header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Rrethet | Telegrafi i Vlorës

Telegrafi i Vlorës

Zenepe LUKA
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

INTERVISTA/ Flet për “Telegraf”, Kanan Braho: “Ndihem i kërcënuar, por do zbatoj ligjin e ri, aprovuar në dhjetor”

Pronat, Kryebashkiaku i Orikumit: “Shteti të më mbrojë”!

Thënë më parë nën zë, të martën kreu i Bashkisë së Orikumit Kanan Braho, ka deklaruar publikisht se ndjehet i kërcënuar nga protestuesit dhe i ka bërë thirrje Prokurorisë që të marrë në mbrojtje jetën e tij. I pyetur nga “Telegraf” mesditën e të martës, Braho është shprehur se do të zbatojë ligjin e ri aprovuar në dhjetor nga Parlamenti shqiptar dhe firmosur nga Presidenti i Republikës, duke filluar investimet e gozhduara deri tani.

Cila është situata në Bashkinë e Orikumit dhe administratën e saj?

Është në gjendje asfiksie është paralizuar plotësisht puna, për shkak të protestave të ish-punonjësve të NB Orikum. Prej muajsh, përjetojmë një situatë aspak të pranueshme, janë bllokuar investimet, njerëzit janë të papunë.

Përse kjo gjendje?

Sepse ish-punonjësit e NB-së dhe disa shoqata, protestojnë dhe kërcënojnë nëse do të zbatohet ligji që u miratua në dhjetor, vetëm pse nuk u shkon atyre për shtat. Jo vetëm që dalin në rrugë, është e drejta e tyre të protestojnë, ua jep kushtetuta, por krerët e këtyre shoqatave guxojnë dhe vijnë në zyrën e Kryetarit të Bashkisë dhe kërcënojnë nëse do të zbatohet ky ligj i miratuar edhe nga kreu i shtetit. Ky është një ligj, ligji 10208  i dekretuar edhe nga Presidenti i Republikës më 13 janar të këtij vitit, që i trajton denjësisht ish-punonjësit e NB, një ligj që është përgatitur edhe me iniciativën e Bashkisë Orikum dhe që duhet t’i kënaqë së tepërmi ata.

 Përse shpreheni kështu?

Sepse ky ligj zgjidhi një problem që është zvarritur prej vitesh, pasi ky kontigjent njerëzish, kanë qenë të pa trajtuar, pasi ligji i mëparshëm nuk ju njihte asgjë. Ligji vuri në vend moralin e tyre, pasi ata kishin kontribuar, duke bonifikuar edhe një pjesë të këtyre tokave, që për hir të së vërtetës kanë qenë moçale. Me zbatimin e këtij ligji ata përfitojnë një pjesë të konsiderueshme të ish-tokave të NB-së. Ata trajtohen me tokë truall në bregdet nga 300-700 metra katrorë, duke ju dhënë mundësinë që të trajtohen me truall në zonën turistike, pra i bëri pronarë, duke ju dhënë një pasuri që është e konsiderueshme.

Si do ta përllogaritnit këtë pasuri?

Ju bëj me dije që çmimi zyrtari i trojeve në Bashkinë e Orikumit, përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave është 178 mijë lekë metri katror. Kështu, një familje që trajtohet me 750 metra katror truall, kapërcen vlerën 130-140 mijë euro. Po të shkojmë më tej, kjo zonë ka një studim urbanistik dhe kjo pronë shkon në dyfishin e saj. Ligji i mëparshëm nuk ua jepte këtë të drejtë. Ligji i miratuar në vitin 1993 me vendim të KM, përjashtonte kthimin e tokës nga përdorimi në pronësi për ish-punonjësit e NB-së. Ligji i fundit, i bën pronarë, duke mos qenë të tillë.

Si mendoni të zgjidhet problemi?

Gjithçka e ka zgjidhur ligji. Unë si kryetar Bashkie jam i detyruar ta zbatoj atë pikë për pikë dhe do të kërkoj mbrojtjen e Prokurorisë, jo thjeshtë si person fizik, por si kryetari i Bashkisë së Orikumit. Ata qytetarë që nuk janë dakord me ligjin e miratuar, duhet t’i drejtohen organeve të drejtësisë, Bashkia e Orikumit do të fillojë nga punë, do të startojnë investimet, që janë vonuar vetëm për shkak të protestave dhe kundërshtisë së ligjit, që ish-punonjësit e Ndërmarrjes Bujqësore i bëri pronarë trualli.

Ata qytetarë që nuk janë dakord me ligjin e miratuar, duhet t’i drejtohen organeve të drejtësisë, Bashkia e Orikumit do të fillojë nga punë, do të startojnë investimet, që janë vonuar vetëm për shkak të protestave dhe kundërshtisë së ligjit

Me zbatimin e këtij ligji ata përfitojnë një pjesë të konsiderueshme të ish-tokave të NB-së. Ata trajtohen me tokë truall në bregdet nga 300-700 metra katrorë, duke ju dhënë mundësinë që të trajtohen me truall në zonën turistike, pra i bëri pronarë

Takimi

Policia vendos “synimin” të jetë më pranë komunitetin

Vlorë- OSBE ka organizuar një takim me policinë e Vlorës në ambientet e Hotel Vlora-International, me objekt: Policimin në komunitet. Aty janë prezantuar praktikat, që lidhem më këtë çështje, për t’ia arritur qëllimit: Partneriteti mes institucioneve dhe publikut. Synimi ka qenë që të ndihmohet policia e shtetit  me elementë të ndryshëm të zhvillimit demokratik, duke i kushtuar rëndësi të veçantë bashkëpunimit të policisë me komunitetin.

Kreu i policisë Ylli Metko

“Rritja e besimit të komunitetit tek Policia e Shtetit, ka ende shumë punë për të gjetur pikat e bashkëpunimit me komunitetin dhe faktorët e tjerë. Moto e policisë, besimi në publik, sfidë për policinë dhe për të bërë sa më efikase këtë strategji, është punuar në disa drejtime nga policia e Vlorës”,- tha Ylli Metko, kreu i policisë. Si: Forcimi i lidhjeve dhe forcimi i bashkëpunimit me komunitetin nëpërmjet grupeve konsultative polici-komunitet, të cilat funksionojnë në bazë të Bashkive, komunave, me pjesëmarrjen e specialistëve të policisë nëpër zona, kryepleqtë, përfaqësues të biznesit, veteranë, mësues etj.. Në këtë debat janë përcjellë edhe tre punimet e OSBE, që kanë pasur për qëllim për të përmirësuar strategjinë afatgjatë, që mbështeten në parimet demokratike të partneritetit mes organeve për zbatimin e ligjeve. Në debat u përfshinë edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ky debat, i pari i këtij lloji në Vlorë, shërbeu si përvojë për policinë e shtetit në këtë Qarku, ndërsa OSBE, u njoh me situatën, marrëdhëniet e policisë me komunitetin si dhe prioritet e saj për këtë vit.

Shpërthen bombola e gazit, plagosen familjarët

Tiranë- Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar ditën e djeshme në afërsi të Ambasadës Rumune në kryeqytet. Zhurma e madhe ka ardhur nga plasja e një bombole në katin e pestë të një pallati. Policia që ka mbërritur menjëherë në ngjarjen konstatoj se janë plagosur rëndë dy persona, por njeri ka pasur djegie të theksuar prandaj është transportua në drejtim të spitalit për ndihmën e parë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë edhe shërbimet e zjarrfikësve, të cilat kanë marrë masat për shmangien e përhapjes së flakëve. Ndërkohë specialistë të policisë janë duke hetuar shkakun e shpërthimit të ndodhur në bombolën e gazit cila shkaktoi plagosjen e një personi dhe lëndimin e lehtë të një tjetri, të dy banore të shtëpisë ku ndodhi ngjarja. Personi i plagosur është dërguar në repartin e djegieve në spital ku po merr ndihmën e parë ndërsa nga policia ka nisur hetimi për rrethanat në të cilat ka ndodhur shpërthimi.

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 107 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Lëndë djegëse poshtë mjetit të kreut të PS-së në Vlorë, deputetit Eltar Deda
  • Kushtetuesja shqyrton pronat e sindikatave
  • Privatizimi i objekteve shtetërore, përcaktohet afati për blerjen e truallit
  • Flet avukati i shoqates te ushtarakeve Anastas Duro
  • Kronike
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD