Opinion
Biberaj: “Klasa politike nuk është shkëputur nga psikologjia komuniste”
<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:1; mso-generic-font-family:roman; mso-font-format:other; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:0 0 0 0 0 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-fareast-theme-font:minor-latin; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;} .MsoPapDefault {mso-style-type:export-only; margin-bottom:10.0pt; line-height:115%;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Ish-anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike dhe ish-zv/president i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksandër Biberaj, me rastin e 19 vjetorit të rrëzimit të statujës së diktatorit Enver Hoxha në Tiranë dhe në qytetet te tjera, përshëndeti 723 studentët dhe pedagogët e grevës së urisë, si dhe popullin e Tiranës e të qyteteve të tjera që rrëzuan statujat e diktatorit Hoxha, diktatorit më ç’njerëzor, më të egër e më primitiv që njohu Evropa Jug-Lindore e pas Luftës së Dytë Botërore.
Në një prononcim për mediat, z. Biberaj thekson se, 20 Shkurti i vitit 1991 shënoi momentin kulmor të shpërthimit të urrejtjes popullore të akumuluar prej mëse 50 vitesh ndaj regjimit komunist dhe simboleve të tij, moment që natyrisht shënoi rrëzimin e idhujve të rremë, e idhujve false. “Por siç u pa gjatë këtyre 19 viteve, 20 Shkurti 1991, shënoi vetëm rrëzimin e simboleve të komunizmit, por nuk shënoi shkëputjen nga mentaliteti dhe psikologjia komuniste, e cila mbretëron edhe sot tek klasa politike shqiptare. Edhe pse kanë kaluar 19 vjet nga 20 Shkurti i vitit 1991, pasojat e sistemit komunist nuk janë eliminuar akoma. Asnjëherë klasa politike shqiptare nuk pati vullnet të shkëputej nga trashëgimia komuniste, duke kryer dekomunistizimin e Shqipërisë; asnjëherë Shqipëria nuk zhvilloi një gjyq juridik, politik apo moral të tipit Nurenberg ndaj diktaturës dhe ideuesve të saj, ndaj frymëzuesve, mbështetësve, urdhëruesve dhe ushtruesve të saj; asnjëherë dhe askush nga PPSH dhe strukturat e saj, nga nomenklatura e sistemit komunist, persekutorët apo bashkëpunëtorët e atij sistemi çnjerëzor, nuk i kërkoi falje popullit shqiptar për vuajtjet, tragjedinë dhe persekutimin që i shkaktoi për rreth 50 vjet”, theksoi ai. Fatkeqësisht, shtoi Biberaj, klasa politike ka 20 vjet që tallet me të persekutuarit politikë dhe ata ekonomike, pasi realisht asnjëherë nuk u kompensuan as moralisht e as ekonomikisht për tragjedinë e shkaktuar nga diktatura. “Edhe sot e kësaj dite, nuk kemi asnjë garanci se persekutorët dhe bashkëpunëtorët e atij sistemi dhe të shërbimit sekret të tij, nuk janë në të gjitha nivelet, duke filluar nga parlamenti, qeveria, sistemi i drejtësisë, administrata publike, shërbimi diplomatik, arsimi, partitë politike, etj, pasi ata janë edhe shërbëtorët e servilët më të mirë edhe të lidershipit aktual politik. 20 Shkurti duhet të jetë moment reflektimi i klasës politike ndaj popullit shqiptar, sidomos ndaj shtresës së të persekutuarve politike dhe atyre ekonomikë.
20 Shkurti na mësoi se të gjitha diktaturat sado të forta që të duken rrëzohen një ditë, se të gjithë idhujt e rremë rrëzohen me turp një ditë, se të gjithë ata që përpiqen të përqendrojnë ne mënyrë jo-demokratike të gjitha pushtetet në duart e tyre rrëzohen një ditë dhe se të gjitha pushtetet që nuk bazohen në vlera intelektuale dhe qytetare, që nuk përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e popullit, rrëzohen një ditë, përfundon z.Biberaj.
-
180 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj