header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Opinione | Pas Urra-ve për Europën…

Pas Urra-ve për Europën…

Xhevdet Shehu
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Zbatimi i Rezolutës / Ndërkombëtarët do të diktojnë zgjidhjen e krizës shqiptare

 

 

 

Vizita e paralajmëruar e delegacionit të lartë të Asamblesë së Këshillit të Evropës sot dhe nesër në Tiranë është përshëndetur me “urra” nga të dy palët kryesorë të politikës në vend. Kjo vërehet edhe në prononcimet që bënë mbrëmë për gazetën tonë deputeti i PS-së, Namik Dokle, dhe deputeti i PD-së, Tritan Shehu. Kështu bëri klasa jonë politike edhe kur u miratua Rezoluta e KE-së rreth një muaj më parë. Në pamje të parë ky entuziazëm për Evropën, pra këto “urra”, duket sikur të mbushin me optimizëm. Në të vërtetë, pas atyre “urra”-ve fshihet një optimizëm fals, na vjen apo s’na vjen mirë. Dhe falsiteti qëndron në faktin e thjeshtë se rreth një muaj pas miratimit të rezolutës së KE-së nuk është bërë asnjë hap përpara nga maxhoranca apo opozita për zgjidhjen e krizës. Të dyja palët kanë qëndruar stoike në pikëpamjet e tyre të deritanishme. Tryeza e Presidentit Topi mund të quhet e dështuar. Berisha, ndërsa i bën thirrje opozitës të hyjë në parlament, premton se do të hetohet gjithçka, me përjashtim të hapjes së kutive. Opozita nga ana e saj, nëpërmjet zotit Rama, kërkon një hetim të pakushtëzuar për zgjedhjet, domethënë që në bazë të hetimit të jetë hapja e kutive. Atëherë si do të vejë puna? Askush nuk mund ta thotë me saktësi. Ngërçi ynë duket se i ka mbërthyer edhe ndërkombëtarët, që duket se nuk dinë nga t’ia mbajnë përballë këtij realiteti të trishtë shqiptar. Mirëpo, paaftësia e klasës sonë politike nuk do të thotë se situata është pa rrugëzgjidhje. Vëreni për një moment deklaratat e dy partive të mëdha: sytë e tyre janë drejtuar me shpresë dhe përgjërim nga Evropa. Ajo, pra ndërkombëtarët, do të diktojnë zgjidhjen sipas mënyrës së tyre. Shpresohet se kjo do të merret vesh shumë shpejt, mbase duke pritur deri më 6 mars. Dhe ne duket se s’na mbetet gjë tjetër veçse të brohorasim deri atëherë  në kor “Urra Evropë!”, duke dëshmuar paaftësinë tonë. Në fund të fundit, nuk është hera e parë që na ndodh kështu.

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 142 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Deklarata: “Jepini fund krizës aktuale politike”
  • Socialistët prishin “agjërimin”
  • “Besoj se kriza do të zgjidhet deri më 6 mars”
  • Kutia e Pandorës brenda kutisë së Ruzhdijes
  • Berisha dhe Rama pranë marrëveshjes, pavarësisht Topit
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD