header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Sociale | Mbledhja e qeverise

Mbledhja e qeverise

Gazeta Telegraf
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

ARSIMI/ Berisha i kërkon Tafajt, kërkimi shkencor atribut i fakulteteve dhe dekanateve. Të bëhet akreditimi i universiteteve

 

Ndërhyrje urgjente në raportin pedagog-student

 

Kryeministri Berisha në mbledhjen e djeshme të qeverisë kërkoi nga Ministria e Arsimit që në bashkëpunim me rektorët e universiteteve të bëhen ndryshimet e nevojshme në kuadrin ligjor, duke përcaktuar kritere të reja përsa i përket raportit studentë - pedagogë. “Reforma në botën akademike e shkencore duhet të thellohet edhe më tej,  duke theksuar se kërkimi shkencor duhet të jetë atribut i fakulteteve dhe dekanateve” tha kryeministri i vendit. Kryeministri Berisha e ka cilësuar çështjen e arsimit të lartë, si një prej fushave me rëndësi përcaktuese për të ardhmen e vendit, e cila ka njohur progres të madh gjatë viteve të fundit. “Në 4 vite është arritur që Shqipëria të numërojë mbi 135 mijë student në universitet e saj  publike dhe private kundrejt 52 mijë që ajo kishte në vitin 2005.” Kryeministri renditi një sërë masash të ndërmarra nga qeveria për modernizimin në tërësi të universiteteve të vendit dhe për funksionimin e tyre sa më efikas në dobi të studentëve. Sipas tij funksionon tërësisht sistemi i Bolonjës si sistemi më i fuqishëm në Evropë për organizimin e shkollës së lartë, janë modernizuar laboratorët e universiteteve, janë bërë ndërtime të reja në kampuset e tyre në një seri qytetesh. Një grup pune serioz po punon me intensitet për të përcaktuar një mënyrë të re financimi të universiteteve të vendit. Autonomia e tyre është thelluar në mënyrë të ndjeshme. Të ardhurat që ato realizojnë janë të gjitha të disponueshme prej tyre.

Urgjent ndryshime në raportin pedagog-student

Kryeministri ngriti çështjen e raportit studentë, pedagogë, i cili duhet të ndryshohet, pas rritjes së vazhdueshme të numrit të studentëve. Kreu i qeverisë pranon se ka disa probleme që kërkojnë ndërhyrje urgjente, probleme të krijuara para së gjithash nga rritja me shpejtësi të madhe të numrit të studentëve. Ai vlerëson se, në qoftë se studentët në fakultet janë trefishuar, pedagogët në universitet ende nuk janë dyfishuar. Ky përbën një kërcënim serioz për cilësinë e tyre. Raporti student, pedagog, në tërësi, është absolutisht i papranueshëm. Ai raport ka qenë deficitar edhe 4 vjet më parë, mendoni se si është bërë ai tani, thekson Kryeministri Berisha. Në këtë kontekst, kryeministri kërkoi nga Ministria e Arsimit që në bashkëpunim me rektorët e universiteteve të bëhen ndryshimet e nevojshme në kuadrin ligjor, duke përcaktuar kritere të reja bazuar në standardet e vendeve anëtare të OECD. “Zoti ministër, bashkë me rektorë të universiteteve do të bëhen të gjitha ndryshimet në aktet ligjore e nënligjore, në mënyrë që universitet tona të përcaktojnë kritere të reja, të përzgjedhin mesataren e tyre, të shohin vendet e OECD. Nuk po përcaktoj këtu se sa duhet të jetë raporti i stafit pedagogjik me studentët, por ka një raport që varion nga 10 tek 25 tek universitet publike. Nuk mund të jemi tek 25, as nuk mund të zbresim tek 10-ta se nuk zbresim dot, mirëpo kur sheh sot me mijëra shqiptarë që diplomohen shkëlqyer brenda dhe jashtë vendit  themi se vendi i tyre është në universitetet e vendit, ndaj dhe nuk duhet të ngurojmë.”

 

Reforma shkencore me politika centraliste

Gjithashtu kreu i qeverisë u ndal në reformën e ndërmarrë, në fushën akademike dhe shkencore të vendit . Duke theksuar se kjo reformë duhet të thellohet, kryeministri u  shpreh se kërkimi shkencor duhet të jetë atribut i fakulteteve dhe dekanateve.  “Në qoftë se shkenca dhe kërkimi shkencor kanë një armik të lindur, ai është centralizmi dhe politikat centraliste. Ato, jo vetëm që nuk e ndihmojnë kërkimin shkencor, por i zënë frymën dhe i shkretojnë tërësisht hapësirën. Kërkimi shkencor duhet të jetë atribut i fakulteteve dhe dekanateve. Detyra jonë është t`u japim atyre fondet. Ne kontrollojmë se cila është eficenca  e përdorimit të këtyre fondeve, por përzgjedhjen e projekteve, për financim duhet ta kenë detyrimisht këshillat shkencore të fakulteteve. Kjo është themelore që ne të realizojmë qëllimin e reformës.

 

Kreu i qeverisë kërkon akreditimin e universiteteve

 

Kryeministri ka kërkuar nga MASH, ditën e djeshme gjatë marrjes së vendimeve në mbledhjen, që me ndihmesën e kompanive serioze të fushës të bëjnë sa më parë reitingun (vlerësimin) e universiteteve. Është jashtëzakonisht e rëndësishme, vijoi kryeministri  që qytetarët shqiptarë të kenë reitingun e universiteteve të vendit, private dhe publike në mënyrë që ta dinë se ku studion fëmija i tyre. Mundësisht të kontratohet sa më shpejt një prej kompanive më serioze në botë që të bëjë reitingun (vlerësimin) e universiteteve. Duke shprehur vlerësimin më të madh për progresin e bërë, në tërësi në arsimin e lartë, kryeministri u shpreh se këto çështje duhet të marrin përgjigje sa më të shpejtë dhe të guximshme. Investimi për arsimin e lartë, theksoi kryeministri është përcaktues për projektin e të ardhmes së vendit.

 

Ministri Tafaj: “Sistemi Arsimor Finlandez, një nga sistemet elitare”, që duhet ndjekur

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj dhe Ambasadori i Finlandës në Shqipëri Erkki Huttinen morën pjesë në prezantimin e “Sistemi Arsimor Finlandez, një nga sistemet elitare”. Në fjalën e tij Ministri Tafaj theksoi edhe një herë arsimin si një nga prioritetet e qeverisë, rritja e cilësisë në të gjithë nivelit e tij dhe reformimi i këtij sektori drejt modeleve me të mira evropiane dhe botërore. “Ne kemi projektuar reforma të tjera nëpërmjet të cilave do të përfundojmë modelin më të përshtatshëm të arsimit tonë parauniversitar dhe universitar. Do të jenë reforma që do të fokusohen drejt interesave më të mira për çdo nxënës e student, çdo prind dhe çdo mësues e specialist të fushës, të gjitha nivelet të sistemit. Grupet e punës të ngritura janë duke vizituar sistemet më të mira në Evropë dhe e më gjerë, dhe duke sjellë eksperiencat më të arrira të reformave arsimore”, -tha Tafaj. Në këtë takim, kemi një eksperience elitare arsimore të prezantuar nga përfaqësues të ambasadës finlandeze por me tepër do të thosha ambasadorë të arsimit në përgjithësi, vlerësoi Tafaj.

 

MASH

Egjipti, ofertë për kurse trajnimi për mjekët  

Universiteti “Mansura” në Egjipt, në bashkëpunim me Fondacionin Egjiptian për Bashkëpunimin Teknik, organizojnë kurse afatshkurtra për mjekët shqiptarë, sipas tematikave të mëposhtme: “The international training course on Uro-laparoscopy”, 02-06 Maj 2010; “Teeth deformation in Children”, 18-25 Nëntor 2010. Aplikantët për ndjekjen e këtyre kurseve duhet të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze. Shpenzimet  e akomodimit dhe të ushqimit mbulohen nga pala egjiptiane, ndërsa shpenzimet e udhëtimit do të mbulohen nga vetë pjesëmarrësit. Afati i fundit për pranimin e dokumentacionit është data 01.04.2010. Të interesuarit duhet të paraqesin pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dokumentet e mëposhtme:

- Fotokopjen e  pasaportës;

- Kopjen e diplomës së mbarimit të studimeve të larta;

- Dëshminë për njohjen e gjuhës angleze;

- Ç;

- 1 fotografi 4 cm x 6 cm.

 

SITUATA E PËRMBYTJEVE

Mbyllen shkollat në 7 komuna

 

Komisioni i Emergjencave Civile në qarkun e Shkodrës ka vendosur ditën e djeshme mbylljen e shkollave në shtatë komuna pasi situatat e reshjeve ka shkaktuar përmbytjet të tyre. Komunat ku është ndërprerë mësimi janë: Ana e Malit, Dajç, Guri i Zi, Lagjet Bahçallëk, Ajasëm, Livadhe. Ministrisa e Brendëshme dhe Komisoni i Emergjencave shpjego se marrja e këtyre masave nga Drejtoria Rajonale e Arsimit për mbylljen e shkollave në këto komuna duhet të bëhet për 24 orët në vijim. Komisioni i Emergjencave kërkoi vënien në dispozicion të KECQ të njërit nga konviktet e shkollave të mesme profesionale për akomodimin e komunitetit që mund të evakuohet. Drejtuesit Komisionit në qarkuan e Shkodrës kanë kërkuar dhe marrja e masave nga kryetarët e komunave për lajmërimin e komunitetit në rast evakuimi duke bashkëpunuar me strukturat e Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.

 

 

 

 

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 166 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Dy javë afat për doktoraturat e arkitekturës, hidroteknikës dhe mjedisit
  • Hiqet formulari A2 dhe A3 për maturantët
  • Universitetet shtetërore, ja pse është i pakonkurrueshëm
  • Pranimet në universitete nën diktatin e qeverisë
  • Kuotat dhe tarifat për vitin akademik 2010-2011
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD