header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Rrethet | Telegrafi i Beratit

Telegrafi i Beratit

Julian Xhelili
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

SKANDAL/ Flet për “Telegraf”, specialisti i kimisë, Elmas Lela: “Në skeletet e ndërtesave ka përbërje kimikatesh”

Godinat e ish-Divizioneve kthehen në vendstrehim për të droguarit

Disa kohë më parë godinat e ish-Divizionit të Këmbësorisë në Berat ishte një vend i bukura dhe i pastër ku dëgjohej vetëm brohoritja e alarmit dhe zërit i ushtarëve që stërviteshin. Ndërsa sot ky kompleks godinash është kthyer në “godina vetëvrasje”, helmimit me drogë dhe prostitucionit. Panorama e dikurshme shpaloset në një situatë të frikshme sapo futesh në territorin e ish-Brigadës më të madhe të jugut, pasi aty takimin e parë do ta hasësh me shiringat e drogës që injektohen nga shumë të rinj dhe të reja beratas. Në këtë vend, dikur përgatiteshin lëndë kimike nga më të ndryshme dhe kjo rrit shkallën e rrezikut për të gjithë personat që frekuentojnë këto ambiente. Situata është renduar akoma më shumë edhe për banorët e zonës të cilët gjatë gjithë natës janë të detyruar të dëgjojnë britmat e femrave që dhunohen nga djem pas përdorimit të drogës. Burime nga banorët që kanë frikë të identifikohen thonë: “Këtu vijnë djemtë me drita dore dhe e gdhijnë gjithë natën nën dritën e qirinjve dhe fenerëve. Aty dëgjohen thirrje të forta të femrave të cilat pas drogimit dhunohen nga meshkujt”. Banorët thonë se këto godina tashmë janë bërë pre e trafikantëve, aty këta të fundit strehohen për ti shpëtuar policisë, madje edhe gocat që janë të vogla në moshë janë frekuentuese të rregullta të kësaj zone. Banorët përveç kësaj tregojnë edhe ngjarje të frikshme që janë parë prej tyre, si p.sh, vajzave u lidhin gojën me rrobë, apo dhe i rrahin, por më kryesorja janë klithmat e fuqishme që trembin dhe fëmijët në gjumë. Banorët ngrenë dhe problemin për infiltrimin e moshave të vogla në këtë rrugë të keqe. Por gjëja që sjell më shumë pasoja për të rinjtë që qëndrojnë në këto “skelete” ndërtesash ka të bëjë dhe me faktin se në këto ambiente dikur janë përdorur përbërje kimike dhe tanimë në kontakt me trupin e njeriut mund të sjellin reaksione të cilat mund të shkaktojnë vdekje të personit. Rreziku është i pa evitueshëm për të gjithë personat që kanë kryer marrëdhënie seksuale të pa mbrojtura. Madje specialistët e shëndetësisë të pyetur nga “Telegraf” thonë se, duhet që policia të veproj për të gjetur “frekuentuesit e godinave” dhe ti shoqëroj në spital për ti bërë ekzaminimet e nevojshme, pasi këta janë të rrezikshëm edhe për shoqërinë.

Specialisti i Kimisë Elmas Lela

Specialisti i Kimistë Elmas Lela është shprehur për gazetën “Telegraf”, se është për tu ardhur keq që një kompleks ndërtimesh të cilësuara si një nga më të mëdha në shkallë vendi të kthehet në një vend helmimi, seksi dhe prostitucioni. Lela thotë se: “Duhet të ndërhyhet nga ministria përkatëse për ruajtjen e tyre. Kjo do tu priste rrugën veseve të këqija dhe shkatërrimit të miliardëve lekë që ka harxhuar shteti në ndërtimin e tyre”. Sipas specialistit thuhet se të gjithë personat që kanë marrë injeksion, kanë kryer seks në këto ambiente duhet që menjëherë ti drejtohen mjekëve pasi janë të infektuar nga ambienti. Këto ambiente kanë shërbyer për përgatitjen e lëndëve kimike.

Ndërtimi

Sipas specialistëve ndërtimet në këtë vend, në periferi të lagjes “Donika Kastrioti”, janë ndërtuar në vitet 1978. Aty janë instaluar repartet e brigadës, repartet e kimisë etj.. Në këtë brigadë numëroheshin 50 ndërtime, të cilat shërbyen deri në vitet 1997, më pas u shkatërruan dhe të gjitha lëndët kimike mbetën në këto ambiente. Godinave tashmë u ka mbetur vetëm skeletet, por kush mban përgjegjësi për këtë gjendje të krijuar në këto zonë, që tashmë për banorët është bërë një tmerr i vërtet? Pse nuk veprojnë ligjet në fuqi? Kujt i intereson kjo situatë e krijuar?

Sipas specialistit thuhet se të gjithë personat që kanë marrë injeksion, kanë kryer seks në këto ambiente duhet që menjëherë ti drejtohen mjekëve pasi janë të infektuar nga ambienti. Këto ambiente kanë shërbyer për përgatitjen e lëndëve kimike

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 96 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Bashkia Berat, stimulon rritjen e produkteve ushqimore
  • Shqiptarët nuk duan apo nuk dinë të vishen !?
  • Vlora pa drita, nuk ka bazë materiale, e marrin në Fier
  • Flet specialisti Fadil Kepi
  • Bizneset e Dakos po mbajnë peng më shumë se 400 familje
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD