Reagojne artistet Shkodrane
Rikard Larja: “Shkodra gjithmonë ka qënë e kërcënuar nga përmbytjet” /Osman Mula: “Kemi dhënë kontributin tonë për përmbytjet”
I kontaktuar nga gazeta “Telegraf” regjizori dhe aktori i njohur shkodreni Rikard Larja komentoi dhe shprehu mesazh mbështetës për fatkeqësinë e banorëve të Shkodrës. Edhe pse ai jeton në Tiranë prej vitesh shpirti i tij mbetet shkodran. Lidhur me masat që po mer qeveria për të ndihmuar këta banorë ai u shpreh se “qeveria duhet të ndalë shiun” më tej ai vazhdoi se kjo është një fatkeqësi natyrore dhe se Shkodra ka qënë gjithmonë e kërcënuar nga përmbytjet. Larja shprehu keqardhjen për atë çka po kalojnë këta banorë gjithashtu shtoi: “Unë jam pesionist dhe nuk mund të bëj asgjë për të dhënë kontributin tim. Sipas aktorit të njohur shkodran Shkodra ka pasur gjithmonë përmbytje duke marë parasysh përmbytjen e vitit 1963 ku ka pasu dalje të lumit Drin. Drini theksoi ai vite më parë ka kaluar në Lezhë dhe më vonë ndryshoi rrjedhën e tij duke kaluar në Shkodër. “Uji shpesh shkonte deri në Barrucë dhe sot atje ndodhet një pllakë mermeri që e tregon këtë. Dajçi ka qënë gjithmonë një grykderdhje me probleme” u shpreh Larja. Pra sipas tij Shkodra ka pasur përmbytje në vitet 1910, 1920 dhe 1950 dhe fusha e Zadrimës gjithmonë ka pasur përmbyjte.
Regjizori dhe kompozitori i njohur, Osman Mula tha për “Telegraf” se situata në veri është prekëse dhe aq më tepër për ne si shkodranë. Ai shprehu keqardhje për këta banorë duke theksuar se kjo është hera e dytë që po ndodh brenda dy muajsh dhe përgjegjshmëria duhet të jetë më e madhe. “Duket se përkrahja është e madhe dhe këtyre banorëve po ju jepet ndihmë. Por unë do të thoja që kjo është një katastrofë natyrore dhe nuk duhet ta politizojmë. Unë si regjizor në bashkëpunim me Zhani Cikon kami organizuar një shfaqje të operas ku të ardhurat e kësaj shfaqjeje janë dhënë ndihma për këta banorë. Do të doja shumë që të zhvilloja pse jo dhe një shfaqje të dytë përsëri në ndihmë të këtyre banorëve sepse unë e ndjej veten shkodran por kjo varet nga mundësitë që do të më jepen se nuk është dhe aq e thjeshtë”. Sipas tij banorët e veriut dhe konkretisht Shkodra ka qënë dhe vazhdon të mbetet kërcënuese nga përmbytjet por që në situata të tilla duhen marë masa që mos ndodhin më.
-
204 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj