header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Rrethet | Porti : Të largohet Flota e Peshkimit

Porti : Të largohet Flota e Peshkimit

Gazeta Telegraf
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

RREZIKOHET MASTERPLANI/ Flet për “Telegraf”, kreu i Autoritetit Portual të Durrësit, Eduart Ndreu: “Bashkia po djegë fondin”

<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:roman; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1107304683 0 0 159 0;} @font-face {font-family:Calibri; panose-1:2 15 5 2 2 2 4 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:swiss; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1073750139 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin-top:0in; margin-right:0in; margin-bottom:10.0pt; margin-left:0in; line-height:115%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-hansi-font-family:Calibri;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.0in 1.0in 1.0in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

Telegrafi i Durrësit

Autoriteti Portual i Durrësit është futur në sherr të madh me Bashkinë e qytetit. Shkak është bërë Flota e Peshkimit e cila sipas portit duhet të shkojë në murin e jashtëm të portit, por që Bashkia ka bllokuar lejen e ndërtimit për këtë projekt. Në një intervistë për gazetën “Telegraf” drejtuesi i Portit të Durrësit, Eduart Ndreu shprehet se, mos largimi i Flotës së Peshkimit nga Kalata ku qëndron ka bllokuar masterplanin e Portit më të madh të vendit.

Sa e pengon mos largim i Flotës së Peshkimit zbatimin e masterplanit portual?

Në masterplanin e portit të Durrësit është parashikuar që Kalata e Flotës së Peshkimit ti kalojë terminalit të pasagjerëve. Flota e Peshkimit është pengesë e madhe, dhe jo vetëm për çështjet mjedisore që sjell me vete një flotë peshkimi, por për akostimin e trageteve. Aktualisht kalata e portit të Durrësit e vënë në dispozicion të trageteve nuk mund të mbajë më shumë se 5 tragete njëkohësisht. Nëse në dispozicion të trageteve do të vendosej edhe hapësira që zë flota e peshkimit, mundësia për akostimin e trageteve shkon deri në 7 njëkohësisht. Vitet e fundit APD  ka liberalizuar tërësisht lëvizjen e trageteve. Kjo ka sjelle edhe rënien e çmimit të biletave në masën 40%, dhe të rritjes së numrit të trageteve dhe pasagjerëve që hyjnë e dalin nga ky port.

Autoriteti Portual i Durrësit  i qëndron kërkesës për largimin urgjent të Flotës së Peshkimit?

Absolutisht po. Në masterplanin e portit të Durrësit është parashikuar largimi i kësaj flote nga ambientet e portit. Është e pallogjikikshme kundërshtimi që  bëhet nga Bashkia për mos miratimin e sheshit në  krah të kalatës zero. Ne mënyrë absolute zhvendosja e Flotës së Peshkimit në murin e jashtëm nuk sjell çështjet e ngritura si problem nga Bashkia për rritje të  trafikut detar,  ndotjes mjedisore të shëtitores bregdetare dhe të mjedisit. Flota  e peshkimit e cila përfaqëson një industri të tërë shumë të rëndësishme për ekonominë dhe zhvillimin në Durrës, ajo duhet të ketë të njëjtën vëmendje nga pushteti lokal. Nëse u vihen në dispozicion ambiente të përshatatshme edhe aktiviteti  i  tyre do të jetë cilësor. Por Bashkia e Durrësit nga ana tjetër nuk lëshon asnjë fije “pe” përsa i përket qëndrimit të mbajtur në lidhje me lejen e ndërtimit të portit të peshkimit në kalatën zero, ose në murin e jashtëm të portit të Durrësit.

 

Deklaratat e Dakos

Kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka deklaruar se, përsa ai të jetë kryetar i Bashkisë nuk do ta lejojë që Porti i Peshkimit të ndërtohet aty ku edhe është bërë projekti fillestar. Bashkia e Durrësit ka hedhur si alternativë të saj ngritjen e një porti enkas për peshkimin në Porto-Romano rreth 7 km në veri të Durrësit alternativë e cila është hedhur poshtë nga peshkatarët të cilët këtë e konsiderojnë si “syrgjynim” të aktivitetit të tyre.

Afati i fondit

Tashmë na ndajnë vetëm pak ditë nga afati i vënë nga Banka Islamike për ti hapur rrugë fondit prej 15 milion dollarë të këtij projekti. Investitori ka paralajmëruar se nëse nuk merret një vendim brenda muajit shkur fondi do të digjet për këtë projekt . Peshkaktërat janë midis dy zjarreve . ata në port nuk kanë më vend dhe në anën tjetër bashkia rrezikon tu djegë edhe fondin për ndërtimin e portit të ri.

Anija jonë e bllokuar në ujërat afrikane niset drejt Italisë

Durrës- Duket se autoritetet doganore të shtetit afrikan nuk japin miratimin e largimit të transoqeanikut shqiptar nga ujërat e tyre territoriale. Bëhet fjalë një anije mallrash me flamur shqiptar, e cila qëndron e bllokuar në ujërat e Afrikës së veriut që prej datës 22 janar në radën e portit Nisurata të Libisë. Anija shqiptare ka mbërritur në Libi, pas lundrimit nga Tunizia. Anija transportonte drithëra, çimento, skrap etj., në brigjet e Mesdheut. Kapiteni i kësaj anije, që ka 13 persona në bord, Armando Ulqinaku bënë të ditur se, nuk mund të largohen nga ujërat afrikane, pasi për punë faturash të pashlyera, autoritetet e atjeshme kanë bllokuar dokumentacionin e anijes. Kapiteni ka dhënë alarmin edhe për amortizimin dhe gjendjen e vështirë teknike të anijes. Por pretendimi i kapitenit është rrëzuar nga pronari i anijes Alban Tepshi, i cili tha se, anija nuk i ka borxh askujt dhe se vonesa ka ardhur vetëm për shkak të pritjes së një ngarkese. Nga ky këndvështrim anija shqiptare duket krejtësisht e çliruar dhe në pritje që ditën e sotme të marrë kursin drejt Italisë për vijimin normal të punës. “Brustel” ndonëse me një moshë 30 vjeçare, është një prej anijeve më të reja të flotës tonë tregëtare. Ky fakt konfirmohet edhe nga Regjistri Detar i Shqipërisë, si një shoqëri klasifikuese, i cili bën me dije se me flamur shqiptar lundrojnë edhe anije 40 apo 50 vjeçare. E parë nga ky këndvështrim edhe gjendja teknike e kësaj anijeje, duhet të jetë ndër më të mirat e atyre mjeteve që përbëjnë flotësh tregëtare të Shqipërisë.

Qentë mbeten shqetësim për banorët korçar

Korçë- Tufat e qenve rrugaçë dhe pa pronar mbeten shqetësim për banorët e qytetit të Korçës. Në këto ditë dimri ku nuk kanë munguar reshjet e borës, parti të shumta qensh bredhin lirshëm jo vetëm nëpër rrugicat e shumta që ka qyteti, por ata dalin dhe në qendër. Shpesh tufat e qenve parakalojnë para mjeteve. Vendet më të preferuara për ditën mbeten lulishtet e qytetit dhe vendet me hapësira. Qytetin e frekuentojnë edhe qentë e tufave të fshatrave përreth. Midis qenve të qytetit dhe atyre të fshatit ndodhin kacafytje dhe gjakosje. Për fëmijët kureshtarë këto skena ndiqen me interes dhe ata i nxisin që skenat e dhunës mes qenve të fshatit dhe atyre të qytetit të përsëriten. Por si strehë për natën shërbejnë edhe vendet e strehimit të popullatës që kanë mbetur nga koha e kaluar. Po kështu dhe disa bunkerë të ngulur në mjediset e lira të qytetit janë hoteli i qenve. Por edhe vendet publike nuk kursehen pa u përdoruar për skena erotike apo përleshjesh.

Tufat e qenve shtohen

Si metodë për zhdukjen e tyre janë përdorur gjahtarët e natës. Por ata nuk mbarohen me disa krisma që më shumë trembin qytetarët. Duhen metoda të tjera për të eliminuar qentë rrugaç e të vetmuar. Veç perfomancës së copëtuar qentë shërbejnë dhe si përhapës të disa sëmundjeve të rrezikshme. Në orët e natës ata shqetësojnë me të lehurat e rënda dhe të forta. Gjithsesi tufat e qenve shtohen si nga mbërritja e tufave nga fshatrat, por edhe nga shumimi i lirë i tyre. Ata janë pa inventar nga Bashkia e cila ka për detyrë që të marrë masa për eliminimin e tyre. Ndoshta tërhiqen bashkiakët në respektim të të drejtave të kafshëve, të cilat nuk duhet të dhunohen dhe të keqtrajtohen. Mbetet që Bashkia të hapë një zyrë shtesë për mirërritjen e tufave të qenve.

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 126 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Misteri i mbytjes së kryqëzorit më të madh në Mesdhe
  • Bizneset e Dakos po mbajnë peng më shumë se 400 familje
  • Vlore/ Protesta per soden
  • Vdes 27-vjeçari
  • Banorët e Ishmit: Të zbardhet korrupsioni mbi tokat tona
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD