Zoti Uidhers vesh dorezat…
Kriza politike/ Përtej një gjesti simbolik të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara
<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Dje ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Xhon Uidhers ishte në Poliçan, ku inauguroi një makineri të quajtur TRAZ për demontimin e municioneve. Sipas informacionit të dhënë me këtë rast, kjo makineri me teknologji të lartë e dhënë me qira nga qeveria amerikane nëpërmjet zyrës së Departamentit të Shtetit, arrin të demontojë 5 ton municione në ditë… Ky ishte lajmi i transmetuar mbrëmë nga mediat. Në ceremoninë e zhvilluar, ambasadori Uidhers veshi dorezat dhe demontoi municionet e para. Natyrisht, ky ishte një gjest sa diplomatik, aq dhe politik. Në deklaratën e bërë me këtë rast, zoti Uidhers kujtoi tragjedinë e Gërdecit dhe tha se kjo makineri i vjen në ndihmë qeverisë shqiptare për të shmangur të tilla ngjarje me pasoja të rënda.
Pa asnjë dyshim, në kontekstin aktual politik që po kalon vendi, ky ishte një gjest mjaft kuptimplotë nga ana e qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe ambasadori Uidhers. Sepse diplomacia flet edhe me gjuhën e gjesteve. Besoj se ju kujtohet rasti i ndonjë viti e ca më parë kur ambasadori Uidhers vizitoi një kopsht fëmijësh në kryeqytet dhe u tregoi një përrallë vogëlushëve. Ua tregoi vogëlushëve që ta dëgjonin të rriturit… Dje për shembull, ai përmendi Gërdecin si simbol të një tragjedie të frikshme. Po brenda këtij simboli lihen të nënkuptohen edhe tragjeditë e tjera të ngjashme me Gërdecin e mbase më të rënda se Gërdeci… Mbase edhe ‘97-ta… Sepse në kontekstin e krizës së tanishme është folur edhe për të dhe për një Vranick të ri që do të na zgjidhë krizën. Këto tragjedi dihet se, më së shumti, kanë ndodhur për shkak të politikës, të gabimeve dhe përgjegjësive të saj. Prandaj dhe gjesti i ambasadorit amerikan fliste më shumë se për një demontim të thjeshtë municionesh. Ishte një gjest për “demontimin” e shkaqeve që sjellin tragjeditë. Edhe për krizat si kjo e tanishmja dhe të krizave të çfarëdolloj. Qeveria shqiptare e djegur nga “qulli” i Gërdecit, tashmë duket se i “fryn edhe kosit” kur bëhet fjalë për stoqet e municioneve. Ne jemi këtu për të parandaluar tragjedi të tilla, u duk se tha ambasadori amerikan kur veshi dorezat. Mund të mendojmë, ose na vjen mirë të mendojmë, se këtë mesazh ai ua drejtoi në radhë të parë politikanëve shqiptarë. “Të gjithë duhet të kujtojmë ditën e tmerrshme të tragjedisë së Gërdecit të 15 marsit 2008, kur ne pamë me sytë tanë shpërthimin dhe të gjithë pasojat që ndodhën. Ishte e tmerrshme dhe shkatërruese . Ajo ngjarje na tregoi se sa shkatërruese është për jetën e njeriut ai shpërthim që ndodhi dhe të gjithë këto armë të pashpërthyera. Faktet flasin vetë pasi në Poliçan po shkatërrohen fishekë me një shpejtësi të madhe dhe ne si qeveri jemi krenarë që mund t’ju ofrojmë ekspertizën dhe burimet tona për t’ju ndihmuar në këtë proces” theksoi zoti Uithers, pasi kishte veshur dorezat.
Berisha: “Kompromisi me Ramën është i mundshëm”
Kompromisi për zgjidhjen e ngërçit parlamentar duket se do të gjendet shumë shpejt. Këtë ka lënë të kuptohet, kryeministri Berisha, në emisionin "Opinion" në TV Klan. Duke folur për negociatat pozitë-opozitë të iniciuara nga Presidenti i Republikës, Berisha ka deklaruar se është i gatshëm të bëjë lëshime ndaj opozitës dhe kryesocialistit vetëm e vetëm që socialistët të ulen në sallën e Kuvendit. Berisha "Kompromisi është i mundshëm. Mazhoranca do bëjë lëshime, jo ndarje pushteti, siç bëri PS me ne në vitin 2001. Asgjë e kësaj natyre nuk është në tryezë dhe pavarësisht se në mendjet e agjencive, këto qarkullojnë si skema, them se Rama pas disa lajthitjeve s'ka paraqitur gjerë të tilla.
Skema për kompromisin është plotësisht i mundshëm dhe as Rama dhe as unë s'mund të thonë se s'ka rrugë të mesme. Edhe pse i rezervuar për të folur mbi bisedimet mes tij, Ramës dhe Presidentit, Berisha ka zbuluar se në tryezë nuk ka patur propozime konkrete nga palët. Ndërsa ka qenë i prerë në qëndrimin e tij përsa i takon hetimit parlamentar dhe hapjes së kutive.
Rama: “Hetim të pakushtëzuar, nuk ekziston 6 mars”
Kryetari i Partisë Socialiste e cilëson si një tjetër progres pozitiv të betejës së opozitës deklaratën e djeshme të presidentit të Asamblesë parlamentare të OSBE-së Joae Soares për hetim kuvendor të zgjedhjeve në respekt të Kushtetutës. “Hetimi i plotë i zgjedhjeve, do të thotë hetim i pakushtëzuar sigurisht bazuar mbi Kushtetutë dhe ne vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka interpretuar dhe i ka dhënë formë të qartë çështjes së hetimit parlamentar në tërësi”,- vlerësoi Rama dje në një takim me gazetarët në përmbledhjen e javës. Duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Rama tha se, në vendim është shprehur forma më kuptimplotë e përgjigjes për atë që ai e cilësoi “dilemë të ngritur enkas nga ana e pushtetit thjesht për të shmangur hetimin parlamentar të plotë dhe të tërësishëm.” Rama tha se e drejta për hetim të pakushtëzuar të zgjedhjeve është e legjitimuar. “Hetimi ynë parlamentar synon dy drejtimet kryesore; nxjerrja e përgjegjësive për deformimet në procesin e administrimit të votës dhe nxjerrja e konkluzioneve për përmirësimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor”, tha Rama teksa lexoi para gazetareve vendimin e Gjykates Kushtetuese. Gjithashtu, sipas Ramës, 6 marsi është një ditë e zakonshme dhe nuk shënon asnjë përfundim të afatit të mandateve për deputetët socialist. Dy ditë më parë ambasadorët e Bashkimit Europian bënë apel për zgjidhjen e krizës brenda datës 6 mars, çka do t’i lejojë opozitës të kthehej në parlament, ndryshe rrezikohet integrimi i vendit ne BE.
Meta: “Rama ka frymëzime kaotike”
Zëvendëskryeministri Ilir Meta tha dje se, në vend që të bashkëpunojë me Kryeministrin, Presidentin dhe komunitetin ndërkombëtar, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama kalon në frymëzime kaotike që s’kanë lidhje me një vend demokratik. “Nuk e di se në cilin vend të Bashkimit Evropian qenkan rihapur kutitë nga një komision parlamentar hetimor pasi çështjet janë mbyllur nga gjykatat”, theksoi Meta. Ai përshëndeti deklaratat e fundit të presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Me qëndrimet e tij, tha Meta, kreu i opozitës po sfidon ndërkombëtarët dhe kjo është një rrugë e gabuar.
-
203 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj