Telegrafisht nga rrethet
Durres: Rruga Shkozetit ktheet ne sheshe beteje/ Kucove: Ujerat e zeza kane permbytyr lagjet.
<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:Calibri; panose-1:2 15 5 2 2 2 4 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:swiss; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1073750139 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin-top:0in; margin-right:0in; margin-bottom:10.0pt; margin-left:0in; line-height:115%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:Calibri; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.0in 1.0in 1.0in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Telegrafi i Durrësit
Punimet arritën deri në çarjen e të gjithë rrugës, por situata ndërlikohet pasi aty gjenden dy shkolla 9-vjeçare
Firmat ndërruese e kthejnë rrugën e Shkozetit në “shesh-betejë”
Mungesa e parave ka bërë që në disa prej investimeve publike në Durrës, punimet të bllokohen. Situata është e rëndë në rrugën kryesore, në segmentin nacional, Ura e Dajlanit – Shkozet, e cila lidh edhe zonën Industriale të Durrësit me qytetin e Shijakut. Punimet në këtë aks rrugor kanë mbetur pezull prej disa muajsh ndërkohë që të gjithë punonjësit dhe makineritë janë larguar. Si pasojë ky segment nga Ura e Dajlanit deri në Nishtullë është bërë shesh beteje për makinat e shumta që përshkojnë zonën industriale dhe për një komunitet të gjerë biznesesh dhe banorësh.
Situata
Rruga nacionale që lidh Durrësin me qytetin e Shijakut dhe përdoret nga një komunitet i madh biznesesh që nisin nga Durrësi, në Shijak, e deri në Vorë, duke përshkuar një prej zonave industriale më të mëdha në vend ku së paku jeton një komunitet prej 100 mijë banorësh, është kthyer në tmerrin e të gjithë shoferëve dhe të banorëve. Situata është bërë alarmante sidomos në këtë stinë e cila e ka gjetur rrugën të çarë në të dy senset duke bërë që radha e automjeteve të nisë nga Ura e Dajlanit për një varg kilometrik. Kjo për shkak të gropave që janë hapur në të gjithë gjatësinë e saj deri tek rreth rrotullimi i Shkozetit. Ky aks rrugor është shkatërruar pjesërisht, ndërsa pjesa më e madhe e tij është mbuluar nga uji duke e bërë të pakalueshme as nga makinat dhe as nga këmbësorët. Pellgjet e ujit kanë mbushur gropat, ndërsa balta ka shkuar jo më pak se 30 cm. Ata që e vuajnë më shumë këtë realitet janë shoferët e automjeteve. Ata një herë në muaj i dërgojnë makinat e tyre në servis për pjesë të reja këmbimi.
Reagimet e banorëve dhe të shoferëve
Ky segment rrugor ndodhet brenda vijës së verdhë të qytetit dhe është fytyra më e shëmtuar e Durrësit. Kjo është një zonë e mbipopulluar vitet e fundit. Aty gjenden dy shkolla 9-vjeçare me një total prej 2 500 nxënësish. Këtu punimet arritën deri në çarjen e të gjithë rrugës pa mbyllur sistemimin e rrjetit nëntokësor. Më pas gjithçka u ndërpre dhe shoferët janë të detyruar të kalojnë nëpër gropa të thella të mbushura me ujë. Banorët të shqetësuar shprehen se në këtë fillim dimri nuk përballohet balta dhe gjoli tek dera. E sikur të mos mjaftonte kjo, pikërisht në të gjithë gjatësinë e tij vihet re mungesa e sinjalistikës, në kufijtë e rrugëve dhe përbri tyre, gjë që paralajmëron drejtuesin për rrezikun që i kanoset. Sinjalistika nuk mungon vetëm në hyrje të aksit apo në segmente të caktuara, por edhe shumë pranë vendit ku punohet, duke mos u lënë shofereve asnjë mundësi manovrimi dhe duke shkaktuar mundësinë e aksidenteve. Punimet në aksin rrugor Ura e Dajlanit Shkozet, 6 km të gjatë, kanë filluar në muajin korrik të këtij viti, ndërsa afati i përfundimit të tyre është shkurt 2010. Çka do të thotë se drejtuesit e automjeteve do të përballen me këtë situatë edhe për disa muaj të tjerë. Vetëm në rast se dikasteret qendrore si dhe organet e pushtetit lokal, do të ndërhyjnë me anë të masave adiministrative, për të detyruar firmën kontraktuese të vendosë sinjalistikën përkatëse gjatë punimeve.
Nuk ka datë për mbylljen e investimeve
Asnjë prej firmave nuk jep një datë të saktë të mbylljes së investimeve, madje kanë hequr edhe tabelat me të dhënat e punimeve. Por kjo mungesë përgjegjësie i bie qeverisë dhe Bashkisë së Durrësit e cila duhet tu japë përgjigje qytetarëve të saj për investimet e pambaruara si, vlera, afatet, kontraktorët, investuesit, zbatuesit. Pak muaj më parë qeveria me një vendim të veçantë kërkoi që punimet në investimet publike të kryhen me tre turne nga firmat zbatuese. Ky vendim jo që nuk zbatohet, por aktualisht në Durrës punimet dihet vetëm kur nisin.
Përmbytet Kuçova, ujërat e zeza zaptojnë lagjet
Gjatë stinës dimrit, që bien shirat e rrëmbyeshëm, lagjet e qytetit të Kuçovës e shohin veten të përmbytur. Pas përmbytjes menjëherë ujërat e zeza, vërshojnë nëpër lagjet “Tafil Skëndo”, “Distileri” dhe “11 janari”. Por më të rrezikuar si në stinën e dimrit dhe të verës është lagja “11janari” e cila është nën trysnin e ujërave të zeza. Sipas specialistëve pranë Bashkisë bëjnë të ditur se kjo lagje përmbytet, për arsye se ish-sipërfaqja e serave të Fermës Partizani, është zaptuar nga familjet e ardhura nga periferitë dhe rrethet e ndryshme, si nga Skrapari, Gramshi, të cilët kanë ardhur që nga viti 1991, e në vazhdim. Kjo sipërfaqe e pa planifikuar për ndërtime nga ana e Bashkisë, ka bërë që 450 ndërtime që janë bërë në këtë zonë pa planimetri, kanë ndërtuar gropa septike, për grumbullimin e ujërave të zeza në një kohe që Bashkia nuk ka asnjë lloj makinerie, për grumbullimin e tyre.
Lumi Osum gërryen mijëra hektarë tokë
Berat- Prurjet e shumta të ujërave të shtratit të lumit Osum, ka bërë që mijëra hektar tokë të gërryhen. Madje nga gërryerja ka pasur dhe toka të mbjella me grurë dhe bimë të tjera. Fermerët kanë dhënë alarmin, se po ju dëmtohet toka, të cilën po i merë lumi me vete. Zonat më të rrezikuara janë ato të Komunës Vërtop , Velabisht, Otllak dhe Poshnje. Lajmin e bënë të ditur për gazetën “Telegraf”, specialisti pranë Ndërmarrjes së Ujërave, Sulejman Gozhani, i cili ka thënë se: “Lumi Osum, tashmë ka filluar të shkojë në shtratin e vjetër të tij, ku prej vitesh, e kishte braktisur. Prurjet janë të ngurta, nga vetë pozicioni gjeografike që ai ka, por kjo ka bërë që në disa pjesë argjinatura të dëmtohet rëndë dhe ujërat të përmbysin sipërfaqet e tokës. Konsiderohen qindra hektar tokë të mbjella të cilat i kanë marrë ujërat e shtratit të lumit Osum”.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak Rubik
Vendoset arsimi i lartë prioritar në punësim
Është bërë mbledhja e Këshillit Bashkiak të Rubikut, e cila u ndërpre para tetë ditësh. Kjo pauzë e gjatë i ka lënë mjaft kohë në dispozicion kryetarit të Bashkisë, Mark Ruçi për të reflektuar. Mbledhja u duk se do mbetej në qetësinë e fillimit, por nuk ndodhi kështu. Ishte vetë kryetari Pal Tusha që në diskutimin e vet i është referuar një shkrimi të bërë në gazetën “Telegraf”, të datës 2 shkurt ku në të artikulohej: Mungesa e cilësisë së strukturës së administratës të Bashkisë. Në të referohej se 76 për qind e funksioneve dominonte arsimi i mesëm. Nga diskutimet e këshilltarëve u pajtuan me përmbajtjen e shkrimit dhe me vota unanime arritën të përmbysnin këtë dukuri të pazakontë për shekullin e XXI. Duke vënë arsimin e lartë prioritar të punësimit dhe duke lënë dytësor arsimin e mesëm. Nga përmbysja lindi diskutimi i pagave, por shefja e financës që ishte pjesë e grupit të administratës, Donika Ndoja nuk nguroj që të jepte një përgjigje bindëse ndaj këshilltarëve duke thënë se: Çdo funksioni i është dhënë paga maksimale pavarësisht nga arsimi, pasi për punë të njëjtë paga është e njëjtë. Në mbledhje pati mjaft vërejtje për planin urbanistik të qytetit dhe për pronësinë e tokave.
-
83 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj