header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Sociale | Shqiptarët blejnë niseshtenë për djathë

Shqiptarët blejnë niseshtenë për djathë

Mirilda Tili
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

ZMK dhe SHKSH/Ushqimet e skaduara dhe me OMGJ, gjenden lehtësisht në treg

 

Cilësia e ushqimit në Shqipëri, gjithmonë e më tepër është larg standardeve për konsum. Alarmi vjen nga shoqatat për mbrojtjen e konsumatorëve. Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve shprehet se shqiptarët blejnë për vaj ulliri, vaj vegjetal të bashkuar me esencë kineze, bukë me miell të cilësisë shumë të dobët dhe të përpunuara me maja dhe kimikate përforcues, si dhe salca prej domateve të kultivuara me OMGJ. Po kaq shumë problematike bëhet e ditur situata edhe nga Shoqata e Konsumatorit Shqiptar. Dr. Islam Cami, drejtues i kësaj shoqate ngre alarmin se, në vendin tonë hyjnë shumë produkte, të cilat janë gjenetikisht të ndryshuara dhe shumë të rrezikshme për shëndetin. Ndërkohë që nga inspektorati i Kontrollit të Ushqimeve bëhet e ditur se vetëm për muajin janar në qarkun e Tiranës janë asgjësuar 400 kv ushqime, të cilat kanë skaduar.  Kjo u bë e ditur nga përgjegjësi i sektorit të Kontrollit të Ushqimeve, Cen Myftaraj. Pavarësisht kontrolleve dhe grupeve të inspektimit që veprojnë në vend, në treg mund të gjesh lehtësisht produkte që kanë kaluar afatin  skadencës, ose që nuk janë të shoqëruara me certifikatën e cilësisë, e cila duhet të vijë nga vendi i origjinës. Gjithashtu probleme shumë të mëdha vijnë edhe nga konsumimi i mishit, i cili sipas të dyja shoqatave të konsumatorëve që ushtrojnë aktivitetin në vend, është jashtë standardeve për konsum. Mishi është i pa kontrolluar dhe nënproduktet e tij, lënë gjithmonë vend për dyshim. Altin Goxhaj, Kryetari i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, shprehet se, në Shqipëri mungon laboratori për të verifikuar origjinën e mishit. Për gazetën “Telegraf” ai u shpreh se, nën produktet e mishit, kryesisht sallami nuk dihet se me çfarë mishi është prodhuar. Madje, ai nuk kursehet të thotë që origjina mishit nuk është vetëm nga derrat e fermave, por edhe nga kafshë të tjera, të cilat në vendin tonë nuk njihen si kafshë për konsum mishi. Kjo sipas Goxhajt, është e paverifikueshme, pasi në  vendin tonë nuk ka asnjë laborator që të mund të kryejë  analiza për të parë origjinën e mishit. Problem shumë i madh është dhe mos kontrollimi i mishit. Kjo sipas kreut të ZMK-së, inspektorët e ushqimit mbajnë vulën në xhep dhe kontrollojnë mishin me sy, pa bërë analizat përkatëse, ku dihet që veni ynë ka hartë episodike (ose sëmundja e plasjes). Përveç mishit, probleme të mëdha vijnë nga ushqimet gjenetikisht të ndryshuara, si edhe ato ushqime të cilave u ndërrohet data e skadencës apo edhe atyre produkteve  të cilat tregtohen edhe pse nuk kanë asgjë të përbashkët me emrin e produktit.

Vaji vegjetal i përzierë me esencë kineze, i cili shitet për vaj ulliri; salca e domateve me kripëra shumë më të larta se normalja; dhe cilësia e dobët e miellit i përforcuar me kimikate, dhe tregtohet për bukë, nuk janë të vetmet produkte që sjellin probleme në shëndetin e konsumatorëve. Lista bëhet edhe më e gjatë për qumështin dhe nënproduktet e tij. Margarina e shoqëruar me ngjyrosës që blihet për gjalpë. Nisheste e përpunuar që blihet për djathë, apo edhe fruta, të cilat janë ruajtur me kimikate për më shumë se një vit në magazina dhe tregtohen për fruta të freskëta.

 

 

 

 

 

Projekti, 190 mijë USD për hartimin e ligjeve

Projekti për të reduktuar dhe eliminuar rreziqet potenciale që rezultojnë nga bioteknologjia dhe produktet e saj, ku përfshihen dhe OMGJ-të,  ka për qëllim të përgatitë Shqipërinë për zbatimin e Protokollit të Biosigurisë ose Protokolli i Kartagjenës. Projekti ka një buxhet prej 185600 USD, ku 62500 USD është kontributi që ka marrë Ministria e Mjedisit dhe pjesa tjetër nga Fondi Global për Mjedisin, nëpërmjet Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara (UNEP), për një kohëzgjatje prej 18 muajsh. I gjithë fondi do të shërbejë për të shpërndarë informacionin mbi baza shkencore dhe jo dezinformuese, konceptimin e debatit të mendimeve pro dhe kundra mbi baze argumentimesh dhe të dhënash shkencore, si edhe do të hapë rrugën për vazhdimin e këtij debati edhe në ditët e mëvonshme.

Dëmet shëndetësore

Lista e dëmeve që shkaktohen në shëndetin e konsumatorëve është shumë e madhe. Ato shfaqen si alergji, ulcera, por edhe fëmijët lindin me probleme mendore dhe fizike, nëse Dobësojnë sistemin imunitar. Dobësimi i sistemit imunitar rrit vdekshmërinë pra shkurton jete-gjatësinë. Provat janë bërë në kaviet e laboratorit. Është provë bindëse sepse menjëherë ndryshonin organet e brendshme, posa futej geni i ri përgjegjës siç është Lektina, provuar dhe marrë nga patatja e modifikuar. Patatet me OMGJ ose (transgjenetike) janë obserbueset më të mira të kimikateve  të cilat janë përcjellëse (përçuese)më të mira tek trupi ose organi përkatës.

 

 

 

 

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 186 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Gangrena e kryeqytetasve, higjiena dhe standardet e munguara në tregjet ushqimore
  • Skandal, ilaçe pa datë skadence, pulla dhe etiketa në spitale
  • Dieta per kardiaket
  • “Ja telashet e rrugës Durrës- Kukës, ende s’dihet fatura financiare”
  • Rreziku nga ushqimet gjenetikisht të modifikuara
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD