“Kosovarë ejani për pushime në Vlorë dhe Sarandë”
ESKLUZIVE/ Biznesmeni kosovar Behxhet Pacolli tregon sesi e ndryshoi Moskën me ndërtimet e tij dhe hyrjen në politikë
<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:Calibri; panose-1:2 15 5 2 2 2 4 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:swiss; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1073750139 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin-top:0in; margin-right:0in; margin-bottom:10.0pt; margin-left:0in; line-height:115%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:Calibri; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.0in 1.0in 1.0in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Behxhet Pacollin, biznesmenin kosovar, themeluesin e Partisë AKR në Kosovë kishim dëshiruar prej kohësh ta takonim dhe të realizonim një intervistë me të. Takimi i tij me këngëtarin italian Al Bano Karrisi në ambientet e Hotel Sheraton, ishte një rastësi për ta realizuar komunikimin së bashku, por ai u shpreh se, nuk dëshironte të intervistohej dhe për këtë kërkonte mirëkuptim. Këmbëngulja jonë, por edhe ndërhyrja e Al Banos, bëri të mundur bashkëbisedimin tonë, që sikurse u shpreh dhe vetë ai, është e para intervistë që jep në shtypin shqiptar. Njeriu që ka lënë gjurmë me biznesin e tij në shumë shtete të botës, që i ndryshoi pamjen Moskës, ish- bashkëshorti i këngëtares italiane me origjinë shqiptare Ana Oxa, nga vitit 1996 deri më 2002, mbahet mend në të gjithë botën edhe për çlirimin e pengjeve. Por Behxhet Pacolli, ka bërë shumë për Kosovën e tij dhe ndaj hyri vrullshëm me 13 deputetë në Parlament. Ai është babai i katër fëmijëve, 1 djalë dhe 3 vajza dhe posedon dy nënshtetësi atë kosovare dhe zvicerane.
Z. Pacolli ishte kënaqësi që ju takuam dhe që pranuat të bënit këtë bisedë për gazetën “Telegraf”. Por, kur e keni njohur këngëtarin italian Al Bano Karrisin?
E kam njohur në vitin 1985 në Moskë kur ishte bashkë me familjen e tij. Pas një koncerti që dha atje, ishte vërtetë eveniment për mua shqiptarin, që të takoja këngëtarin e madh italian, pasi e njihja këngën e tij. E kam ndjekur në vijimësi dhe si të gjithë admiruesit e këngës së tij, konstatoj se edhe pas 30 vjetësh, zëri i tij nuk ka ndryshuar. Ai mbetet i madh, madje është një gjeni i vërtetë, që edhe pse vitet ikin, zëri i tij piqet, bëhet më i ëmbël. Në takimin tonë të parë më bëri përshtypje kjo gjë, sepse kur mori vesh që jam shqiptar, ai u entuziazmua, a thua se takoi një mikun e tij italian. U bëmë miq dhe ja u takuam këtu në Shqipëri, me emocione të veçanta.
Ishte përfolur që do të organizonit një koncert në Prishtinë me Al Banon, është e vërtetë?
Po, është shumë e vërtetë, kërkova ta marr me rastin e fushatës së zgjedhjeve, por ndërrova mendje. Ishte shumë ftohtë, por ishte edhe një shkak tjetër. Sot që po flasim bashkë i premtova që të sponsorizoj koncertin e tij në Vlorë dhe Sarandë, në muajin gusht, kohë kur vijnë kosovarët për të pushuar në bregdet. Është një mundësi kjo për të njohur bashkëqytetarët e mi me këtë këngëtar të madh italian, që ka një lidhje shpirtërore me Shqipërinë. Pas kësaj, patjetër do të vijë edhe në Prishtinë. Duke dhënë këtë premtim, njëherësh, nëpërmjet gazetës suaj, ju them Kosovarëve që të vijnë të pushojnë në bregdetin e Vlorës dhe të Sarandës, pasi do të dëgjojnë edhe këngën e Al Banos së madh. Kjo do të jetë një dhuratë e imja për Al Banon dhe kosovarët.
Ju e njihni këngën e Al Banos?
Ta kesh mik një këngëtar kaq të madh dhe të mos njohësh këngën e tij, është e pamundur. Këngët që kam përzemër janë: Felicita, Liberta, Saranda, Okinava etj..
Kam dëshirë që të vijojmë bisedën më tej bashkë për të mësuar diçka më shumë për lexuesin e gazetës “Telegraf”... Kush është Behxhet Pacolli?
Jam shqiptar, lindur më 30 gusht të vitit 1951 në Marec të Prishtinës. Sikurse e dini, unë jam biznesmen dhe politikan në Kosovë, kam edhe nënshtetësinë zvicerane. Jam fëmija i bashkëshortëve Isa dhe Nazmie Pacollit. Pasi mbarova shkollën fillore dhe të mesme, ndoqa studimet në Hamburg, ku u diplomova në Ekonomi-Marketing dhe menaxhim.
Ju jeni ndër biznesmenët më të fuqishëm shqiptarë. Mund të mësojmë se si u futët në këtë rrugë të mundimshme?
Në mos gaboj, ka qenë viti 1976, kur mu dha mundësia të punoj si menaxher i shitjes për kompaninë austriake Peter Zimmer, ku deri në vitin 1990 punova si menaxher i lartë në Interplastica Engineerin. Me punën time arrita të krijoj Mabetec, që më pas mori emrin Mabatec Group, kompani që ka aktivitet kryesor studimin, planifikimin, projektimin dhe ndërtimtarinë globale, që është shtrirë në 19 vende të botës në Evropë, Amerikë, Afrikë, Azi.
Në mos gabohem z. Pacolli, ju admiroheni shumë në Rusi, madje vlerësoheni si “arkitekt” i ndërtimit të Moskës. Si e gjetët rrugën deri atje?
Është e vërtetë se kam mundur të realizoj projekte ndërtimore në Yakutsk në Rusi, duke bashkëpunuar me kryetarin e komunës Pavël Borodin, më pas na u afrua nja kontratë ndërtimore për rinovimin e Kremlinit të Moskës. Punova për ndërtimin e qytetin Yakutsk, që ndodhet në Republikën më të madhe veriore të Federatës ruse. Ndërtimet filluan me Qendrën Shëndetësore “Nëna dhe Fëmija”, për të vijuar më pas ndërtimin e institucioneve të Moskës. Renovimi i ish Parlamentit të Federatës Ruse “Shtëpia e Bardhë”, rinovimin e ndërtesës së Këshillit Federativ të Rusisë dhe të Dumës shtetërore, restaurimin e hotelit të parë luksoz Svviss Diamond Hotel Moscovv, si dhe të ndërtesave historike në Kremlin, aktivitet ndërtimor që nisi më 1993 dhe përfundoi në vitin 1996.
Ku keni pasur aktivitet ndërtimor në vende të tjera?
Ndërtime janë bërë edhe në Itali, Kazakistan dhe Uzbekistan. Arritëm të bëjmë projektin për rinovimin e teatrit La Fenice, pasi ishte djegur më parë. Në Kazakistan u ndërtuan qendrat kryesore qeveritare të kryeqytetit të ri, Astana si dhe të disa qendra spitalore, universitare dhe sportive.
Përveçse një biznesmen i madh, ju njiheni edhe si humanist, madje keni kontribuar edhe në çlirimin e pengjeve të rëndësishëm?
Nuk do te ecte mbare një biznes, nëse nuk është human, nuk ndihmon njerëzit në nevojë. Ky ka qenë dhe mbetet një princip në jetën time. Nuk mund të numëroj sa herë jam gjendur pranë atyre që kanë nevojë, që u është rrezikuar jeta. Po përmend ndihmën humanitare që dhashë në kampin e refugjatëve në Malin e Zi, në Kukës si dhe ndihmën e koordinuar në Kosovë pas mbarimit të luftës. Në vitin 2004 kontribuova për lirimin e tre punëtorëve të OKB, që u morën peng në Afganistan, që janë: Shqipe Hebibi, Annette Flannigan dhe Angelitoo Nayan. Në vitin 2006 ndihmova në lirimin e korrespodentit italian Gabriele Torsellos, që u rrëmbye në Afganistan.
Rruga e politikës
Si çdo njeri tjetër që ka të drejtë të përfshihet në politikën e vendit të vet. Kosova ka nevojë për kontributin e të gjithëve për ta ndërtuar. Kështu më 17 mars të vitit 2007 themelova partinë të emërtuar “Aleanca e Kosovës së Re”, që sikurse e dini në zgjedhjet parlamentare po të atij viti zuri vend e treta me 13 vende në Parlament, përparime arritëm edhe në zgjedhjet vendore të fund-vitit të kaluar.
-
225 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj