header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Rrethet | Telegrafi i Korçës

Telegrafi i Korçës

Pëllumb ÇUNI
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

SHQETËSIM/ Komuna e Pojanit: Nuk e përballojmë dot shumën që duhet për rikonstruksion. Prindërit : “Fëmijët po ngrijnë së ftohti”

Nxënësit mësim në kinema

Po të mos ish kinemaja e dikurshme e fshatit nxënësit do të rrezikoheshin të mbeteshin pa mësim, ose do të gjendej ndonjë zgjidhje e vështirë për të vazhduar mësimin në ndonjë vend më të largët. Ish godina e shkollës 9-vjeçare në fshatin Gollobordë për shkak të amortizimit dhe të mos vënies dorë ka pësuar dëmtime serioze dhe e ka humbur funksionin për shkollë. Të ndodhur në këto kushte komuna e Pojanit nga varet fshati Gollobordë ka zhbërë zgjidhje emergjente duke përshtatur si shkollë mjediset e ish kinemasë së vjetër të fshatit, aty kur dikur prindërit e fëmijëve shihnin filma apo ndiqnin ndonjë shfaqje nga trupa e Estradës së Korçës.

Premtimet

Njëkohësisht gjatë këtyre viteve kjo sallë ka shërbyer edhe për të pritur kryetar partish ku kanë folur e folur dhe kanë thënë mes të tjerash se duhet  që të ngrihet një godinë e re për të mësuar fëmijët e fshatit. Por si kanë mbyllur takimet dhe kutitë të gjithë të zgjedhurit kanë harruar se çfarë kanë premtuar. Në gjendjen financiare që ka komuna nuk  e përballon dot ndërtimin e një shkolle të re. Si zgjidhje mësojmë nga burime pranë komunës së Pojanit është bërë preventivi për  një rikonstruksion rrënjësor të godinës së vjetër i cili kap vlerën e 13 milion lekëve. Kjo i është dërguar ministrisë së Arsimit dhe asaj të Financave për të lëvruar fondet. Me ngrohjen e motit dhe po u siguruan fondet mund të bëhen operacione për të sjellë në formë formën e shkatërruar të shkollës 9-vjeçare të fshatit Gollobordë, komuna Pojan në rrethin  e Korçës. Janë 100 nxënës në fshatin Gollobordë që mësimin e kryejnë në ish kinemanë e fshatit e cila i ka shpëtuar shkatërrimit dhe privatizimit. Ish shkolla 9 vjeçare  tejet e amortizuar dhe e nxjerr me raport teknik e papërshtatshme për të vazhduar mësimin sepse rrezikon të shembet. Nxënësit u  sistemuan në mjedise të sallës së kinemasë së dikurshme të fshatit. Por vështirësitë e nxënësve nuk kanë të sosur, pasi përveç mos pasjes së një shkollë ku ata të munden të mësojnë, tanimë u duhet të përballen dhe me ngricat e ftohta që ka nga natyrë Qarku i Korçës. Më problematik bëjnë të ditur mësuesit është ambienti i madh, pasi aty mësimi bëhet në mënyrë kolektive dhe shmangia e zhurmave është e pa evitueshme. Nxënësit kërkojnë nga pushteti vendor që të bëjnë të mundur rregullimin e shkollës së tyre, pasi ata janë plotë të vetëdijshëm se komuna e tyre nuk është në gjendje të përballoj shumën në total që kërkon rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare. Ndërkohë që shqetësimin më të madh e kanë prindërit pasi nga i ftohti po u sëmuren fëmijët.

100 nxënës të fshatit Gollobordë kryejnë mësim në ish kinemanë e cila i ka shpëtuar shkatërrimit dhe privatizimit

13 milion lekë është vlera në total që duhen për rikonstruksionin rrënjësor të godinës së vjetër

Sherr me armë përpara Bashkisë së Korçës

KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar një person, ka shpallur në kërkim një tjetër dhe po heton në gjendje të lirë një qytetar të tretë, në lidhje me një konflikt me armë të ndodhur përpara Bashkisë së qytetit, ku mbeti i plagosur një person. Burime zyrtare të policisë, thanë se është bërë arrestimi ne flagrance, për akuzën e “vrasjes me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”, “prishje e rendit dhe qetësisë publike e kryer në bashkëpunim”, ndaj shtetasit Adi Manoku, 25 vjeç, Rigels Shalcanj, 20 vjeç i dënuar më parë, për veprën penale të “goditjes për shkak të detyrës”. Policia shtoi se ka kryer veprimet hetimore në ngarkim edhe të shtetasit Renaldo Meto.  

Dyfishohen fondet bujqësore, 40 milionë për mbjelljen e ullirit

Durrës- Tashmë është shtrirë në të gjithë vendin projekti për komunat për akordimin e fondeve në drejtim të kultivimit të ullinjve. Për këtë arsye në Qarkun e Durrësit është stimuluar kryesisht mbjellja e pemës së ullirit. Fondi për këtë vit arrin në vlerën e 40 milionë lekëve te reja vetëm për këtë prodhim bujqësor, ndërsa 30 milionë janë për prodhimet e tjera blegtorale  si dhe për prodhimet Bio.  Ky fond sipas Drejtorit Rajonal të Bujqësisë dhe Ushqimit, Jonuz Tafilit do të stimuloje ekonomitë rurale duke i orientua ato drejt  një efektiviteti më të madh në prodhimet e kërkuara nga tregu.

Jonuz Tafili Drejtor Rajonal i Bujqësisë

Se cilat do të jenë efektet e fondit dhe se ku do të shtrihet ai Jonuz Tafilit, thotë: “Fondi  do të ndikojë në rritjen e sipërfaqeve të reja të mbjella me fidanë ulliri që pritet të arrijnë në 200 hektarë si dhe për pemë të tjera frutore”. Ai bënë të ditur se, këtë vit ka pasur dyfishim fondesh në raport me vitin e kaluar dhe se kjo tregon kujdesin e madh që ushtrohet për modernizimin e bujqësisë. Sipas Tafilit do të ketë edhe fonde të tjera për zhvillime sektorësh jetik për bujqësinë e vendit. Procedurat, thotë ai, janë të thjeshta për shpërndarjen e fondeve. Mbi bazën e realizimit të projektit të mbjelljeve nga secili  fermer mund të behet edhe tërheqja e lekëve te caktuar në numra llogarie bankare të hapur për to.

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 135 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Qeveria miraton projektligjin për kooperativat kapitaliste
  • Pranga për pedagogët e universiteteve
  • Kooperativat
  • Gangrena e kryeqytetasve, higjiena dhe standardet e munguara në tregjet ushqimore
  • Banorët e Ishmit: Të zbardhet korrupsioni mbi tokat tona
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD