i infrastrukturës. Ashtu sikurse është shprehur më parë rektori Kule ka thënë se ky formular që do të plotësohet nga nxënësit është anonim dhe me anë të tij ne do të mundohemi me mënyrat tona të shmangim korrupsionin në universitete. Ndërkohë Universiteti i Tiranës ka përfunduar përgatitjen e draftit të formës së vlerësimit të pedagogëve nga studentët, praktikë që do të nisë gjatë semestrit të dytë të këtij viti akademik. Sikurse ishte paralajmëruar edhe nga rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Dhori Kule, formulari është dërguar në fakultete për të marrë mendimin e pedagogëve dhe të studentëve. Me anë të kësaj forme vlerësimi, studentët e Universitetit të Tiranës do të kenë mundësi të vlerësojnë pedagogët e tyre, lëndët, si edhe infrastrukturën e departamenteve përkatëse, çka do të mundësojë identifikimin e shpejtë dhe real të problematikave që ka Universiteti i Tiranës. Pas vendimit të senatit akademik për hartimin e kësaj forme vlerësimi, ajo u është shpërndarë të gjitha fakulteteve për mendim dhe duke marrë parasysh vërejtjet dhe sugjerimet e tyre është hartuar forma përfundimtare, që më pas do t'u shpërndahet sërish fakulteteve për t'u përdorur gjatë provimeve të fundit të semestrit të dytë të këtij viti akademik. Përpara çdo provimi, studentët do të plotësojnë formularin duke vlerësuar çdo pedagog dhe çdo lëndë që kanë kryer, të dhëna që më pas do të grumbullohen nga rektorati dhe fakultetet e Universitetit të Tiranës me qëllim identifikimin e problematikave dhe marrjen e masave të nevojshme që do të mundësojnë zvogëlimin e tyre.

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 97 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Universitetet shtetërore, ja pse është i pakonkurrueshëm
  • “Pretendimet e rektorit të UT-ës, një flluskë sapuni”
  • Kritere dhe procedura të reja për kualifikimin e profesorëve
  • Shteti të luftojë korrupsionin në universitete
  • Dy javë afat për doktoraturat e arkitekturës, hidroteknikës dhe mjedisit
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD