header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Rrethet | “Kabinat e plazhit do t’i mbajë banesa me qira”

“Kabinat e plazhit do t’i mbajë banesa me qira”

Klodjana HAXHIAJ
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

KUNDËRSHTIMI/ Flet për “Telegraf”, kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Banorët hidhen në protestë

<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:1; mso-generic-font-family:roman; mso-font-format:other; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:0 0 0 0 0 0;} @font-face {font-family:Calibri; panose-1:2 15 5 2 2 2 4 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:swiss; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-520092929 1073786111 9 0 415 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin-top:0in; margin-right:0in; margin-bottom:10.0pt; margin-left:0in; line-height:115%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.0in 1.0in 1.0in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

Telegrafi i Durrësit

Kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako u ka prerë çdo shpresë mbi 500 familjeve në Durrës, të cilat banojnë për më shumë se 20 vjet në ish-kabinat e plazhit në Durrës. 500 familje në ish kabinat e plazhit i kanë kërkuar kryebashkiakut të mbajë premtimin e dhënë në fushatë elektorale për ti kthyer banesat ku jetojnë me qira, si të pastrehë,  në pronë të tyre. Nëpërmjet një peticioni të bërë disa javë më parë 100 kryefamiljarë që jetojnë në këto ndërtesa, në sektorin “Iliria”, i cili mban firmat e tyre, i kërkojnë Bashkisë së Durrësit përshpejtimin e procedurave  për nisjen e procesit të privatizimit të banesave, të cilat janë drejt rrënimit. Peticioni u është dërguar të gjithë titullarëve të pushtetit lokal në Durrës, kreut të Bashkisë, Vangjush Dako, kreut të Prefekturës Genci Alizoti, kreut të Qarkut, Seid Kërtusha  dhe deputetit të Durrësit, Eduard Halimi, një prej nismëtarëve të kërkesës për privatizim të kabinave të plazhit në Durrësit. i pyetur nga “Telegraf”, të hënën kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako është shprehur kundër këtij peticioni duke bërë që situata të mbetet e ndjerë midis komunitetit të banorëve. Pyetjes sonë se, prej disa muajsh privatizimi i ish-kabinave të plazhit është kthyer në një prej çështjeve shumë të diskutuara në jetën sociale të qytetit dhe çfarë do të bëhet me privatizimin e tyre?, Dako i është përgjigjur: “Kabinat e plazhit të Durrësit nuk janë privatizuar dhe nuk kanë për t’u privatizuar sepse mungon kuadri ligjor. Sot në Republikën e Shqipërisë nuk mund të privatizohen këto banesa të ndërtuara para vitit 1992. Ato jepen vetëm me qira dhe janë banesa sociale vetëm për njerëzit në nevojë”.

Projekti

Dako ka një projekt propozim nga disa anëtarë të Këshillit Bashkiak për privatizimin e tyre në mënyrë që të hartohet një propozim dhe t’i drejtohet Ministrisë së Ekonomisë “pronare” e tyre. Bashkia e Durrësit për këtë çështje kërkon ndryshimin e ligjit nga Ministria e Ekonomisë, Parlamenti dhe Qeveria. “Ata e dinë le të ndryshojnë ligjin për këtë çështje”, -tha Dako. Faktikisht Bashkia nëpërmjet ndërmarrjes komunale të plazhit vjel qiranë e kabinave çdo muaj e për pasojë Bashkisë nuk i leverdis aspak privatizimi i tyre. Për më tepër që ndërtues të shumtë kërkojnë të ndërtojnë në këtë zonë duke shpresuar që Bashkia të mos i privatizojë godinat të cilat u ndërtuan në vitet ‘70 dhe prej asaj kohe nuk kanë njohur asnjë rikonstruksion. Koha dhe fenomenet atmosferike i kanë bërë këto godina të rrënohen, duke u bërë edhe ''fytyra e shëmtuar'' e plazhit të Durrësit. Lënia e qëllimtë në këtë mënyrë drejt rrënimit të godinave do të thotë se atyre u shkurtohet edhe koha e ekzistencës që do të thoshte sheshe të reja për ndërtuesit dhe përfitime për këtë kategori.

Strategjia

Strategjia e drejtuesve të Bashkisë duke i lënë në harresë dhe duke ua hedhur përgjegjësinë të tjerëve për fatin e 500 familjeve që janë nën varësi të saj lë të dyshosh se pas kësaj fshihen interesa shumë madhore që kanë të bëjnë me ndërtimet buzë detit aty ku edhe qëndrojnë '' ngrehinat'' ose ish-kabinat e pushuesve. Projekti për privatizimin e tyre ka kaluar në formë diskutimi në Këshillin Bashkiak të Durrësit me kërkesë të këshilltarëve të djathtë të cilët i kërkuan Bashkisë së Durrësit nisjen e procedurave për privatizimin e ish-kabinave nga të cilët përfitojnë 500 familje të pastreha të cilat banojnë në to prej 20 vjetësh. Janë afro 500 familje të vendosura në objektet e administruara nga ndërmarrja komunale e Plazhit dhe që janë inventar i Ministrisë së Ekonomisë’’. Objektet numër 20, 21, 36, 38, 39, 40, 41, 42, 43 dhe 51 të gjitha janë të populluara me të pastrehë.

Banorët

Provizorisht Bashkia në vitin 1990 i strehoi banorët me status, në kabinat e pushuesve në plazh për “emergjencë” e aty mbetën duke mos u kujtuar më kush për këtë kategori. Ish kabinat e plazhit janë në rrënim e sipër, mure të cilave suvaja u ka rënë, në shumë vende tullat janë hapur, duke u bërë të pabanueshme për komunitetin.  Privatizimi i tyre do të hapte rrugë edhe nisjes së rikonstruksionit të godinave nga poseduesit e tyre. Bashkia numëron më shumë se 6000 familje të pastreha deri në fund të vitit 1991 dhe shumë prej tyre presin sistemim përmes ndihmës me kredi apo banesa sociale. Gjatë këtyre viteve krerë të Bashkisë, por edhe deputetë e ministra u kanë premtuar familjarëve se problemi i tyre i mbartur në vite do të marrë zgjidhje sa më parë.

Reforma heq nga puna 180 mësues   

Durrës- Reforma arsimore ka prekur 110 mësues në Qarkun e Durrësit ndërsa deri në muajin qershor kësaj liste do t’i shtohen edhe 70 mësues të tjerë, të cilët japin mësim në shkollat e ciklit para universitar në të gjithë Qarkun e Durrësit. Duket se, shkurtimi i mësuesve nga puna në këtë fillim viti, i cili ka nisur më i acartë se kurrë për shkak edhe të krizës ekonomike ka shkaktuar reagimin e fortë të tyre. Mësuesit pjesa më e madhe e të cilëve kanë vite në arsim dhe ushtrojnë aktivitetin në zonat periferike dhe në komunat e thella kanë protestuar ndaj këtij vendimi. Ata e kanë quajtur largimin e tyre dhe zëvendësimin më shumë për motive politike sesa për përmirësimin e cilësisë së arsimimit. Sipas tyre, janë me qindra mësues të tjerë që sapo kanë përfunduar shkollën pa asnjë kualifikim përkatës dhe trajnim janë bërë pjesë e mësimdhënies. Sipas tyre, kjo është një reformë me qëllime të pastra politike.

Drejtoria Arsimore Rajonale Durrës

Drejtoria Arsimore Rajonale në Durrës, ka vendosur të shkarkojë nga puna 110 mësues të punësuar në arsimin bazë.  Shkurtimi i mësuesve vjen pas udhëzimit të nxjerrë nga Ministria e Arsimit, drejtuar drejtorive Arsimore Rajonale dhe atyre Zonale, pohoi në një deklaratë për mediat shefi i personelit në Drejtorinë Arsimore rajonale të Durrësit Bashkim Koka. “Drejtoria Arsimore e Qarkut të Durrësit, duke e parë si të domosdoshme përmirësimin e cilësisë në arsim vlerëson se edukimin e brezave mund ta bëjnë vetëm mësuesit me kualifikim përkatës. Për këtë qëllim është marrë një reformë për largimin e personelit të pakualifikuar”, -tha shefi i personelit. Koka deklaroi gjithashtu se, do të ketë largime të tjera për të gjithë personelin arsimor me shkollë të mesme dhe arsim pedagogjik me korrespondencë. Në muajin qershor do te shkurtohen edhe 70 mësues të tjerë. Koka ka bërë me dije se, shkurtimet nuk do të prekin asnjë arsimtar që ka mbaruar arsimin e lartë profesional.

Do mbyllen shkollat me pak nxënës

Krahas reformave në shkurtimet e personelit të pakualifikuar arsimor, ka bërë me dije Koka, reforma do të fokusohet edhe në mbylljen e disa shkollave periferike me pak nxënës, të cilët do ta zhvillojnë mësimin në shkollat qendrore të Komunave. MASH-i u ka kërkuar këtyre të fundit, që të gjithë mësuesit, të cilët deri më datë 31 dhjetor 2009, janë punonjës me kontratë të përkohshme në sektorin e arsimit, duke filluar nga data 1 janar 2010 dhe në vijim, të mos vlerësohen më si punonjës të tillë, por, nëse dëshirojnë, mund të kalojnë në dispozicion.  Në qarkun e  Durrësit janë të  punësuar 3800 arsimtarë në ciklet e ulët dhe të mesëm.

Plagosën tre vetën në plazh, arrestohen

Durrës- Policia e Durrësit ka identifikuar autorët e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës, në plazhin e Durrësit ku mbetën të plagosur tre shtetas, mes tyre një i huaj. Autorët e dyshuar të ngjarjes janë pikërisht shtetasit, Gjovalin Paluca, 33 vjeç, nga Lezha si dhe Gjergji Tushaj, 46 vjeç nga Korça. Ngjarja e rëndë u shënua në verandën e jashtme të një lokali në orët e mbrëmjes në lagjen numër 13 të Durrësit. Tre shtetasit Leonard Naska, 54 vjeç, Avdulla Osmani, 50 vjeç si dhe 29-vjeçari nga Azerbajxhani Turaz Maturoz, u qëlluan me armë zjarri tip pistoletë duke mbetur të plagosur, pas një konflikti për motive të dobëta.

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 299 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Bizneset e Dakos po mbajnë peng më shumë se 400 familje
  • Banorët e Ishmit: Të zbardhet korrupsioni mbi tokat tona
  • Vdes 27-vjeçari
  • Kronike
  • Privatizimi i objekteve shtetërore, përcaktohet afati për blerjen e truallit
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD