header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Rrethet | Telegrafi i Vlorës

Telegrafi i Vlorës

Zenepe Luka
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

MBLEDHJA/ Reagojnë pronarët. Nën/kryetari i Bashkisë Vlorë, Halim Dervishaj: “Kemi miratuar listën në Këshillin Bashkiak”

Lirohen banesat e pronarëve, të pastrehët kredi pa interes

Ditën e djeshme Bashkia e Vlorës, paraqiti listën emërore të pastrehëve për ta miratuar në Këshillin Bashkiak, por këshilltarët kanë kërkuar më shumë transparencë dhe informacion të detajuar për çdo person. Kryebashkiaku Shpëtim Gjika është shprehur se, “nuk ka pasur dhe nuk do të ketë në asnjë rast abuzim me të pastrehët dhe se këshilltarët janë të lirë të identifikojnë të gjithë dokumentacionin”. Për të mësuar se cila është situata e të pastrehëve në qytetin e Vlorës, çfarë probleme ngrihen nga ish-pronarët e banesave dhe cila është ndihmesa e Bashkisë, biseduam me Entin e Banesave dhe nënkryetarin e Bashkisë, Halim Dervishaj.

Kredia

Nga 90 persona që kanë aplikuar si të pastrehë në Bashkinë e Vlorës, kanë përfituar 19 prej tyre, që janë nga kontigjenti që banojnë në banesat e ish-pronarëve. Të pastrehët, e kësaj kategorie do të përfitojnë kredi nga shteti pa interes. Shuma varijon nga 17-32 milionë lekë të vjetra. Vazhdon dorëzimi i dokumentacionit pranë Entit Kombëtar të Banesave. Interesimi i tyre ka qenë vazhdimisht në rritje për të kërkuar kredi. Nga 450 të pastrehë të kategorisë së parë, 90 kanë plotësuar dokumentacionin përkatës. Drejtori i Entit të Banesave Geron Gumbardhi shprehet për “Telegraf” se: “Në qytetin e Vlorës me grupin e parë të të pastrehëve janë 450, deri tani kanë përfituar 90 persona dhe deri tani që flasim janë pajisur 19 prej tyre me kredi me interes zero. Shuma përcaktohet nga numri i frymëve që kanë në shtëpi dhe varijon nga 17-32 milionë lekë të vjetra. Dokumentacioni që kanë plotësuar dhe që duhet të vijojnë të sjellin edhe të tjerët janë një certifikatë familjare e vitit 1992, një vërtetim negative nga zyra e pasurive të paluajtshme dhe vërtetimin që kanë statusin e të pastrehëve që kanë jetuar në banesat e ish-pronarëve”. Interesimi është i madh dhe Enti i Banesave është korrekt në kohë për të plotësuar kërkesat e tyre, pasi fondi për këtë kategori të pastrehës, është pa limit.

Nën/kryetari i Bashkisë, Dervishaj

Bashkia e Vlorës nuk ka asgjë në dorë për të ndihmuar këtë kategori qytetarësh, pasi është Enti i Banesave që siguron kredi për ta, pa interes. Nga ana jonë, janë hartuar listat përkatëse që miratohen në Këshillin Bashkiak, mbështetur në dokumentacionin ligjor, që pasi marrin “ok” nga këshilltarët, bëhen procedurat për të marrë kredi, që është në interes të qytetarëve.

Bashkia mori përsipër të paguajë qiranë e disa familjeve, çfarë është bërë deri tani?

Kjo është një e vërtetë, Bashkia mori përsipër të paguajë qiranë e disa familjeve që jetojnë në banesa të pa përshtatshme deri sa të stabilizohen, por problemi ka ngecur. Shkak është se, kryefamiljarët i duan lekët kesh, ndërsa Bashkia operon nëpërmjet bankave. Ata duhet të hapin llogari bankare dhe Bashkia shlyen vlerën e qirasë. Në këtë rast faji është i vetë qytetarëve, pasi Bashkia ka qenë dhe është e gatshme për ta përmbushur këtë detyrim ndaj qytetarëve në nevojë.

Flasin pronarët e banesave

Dh. Kule, njëri nga pronarët e një ndërtese tek ish -gjyqi i vjetër, është shprehur lidhur me këtë problem se, nuk duhet konsideruar lajm i bujshëm që 19 familje të pastreha, që banojnë në shtëpitë e pronarëve të vërtetë kanë marrë kredi për të blerë banesat. Në këtë sektor Qeveria ka dështuar dhe pronarëve të vërtetë u është mohuar ende e drejta për të gëzuar pronën e tyre. Po mbushen 20 vjet nga rënia e regjimit dhe në këto vite tranzicioni të zgjatur, megjithë përparësinë nëpër letra e ligje, nuk është zgjidhur ky problem, çka ka penguar vajtjen e të zotit tek prona, investimet etj.. Dhënia kredi e 19 qytetarëve, shkëputur nga lista me qindra të pastrehë, është një pikë uji në oqean. Nuk dihet se në cilin vit pronarët e vërtetë që numërohen me qindra në Vlorë, do të shkojnë në banesat e prindërve të tyre, kjo për shkak se shteti nuk ka mundur të sigurojë strehim për këtë kategori qytetarësh.

Kryebashkiaku Shpëtim Gjika është shprehur se, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë në asnjë rast abuzim me të pastrehët dhe se këshilltarët janë të lirë të identifikojnë të gjithë dokumentacionin

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 99 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • “Qeveria e ka hequr Vlorën nga harta e investimeve”
  • Bizneset e Dakos po mbajnë peng më shumë se 400 familje
  • Qeveria miraton projektligjin për kooperativat kapitaliste
  • “Ja çfarë kemi bërë për të integruar shtresat në nevojë”
  • Skandali me tokat e bregdetit
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD