header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Sociale | Në mes të marsit fillojnë legalizimet me bono

Në mes të marsit fillojnë legalizimet me bono

Gazeta Telegraf
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Flet Shaban Memia, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI- t detajet dhe fillimi i procesit të legalizimit me bono

<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:Vrinda; panose-1:1 1 6 0 1 1 1 1 1 1; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:auto; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:65539 0 0 0 1 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-font-family:Vrinda; mso-bidi-language:BN;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

 

 

Legalizimi i banesave me bono privatizimi pritet të fillojë gjatë gjysmës së dytë të marsit. Në një prononcim të dhënë për gazetën “Telegraf”, drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI- të, Prof. Dr Shaban Memia ka deklaruar se aplikimi i pagesës me bono privatizimi të procesit të legalizimeve pritet të startoj në 15 ditshin e dytë të muajit mars. Memia, theksoi për gazetën se ndryshimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave në ligjin e legalizimeve ka të bëjë me mundësinë që çdo qytetar në proces legalizimi të ketë mundësi të përdorë bonot e privatizimit. Në ligjin e miratuar dy muaj më parë në Kuvend, sanksionohej që letrat me vlerë të përdoreshin në masën 50 për qind vetëm për ndërtimet informate, të cilat konsiderohen të mëdha. Sipas ligjit, me letra me vlerë paguanin deri në 50 për qind, vetëm ndërtimet mbi 300 metra katrorë brenda vijës së verdhë si dhe 500 metra katrorë jashtë vijës së verdhë.

Memia: “Pritet dekreti i ligjit nga presidenti”

Sipas drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI- t, të gjithë qytetarët në momentin e dekretimit të ndryshimeve të ligjit nga Presidenti  Topi kanë të drejtë që të bëjnë një kërkesë me shkrim pranë ALUIZNI- t në të cilën mund të kërkojnë rikthimin e parave të derdhura për legalizimin dhe zëvendësimin e tyre me anë të bonove të privatizimit. “Edhe qytetarët që kanë parcela ndërtimore të vogla si 100 metra katrorë, do të kenë mundësi të paguajnë me bono”, - theksoi Shaban Memia, drejtori i ALUIZNI-t. Ligji parashikon që brenda një periudhe 3-mujore, çdo i interesuar që kërkon të paguajë ndërtimin e tij me letra me vlerë, duhet të bëjë një kërkesë tek Agjencia e Legalizimeve. Ligji parashikon dy elemente të rëndësishme për sa i përket shlyerjes së detyrimit financiar nëpërmjet përdorimit të bonove të privatizimit. Elementi i parë parashikon rastin kur parcela ndërtimore ka për funksion banimin. Në këto raste poseduesi i objektit informal mund të shlyejë 80% të detyrimit financiar duke përdorur bonot e privatizimit ose letrat me vlerë. Në rastet kur parcela ndërtimore ka funksion social ekonomik, poseduesi ka mundësi që nëpërmjet skemë së re financiare të paguajë detyrimin financiar duke përdorur letrat me vlerë për 50% të vlerës. Për sa u përket shtesave në pallate në këtë ligj parashikohen dy raste. Në rastet kur shtesa është bërë në pallatet e vjetra të para vitit 1993 dhe kur shtesa përdoret për banim, qytetari shlyen 80% të vlerës financiare me bono privatizimi.

Afatet e legalizimit

Kështu, duke filluar nga data 24 nëntor e vitit të kaluar e deri më 24 shkurt, qytetarët kanë afat për të bërë kërkesës pranë ALUIZNI-t. Por, ky afat nuk ka të bëjë me përdorimin e letrave me vlerë, por thjesht me një kërkesë formale. Sipas ndryshimeve ligjore, ata që kanë ndërtime pa leje dhe që lejohen nga ligji për të paguar tarifat sipas ligjit me bono privatizimi, duhet të bëjnë një kërkesë në Agjencinë e Legalizimeve. Kjo kërkesë duhet bërë jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit. Referuar ligjit që hyn në fuqi në datën 24 nëntor, jo të gjithë që kanë një ndërtim pa leje mund të paguaj,ë me letra me vlerë. Kështu, për parcelat ndërtimore jashtë vijave të verdha çmimi ndryshon në bazë të metrave katrorë

 

Kostoja

Tarifa e shërbimit nga ALUIZNI: 4 mijë lekë

Taksa e ndikimit në infrastrukturë: 2% e kostos së ndërtimit për m2 sipërfaqe

Gjoba për sipërfaqet pa leje për individët: 4% e çmimit fiskal për m2

Gjoba për sipërfaqet pa leje për ndërtuesit: 10% e çmimit fiskal për m2

Gjoba për ndryshimin e destinacionit nga ndërtuesit: 20% e çmimit fiskal për m2

 

 

Ligji i ri, pagesa me bono vetëm për tarifat e legalizimit

 

Sipas ligjit, të gjitha taksat dhe detyrimet financiare që rrjedhin nga kalimi i pronësisë së parcelës ndërtimore do të paguhen me para, ndërsa tarifa e legalizimit paguhet me letra me vlerë. Sipas ekspertëve të ALUIZNI-t, aktualisht për 70 për qind të ndërtimeve informale kanë mbaruar procedurat për kualifikimin dhe pajisjen me leje legalizimi. Ndërkohë pritet që të bëhet pagesa e këtyre detyrimeve që kanë të bëjnë me kalimin e pronësisë së parcelës ndërtimore. Në ligj është parashikuar që bonot e privatizimit të shpërndara për ish-të përndjekurit politikë dhe subjekteve të tjera gjatë privatizimeve të objekteve shtetërore të kenë të njëjtin trajtim me bonot e privatizimit që do të përdoren për legalizimet e ndërtimeve pa leje. Në projektligj janë parashikuar ndryshime të rëndësishme, sidomos në nenet 19, 20 dhe 21, ku parashikohet që për sipërfaqe që deri tani aplikohej tarifa në përputhje me vlerën e plotë të tregut, nuk mund të aplikohet pjesërisht pagesa me bonot e privatizimit. Në funksion të idesë së përdorimit të pagesës me bono privatizimi janë bërë ndryshime edhe në dispozitën që lidhet me dokumentacionin ligjor për legalizimin dhe ndërtimin e ndërtesave informale, ku është parashikuar që subjekti mund të paraqesë kërkesë për mënyrën e pagesës për legalizimin e ndërtimit pa leje.

 

Vlera totale e bonove të privatizimit, sa janë në qarkullim

 

Sipas të dhënave zyrtare, në total janë emetuar 74.9 miliardë lekë bono privatizimi, prej të cilave i janë shpërndarë publikut 51.2 miliardë lekë. Nga këto janë përdorur deri tani në proceset e privatizimeve 10 miliardë lekë, ndërkohë që mbeten të shpërndara dhe të papërdorura 41 miliardë lekë të tjera. Bonot e privatizimit mund të përdoren për qëllimin me të cilin janë emetuar deri më 31 dhjetor të vitit 2010. Kështu hyrja në fuqi e ligjit për përdorimin e bonove të privatizimit në procesin e legalizimit, ka nisur që të rrisë vlerën e tyre në tregun e lirë. Ky vendim duket se favorizon ata individë, të cilët kanë përfituar më shumë nga zënia e pronës së ish-pronarëve legjitimë, pasi ul ndjeshëm faturën e pagesës sepse aktualisht një bono privatizimi 100 mijë lekëshe blihet në treg me vetëm 14.5 për qind të vlerës së saj. Para zgjedhjeve, kur u propozua ky ndryshim ligjor nga 3-4 për qind që shiteshin në treg këto letra, përqindja u rrit në 10 dhe tashmë ka shkuar në 14.5 për qind dhe me hyrjen në fuqi të ligjit, do të rritet edhe më tepër.

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 244 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Privatizimi i objekteve shtetërore, përcaktohet afati për blerjen e truallit
  • INSTAT jep alarmin inflacioni merr
  • Aluizmi/Vendimi i fundit
  • Ish-pronarët kundër dëmshpërblimit të letrave me vlerë
  • Të mos privatizohen pronat e ushtrisë
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD