header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Sociale | Në gjykatën e Vlorës dominojnë divorcet dhe paditë e pronësisë

Në gjykatën e Vlorës dominojnë divorcet dhe paditë e pronësisë

Zenepe Luka
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

ANALIZA VJETORE/ Flet për “Telegraf”, Kancelari Albert Pashaj: “Shifrat tregojnë se kemi goditur krimin”

<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:Calibri; panose-1:2 15 5 2 2 2 4 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:swiss; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1073750139 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin-top:0in; margin-right:0in; margin-bottom:10.0pt; margin-left:0in; line-height:115%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:Calibri; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

Telegrafi i Vlorës

Në pritje të analizës vjetore të gjykatës së faktit në Vlorë, kancelari Albert Pashaj, është prononcuar ekskluzivisht për gazetën “Telegraf”, referuar statistikave dhe problematikës së çështjeve të gjykuara.

Cili është aktiviteti i Gjykatës së Faktit për vitin që kaloi z. Pashaj?

Në gjykatën e rrethit gjyqësor në Vlorë, ka pasur 3251 civile, çështje të mbyllura, 142 çështje penale, 274 masa sigurimi, leje përgjimi telefoni 108, kërkesa civile të veçanta 1131, kërkesa penale të veçanta 477 dhe në total 5865 çështje gjithsej të gjykuara. Ngarkesa ka qenë  diçka më shumë se një vit më parë, por që është  përballuar nga 18 gjyqtarë.

Cila është problematika e çështjeve të gjykuara?

Të shumëllojshme, por kanë dominuar paditë e pronësisë, deri tek paditë e trashëgimisë. Tek civilet dominojnë zgjidhjet e martesave që për vitin që shkoi arriti në shifrën 540. Të tërheq vëmendjen fakti që protagoniste më shumë janë gratë që kërkojnë divorcin me burrat dhe në një moshë të pjekur.

Keni bërë ndonjë studim se cilat janë shkaqet?

Pretendimi i parë është mospërputhje karakteresh, gjendja ekonomike, raste edhe të përdorimit të dhunës. Më të tronditura janë familjet e reja, veçanërisht martesat e emigrantëve, që pas një periudhe kërkojnë ndarjen. Ka edhe raste kur emigrantët shqiptarë janë martuar me të huaja dhe nuk ka shkuar gjatë familja, kanë kërkuar ndarje.

Mendoni se me vendimet e dhëna nga gjykata, ka goditur krimin?

Ky është misioni i gjykatës dhe besojmë se i është arritur qëllimit, vendimet janë dhënë në përputhje me ligjin, duke mos toleruar autorët. Ajo që dua të them, është se vitin që shkoi kanë qenë në minimum çështjet për kultivimin e drogës, apo edhe trafikut të saj. Mund të themi pa mëdyshje se ky precedent, tashmë është shuar.

Në çështjet penale zënë vend vjedhjet dhe krimi kundër personit. Çfarë vendi zënë minorenët në këtë kategori krimesh?

Është viti i dytë që gjykata gjykon këtë moshë në shkallë Qarku, nga seksioni penal i të miturve.  Kjo është mosha që dominon veçanërisht për vjedhjet. Kemi një shtim të çështjeve, ndërsa më i madh duhet të jetë numri i çështjeve pa autor. Vitin që shkoi kemi pasur edhe 14 vrasje, rrahje dhe kundërshtim të personit.

Sa është numri i çështjeve të gjykuara në Shkallë të Parë që janë ankimuar në Apel. Sa vendime janë lënë në fuqi dhe sa janë prishur?

Janë ankimuar nga palët 607 çështje, janë kthyer 144 prej tyre. Referuar statistikave në 72 për qind të rasteve është lënë në fuqi vendimi i shkallës së parë

Çfarë vendi zënë çështjet me akuzën e korrupsionit pasiv dhe cili ka qenë qëndrimi i gjykatës?

Kemi gjykuar rreth 20 çështje për shpërdorim detyre, 8 prej tyre janë gjykuar, pjesa tjetër është e mbartur. Për dhënie mite, apo si quhet në gjuhën e përditshme për korrupsion kemi pasur dy raste për të cilat është dhënë vendimi.

Një gjyqtar i Vlorës u pezullua për korrupsion, vlerësohet prej jush si një argument që tregon se, gjyqtarët janë të korruptuar?

Është e vërtetë që është pezulluar një gjyqtar i yni, Thoma Nika, por çështja është në hetim e sipër nga Prokuroria e Fierit. Kur të përfundojë gjithçka dhe të provohet fajësia, atëherë mund të dilet me një opinion. Ajo që dua t’ju them është se gjykata me vendimet e saj të ashpra, ka arritur të godasë krimin. Këtë e tregon edhe fakti që 80 për qind e vendimeve lihen në fuqi në të tre shkallët.

Som

Kanë dominuar paditë e pronësisë, deri tek paditë e trashëgimisë. Tek civilet dominojnë zgjidhjet e martesave që për vitin që shkoi arriti në shifrën 540. Të tërheq vëmendjen fakti që protagoniste më shumë janë gratë që kërkojnë divorcin me burrat

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 253 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Telegrafi i Vlorës
  • Otranto, një avokat gjerman mbron shqiptarët e mbijetuar
  • Opinion
  • “Amnistia është e dështuar pa marrveshjen e qeverisë me opozitën”
  • “Futbolli vuan për gjyqtarë të rinj”
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD