Bizneset e Dakos po mbajnë peng më shumë se 400 familje
Reagon deputeti i PD-së në zonën e Durrësit, Eduard Halimi: “Mjaft me sekserët e betonierëve të Kryetarit të Bashkisë”
<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} p {mso-margin-top-alt:auto; margin-right:0in; mso-margin-bottom-alt:auto; margin-left:0in; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:40.5pt 1.25in .5in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Në kuadrin e debatit të hapur nga gazeta “Telegraf”, në lidhje me kabinat e plazhit ku janë strehuar mbi 400 familje, ka reaguar dje edhe deputeti i Partisë Demokratike të kësaj zone Eduard Halimi, duke shprehur gjykimin e tij mbi zgjidhjen e problemit. Më poshtë po e botojmë të plotë reagimin e tij, duke i sugjeruar edhe deputetëve të tjerë të japin mendimin e tyre mbi këtë problem të rëndësishëm.
Të nderuar kolegë! Sot do doja të flisja për një çështje të rëndësishme që pret të zgjidhet në zonën time elektorale. Në Bashkinë e Durrësit është një problem, i cili prek jo pak, por mbi 400 familje në zonën e plazhit në Durrës. Janë mbi 400 familje në pjesën më të madhe ish e burgosur politikë, të cilat janë strehuar me vendim të ish komiteteve pluraliste në godinat, të cilat kishin shërbyer si kabina plazhi. Nuk e kam fjalën as për baraka dhe as llamarina, por godina 2-5 katëshe. Kushtet ku ata jetojnë sot janë vërtet të mjera. Familje që jetojnë në sipërfaqe 30 m2, diku dhe me banjë të përbashkët. Kushte të mjera për të cilat do të duhet ti paguajnë për më shumë se 15 vjet edhe një qira pushtetit lokal. Janë mbi 400 familje të cilat jetojnë në këto kushte të mjera, dhe që nuk mund t’i përmirësojnë ato kushte për aq kohë sa nuk janë pronë e tyre. Pronari i tyre Bashkia, nuk ka ndërmend të bëjë as edhe një hap, përfshi këtu dhe muajt e fundit të mandatit. Por Qeveria ka marrë një vendim të paktën 2 vjet më parë duke i detyruar Pushtetin lokal, që për ndërtesat të cilat e kanë humbur funksionin e tyre të para 1990, ti nënshtrohen privatizimit sipas proceduarave përkatëse nga organet e pushtetit lokal. Për 2 vjet Kryetari i Bashkisë së Durrësit nuk e bën një veprim të tillë. Unë sot nuk dua të shtroj këtu një çështje morale, edhe pse çështja morale ekziston. Ekziston si një gur i themeltë në një politikë të mirë. është mëse e qartë se kjo çështje morale për këtë shtresë shoqërore nuk ekziston për Bashkinë e Durrësit, e cila fatkeqësisht drejtohet nga një parti e cila në themel të politikës së saj ka agresionin kundër kësaj shtrese. Por sot do të shtroj para jush, një çështje jo morali, por ligji e cila do të duhet ti japë fund çdo tentative për korrupsion publik dhe konfliktualiteti. Prej 4 muajsh, stafi im i zyrës politike, juriste dhe topografe, kanë hartuar të gjithë dokumentacionin ligjor për një pjesë të mirë të këtyre godinave dhe ia kanë kaluar për miratim këshillit bashkiak. Këshilli bashkiak me vendimin e tij, ka miratuar kalimin në pronësi të këtyre banesave në favor të poseduesve sipas procedurave ligjore dhe akteve nënligjore, duke autorizuar bashkinë të lidhë kontratën. Por kjo procedurë është refuzuar të kryhet nga ana e Kryetarit të Bashkisë. Kjo të nderuar deputetë është tërësisht e papranueshme. është njësoj sikur qeveria të mos zbatonte vendimet e Kuvendit. Si njeri i ligjit, kam pritur që ky njeri ti thërriste logjikës, të linte mënjanë interesat e tij për të ndërtuar në atë zonë, të linte mënjanë betonierët e tij, sekserët që shkojnë në emër të tij, dhe deputetët e tij të ndërtimit, jashtë kësaj çështje njerëzore dhe ligjore... Ka qenë detyrë e bashkiakut të Durrësit të zhvillonte procedurat dhe ti jepte këtyre banorëve aktin e pronësisë, sipas ligjeve të këtij vendi, detyrë që ai ka refuzuar ti kryejë për 2 vjet. Ndaj dhe i bëj thirrje sot Kryetarit të Bashkisë së Durrësit t’i japë rrugë vendimit të Këshillit Bashkiak, të zgjidhë konfliktin e krijuar prej tij sepse ndryshe mbi të do të veprojë ligji mbi të megjithë e forcën e tij nga kallëzmi penale për moskryerjen e detyrave shtetërore dhe deri në procedura të mirëfillta për shkarkimin e tij.
Ndaj dhe zgjodha sot të flas për këtë çështje para jush, jo vetëm për ti garantuar të 400 familjet e ish të- përndjekurve politikë që banojnë në këto ndërtesa se procesi i nisur nga qeveria do të shkojë deri në fund, por edhe për t’ju bërë me dije Juve, mbi fillimin e një aksioni të plotë ligjor për zgjidhjen e konfliktit mes këshillit Bashkiak Durrës dhe kryetarit të kësaj bashkie, aksion ligjor kundër cilido që guxon të shkelë ligjet e këtij vendi, dhe të injorojë institucionet vendimmarrëse dhe që radhën e ka Kryetari i Bashkisë së Durrësit.
Ju faleminderit.
Eduard Halimi
Deputet i PD-së
-
242 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj