header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Rrethet | Braçe: “Qeveria do të vijë në Berat vetëm kur të bjerë Kalaja”

Braçe: “Qeveria do të vijë në Berat vetëm kur të bjerë Kalaja”

Gazeta Telegraf
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

BERAT/ Drejtuesit e pushtetit vendor dorëzohen përballë situatës të krijuar nga natyra

 

 

Situata në Qarkun e Beratit, po del jashtë kontrollit sepse pushtetarët janë të pafuqishëm nga mungesa e fondeve Berati është mbërthyer nga rrëshqitjet e tokës në të gjitha komunat dhe qytetet. Shumë rrugë rurale kanë dalë jashtë funksionit 50 shtëpi të shkatërruara, qindra ha tokë të gërryera dhe të përmbytura nga ujërat e shtratit të lumit Osum . Drejtuesit e pushtetit vendorë përballë kësaj situate janë dorëzuar. Kjo dhe shumë probleme të ndryshme që shqetësojnë sot Beratin, kanë detyruar drejtuesit e pushtetit vendor si dhe deputetin e qarkut, Erjon Braçe, të japin një konferencë për shtyp, ku kanë bërë presente të gjitha shqetësimet dhe hallet që i janë krijuar rajonit të Beratit, kohët e fundit nga natyra. Deputeti Erjon Braçe, në këtë konferencë për shtyp është shprehur se situata në Qarkun e Beratit tashmë ka dalë jashtë kontrollit nga rrëshqitjet e tokës, në të gjitha komunat dhe lagjet muzeale të qytetit. Dhjetë komunat e Beratit janë të izoluara plotësisht. Ajo e Vërtopit, Sinjës, Tërpanit, Kozarës , Perondisë, Velabishtit etj.. Sipas Braçes, janë shkatërruar 135 kilometër rrugë rurale, janë dëmtuar 50 banesa dhe qindra ha tokë të gërryera dhe përmbytur, nga ujërat e shtratit të lumit Osum. Një numër i madh nxënësish kanë mbetur pa mësim, pasi autobusët , fugonat nuk kalojnë dot për nga komunat në qytet , pasi rrugët ndodhen plotësisht të bllokuara . Në këtë takim u tha se të gjithë drejtuesit e pushtetit janë dorëzuar para kësaj vështirësie, pasi u mungojnë fondet. Në këtë takim u tha nga drejtuesit e komunave se fondi për vitin 2010 ka ardhur 40 milionë lekë më pak se një vit më parë. Deputeti Qarkut Braçe, në këtë konferencë është shprehur se, qeveria i ka kthyer kurrizin Qarkut të Beratit përballë kësaj situate tejet të rënduar. “Ky veprim nuk është në nderin e një qeverie pasi të gjithë si demokratët dhe socialistët janë shqiptarë dhe si të tillë ata duhet të trajtohen njësoj. Vështirësitë nuk kanë ngjyra ato duhen zgjidhur urgjentisht  të gjitha njëlloj”, ka thënë Braçe. “Ne i bëjmë thirrje Sali Berishës që të dërgojë urgjentisht një grup ekspertësh, për të inspektuar këtë qark dhe të dalë me konkluzione të veçanta”, ka shtuar ai.

Rrezikohen 10 komua

Dhjetë kryetarët e komunave kanë bërë prezente situatën e krijuar në këto komuna. Ata janë shprehur se të gjitha rrugët momentalisht ndodhen të bllokuara. Shumë banesa kanë dalë jashtë funksionit. Mijëra hektarë tokë janë përmbytur dhe një pjesë është gërryer nga vërshimi i ujërave. Komunat Vërtop, Velebishtë, Sinjë, Tërpan, Otllak, Kozare, dhe Perondi janë të dëmtuara plotësisht. Kryetari Komunës Vërtop, Flamur Balliu , ka thënë se, gjashtë  fshatrat e kësaj komune janë pa energji, pa bukë, pa ilaçe  dhe nxënësit kanë mbetur pa shkollë. Po kjo gjendje ndodhet dhe në komunat e tjera. Kryetarët e komunave janë shprehur se, jemi me duar të lidhura , pasi na mungojnë fondet.

 

Nasufi: “Qyteti që mbrohet nga UNESCO po shkatërrohet”

Kryetari Bashkisë, Fadil Nasufi është shprehur: “I lutim Zotit të mbajë dorën se qeveria mund të vijë vetëm atëherë kur të bjerë Kalaja”. Nasufi gjithashtu, ka deklaruar se, “gjendja në Berat është teje e rënduar. Për të gjitha emergjencat qeveria është njoftuar dhe nuk vjen në Berat. Ky qytet po rrezikohet nga ujërat e shtratit të lumit Osum , i cili po shkatërron dhe argjinaturën”. Problematike, sipas tij ka qenë edhe shembja e argjinaturës , e cila mund të të krijojë një katastrofë të vërtetë, akoma më të madhe se ajo që ndodhi në Qarkun e Shkodrës. Sipas Nasufit, Berati rrezikohet edhe nga ana financiare , mosaprovimi i projektbuxhetit të vitit 2010  ka vështirësuar shumë gjendjen e qytetit të një mbi një dritareve, i cili mban një emër të nderuar, atë të UNESCO. “Nëse qeveria nuk do të dërgojë ekspertët që të ndihmojë me fonde Beratin, ky qytet do të rrezikojë seriozisht shembjen. Ne si bashki nuk kemi fonde që të ndërhyjmë për të kryer punime në ato zona që rrezikohen seriozisht”,  ka përfunduar Nasufi.

 

 

Alston takon Metën: “Brenda tre muajsh, raport për Shqipërinë”

Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta priti Raportuesin e Posaçëm të OKB-së për të drejtat e njeriut për vrasjet jashtëgjyqësore, Philip Alston, i cili shprehu vlerësimin e tij për transparencën e plotë të Qeverisë shqiptare në trajtimin e çështjeve të mbuluara nga vizita e tij në Shqipëri. Alston, e informoi Metën për takimet e zhvilluara gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në të cilat u adresuan çështje që lidhen me krimet e kryera për arsye të hakmarrjes, gjakmarrjes, dhunës në familje etj.. Gjithashtu, Alston shprehu vlerësimin e tij për iniciativën e Qeverisë shqiptare për krijimin  e Institutit për krimet e komunizmit dhe ngritjen e Task-Forcës për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të viktimave të komunizmit. Në fund të takimit, Alston e informoi Metën se brenda 3 muajve në vazhdim ai do t’i paraqesë një raport Qeverisë shqiptare lidhur me situatën e të Drejtave të Njeriut në vendin tonë.  Nga ana e tij, Meta i theksoi Alston se, Qeveria shqiptare po punon në mënyrë intensive për përmirësimin e legjislacionit që mbulon këto fusha, më qëllim përafrimin e tij me legjislacionin e BE-së. Gjithashtu, ai e siguroi Raportuesin e posaçëm të OKB-së për vullnetin e plotë të Qeverisë shqiptare për bashkëpunim të plotë në kuadër të hartimit të raportit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri si dhe për zbatimin e rekomandimeve të dala nga kjo vizitë.

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 117 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Kërkojnë zbardhjen e krimeve të komunizmit
  • Kryesocialisti mbledh vendoret
  • Lëreni Majkon në tunelin e tij....
  • Berisha: “Kemi situatë emergjente, të kapërcejmë situatën me dëme minimale”
  • “Qeveria e ka hequr Vlorën nga harta e investimeve”
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD