SHOQATA E BREGDETIT
Qeveria të ndërhyjë sa më parë
Të shqetësuar nga ngjarja e ditëve të fundit në krahinën e Himarës, në zonën më të lakmuar dhe më të bukur turistike, për të cilën kujtohemi vetëm atëherë, kur duam të shkojmë me pushime. Shoqata “Bregdeti”, shpreh përsëri shqetësimin që e përcollën edhe banorët e zonës, por që nuk gjeti përkrahjen e askujt. “Kjo është një dukuri mjaft preokupuese për gjithë bashkëkrahinasit, për të cilën duhet të merren masa të shpejta në kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të aktorëve keqbërës. Me keqardhje ne konstatojmë se ajo çka ndodhi në Dhërmi, Vuno dhe Himarë ra në vesh të shurdhët dhe duket se nuk u shqetësua asnjë nga organet përkatëse, përveç banorëve, të cilët dhanë alarmin. Kjo që ndodhi në shtëpitë e Bregut mund të ketë pasoja që nuk duam t`i parashikojmë, pasi po plaçkitet djersa dhe gjaku i bijve tanë emigrantë.”, thotë kjo shoqatë në letrën e saj drejtuar mediave. Sipas saj ligji duhet të godasë fort mbi keqbërësit, të cilët trazuan jetën e banorëve të Himarës dhe të atyre që jetojnë larg saj. “Kërkojmë ndërhyrjen urgjente të qeverisë dhe të pushtetit lokal për të marrë në mbrojtje shtëpitë dhe pronat e Bregasve. Duhen dënuar këto dhunime barbarësh. Kjo dukuri mund të jetë një kërcënim direkt për t’u larguar të moshuarit që kanë mbetur vetëm në shtëpitë e tyre dhe me keq akoma për ato shtëpi ku pronarët e tyre jetojnë larg krahinës, në qytete të tjera. Nuk mund të lejohet që kjo krahinë të sulmohet dhunshëm e të zaptohet nga vikingët,”, përfundon reagimi i shoqatës.
-
39 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj