header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Rrethet | Terminali i pasagjerëve, u shtyn punimet, s’kishte elementë sigurie

Terminali i pasagjerëve, u shtyn punimet, s’kishte elementë sigurie

Klodjana HAXHIAJ
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

PUNIMET/ Flet për “Telegraf”, kreu i A.P.D., Eduart Ndreu: “Projekti fillestar dështoi. Rritet vlera prej 15 milionë euro”

<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:Calibri; panose-1:2 15 5 2 2 2 4 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:swiss; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1073750139 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin-top:0in; margin-right:0in; margin-bottom:10.0pt; margin-left:0in; line-height:115%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:Calibri; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

TELEGRAFI i Durrësit

Në bazë të kontratës me firmën sllovene “SCT” punimet në terminalin e pasagjerëve në Durrës duhet të ishin mbyllur në fund të këtij muaji. Investimi në formë kredie i BERZH-it dhe qeverisë shqiptare prej 15 milion euro një nga më të mëdhenjtë që po aplikohet aktualisht në portin e Durrësit, disa herë është ndërprerë dhe vetëm në këtë fillim viti duket se po ecën me ritmet e duhura. Një sërë komponentësh të sigurisë portuale dhe të ndarjes territoriale të operatorëve privatë dhe shtetërorë që operojnë në portin e Durrësit duket se kanë qenë edhe shkak i vonesave të krijuara. “Në projektin fillestar nuk ishin planifikuar këto çështje sepse projekti i përket vitit 2000, pra një dekade më parë, por konkludoi se, terminali i ri trageteve do të jetë gati në fund të këtij viti”, kështu deklaroi në një intervistë për gazetën “Telegraf”, drejtori i APD Eduard Ndreu. 

Paqartësia

Por ajo çka mbete ende e paqartë është fakti se me ndryshimin e projektit fillestar ka ndryshuar edhe vlera fillestare e cila ishte 15 milion Euro. Ndreu për këtë sqaroi se, vlera e investimit pritet të rritet me rritjen e nivelit të sigurisë dhe një sërë çështjesh të tjera të cilat nuk ishin planifikuar në projektin fillestar. “Kontrata e vlerës së këtij investimi madhor ende nuk është mbyllur për shkak se kjo varet nga Ministria e Transporteve. Porti është vetëm përfituesi i këtij investimi. Të  gjitha procedurat  nuk bëhet sipas ligjeve shqiptare por, BERZH-it dhe BEIT, dy financuesit e projektit. Ndërhyrjet kanë qenë të domosdoshme, në garantimin e nivelit të sigurisë të lindura nga kodi detar. “Projekti ka ndryshime thelbësore në masat e sigurisë të cilat nuk ishin planifikuar në projektin e viti 2000. Do të përfundojë në fund të këtij vit dhe do ti vihet në dispozicion publikut dhe pasagjerëve. Do rrisë në mënyrë të dukshme cilësinë e shërbimit ndaj të gjithë pasagjerëve”, pohoi Ndreu.

Ndërhyrjet

Ndërkaq paralel me kantierin e hapur ku janë hedhur edhe bazat e ndërtimit të godinës së terminalit të ri punimet kanë filluar edhe për ndërtimin e një rruge të re në funksion të tij. “Do ndërhyhet edhe në hyrjet e portit, dhe në procesin elektronik për imbarkimin e pasagjerëve në mënyrë që koha e përpunimit të jetë sa më e shkurtër. Terminali do të ndikojë edhe në rritjen e numrit të pasagjerëve”, tha për këtë çështje kreu i APD. Ky terminal pritet ti japë Portit të Durrësit dhe mijëra shqiptarëve dhe të huaj që lëvizin në drejtim të Italisë dhe Perëndimit  nëpërmjet kësaj porte, modernitetin, komoditetin dhe lehtësirat që meritojnë. Investimi më i madh që po kryhet në portin e Durrësit vitet e fundit do të rrisë në mënyrë të dukshme cilësinë e shërbimit dhe numrin e pasagjerëve në këtë port, me liberalizimin e vizave, brenda këtij viti. Me përfundimin e këtij investimi parashikohet që të përpunohen mbi 1.3 milionë pasagjerë në  vit. Projekti parashikon që terminali të  ketë një kapacitet për rreth 2000 automjete, si vetura apo mjete transporti mallrash.

Box

Projekti

Gjithashtu, në projekt është parashikuar edhe ndërtimi i shesheve dhe rrugëve lidhëse në zonën e operimit të trageteve, ndërtimi i rreth 65 mijë m2 sheshe të betonuar, rruga e re hyrëse në zonën e trageteve, portat hyrëse dhe dalëse, sistemi elektronik, ndriçimit të shesheve dhe rrugëve lidhëse. E gjithë zona e re e trageteve, e cila do të kufizohet me rrethim metalik dhe xham plastik për të lejuar pamjen nëpërmjet tij, do të ketë parametra të lartë sigurie në kuadrin e rritjes së nivelit të sigurisë që po aplikohet sot në Port, duke krijuar kështu kushtet për modernizimin e mëtejshëm të tij.

Disa të dhëna mbi Terminalin e Pasagjerëve

5,400 m2 - Ndërtesa e Terminalit me konstruksion metalik dhe xhami

63,500 m2 - Sheshe për automjetet

2,100 m2 - Hapësirë parkimi për automjetet

226 m - Lidhje direkte me stacionin e trenit

Pika kontrolli hyrje / dalje për të përballuar afro 2000 pasagjere në periudhë piku

Hapësira dhe pajisje për kontrollet doganore

Në Terminal do të instalohen të gjitha shërbimet bashkëkohore të nevojshme për udhëtarët, si: bar, restorant, ambiente pritje, akses interneti, etj.

Shkulet shtylla e tensionit të lartë nga rrëshqitja e dherave

Durrës- Një shtyllë e tensionit të lartë rrezikon jetën e dhjetëra  banorëve në Kodër Vilë të Durrësit. Ky është problemi më i madh me të cilin po përballen 24 orët e fundit dhjetëra familje të cilave shkarja e dherave po u rrokullis poshtë në humnerë edhe shtëpitë e banimit. Erozioni i tokës  ka nxjerrë themelet e shtyllës së tensionit të lartë duke e gërryer atë në një thellësi prej 5 metrash. Nga kjo situatë kritike, një shtyllë e tensioni të lartë është në prag të rrëshqitjes asaj i kanë dalë edhe konstruksionet e nëndheshme mbajtëse, si dhe konstruktet prej beton armeje në afërsi. Banorët thonë se asaj i është hequr energjia elektrike, por edhe në këtë gjendje ajo përbën një rrezik të vazhdueshëm pasi kur të bjerë shtylla mund të rrezikojë jetë njerëzish, pasi jo vetëm shtylla metalike, por edhe telat e sajë kanë një peshë të konsiderueshme. Pronari i shtëpisë në afërsi të shtyllës thotë se, ajo rrezikon të shembet dhe kërkon me çdo kusht që ajo të largohet nga zona.

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 101 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • “Shqipëria do të përfitojë një numër të madh projektesh gjatë 2010”
  • “Qeveria e ka hequr Vlorën nga harta e investimeve”
  • Harsani :“Skavica mashtrimi i madh i radhës i Berishës ”
  • Banorët e Ishmit: Të zbardhet korrupsioni mbi tokat tona
  • Ekonomia
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD