header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Opinione | Opinion

Opinion

Zamira Çavo
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Kriza politike larg zgjidhjes

<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:IT;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

 

 

Shumëkujt  në Shqipëri fjala “krizë” nuk i bën ndonjë përshtypje të veçantë, pasi pothuaj në mënyrë permanente, këtë fjalë e kemi dëgjuar çdo ditë, të këtyre 20 viteve. Por ajo çka po ndodh aktualisht nuk mund t’i shpëtojë vëmendjes së cilitdo individ, që i intereson politika e mbi të gjitha, që i interesojnë fatet e vendit. Shqipëria sot, mund të thuhet pa asnjë ekuivok, është në kolaps të gjithanshëm. Madje dhe politik.  Momentalisht çdo zgjidhje problemi do të prodhojë një problem tjetër edhe më ë ndërlikuar Kriza politike duket të jetë  një mekanizëm, që do të vazhdojë ti bluajë kockat, demokracisë së brishtë shqiptare. Dhe kjo jo thjeshtë në mënyrë figurative. Por le të përpiqemi të analizojmë faktet:

 Kriza politike është agravuar  deri në kulmin e saj pasi :

-Partia Socialiste vazhdon prej muajsh bojkotin politik,

-Partia demokratike vazhdon prej muajsh të sillet si “në situatë normale”, duke aprovuar ligje, amendamente e duke shkelur Kushtetutën, pasi ja ka dhënë “dorën e lirë” opozita,

-Partia Socialiste , nuk po arrin të gjejë ekuilibrin brenda vetes dhe mbi të gjitha, nuk po arrin të realizojë një qasje opozitare sjelljeje,

-Inati “shqiptar”( më shumë se ai ballkanas) e ka shtyrë krizën deri në banalitet komunikimi personal,

-Drejtësia shqiptare vazhdon të sillet si inekzistuese

- Presidenti i Republikës nuk ka  autoritetin publik( jo Kushtetutës) për t’u sjellë si President, pasi vetë ka deklaruar “Lermeni të flas me heshtjen time”!

 Këto janë vetëm disa nga dukjet. Ndërkohë pasqyra e kësaj gjendjeje është ekonomia shqiptare,  por edhe situate sociale në vend. Në se do ta analizonim këtë situatë pa asnjë mëdyshje do ta cilësoja Kaotike! Dhe për këtë po jap vetëm një argument; kundërshtinë e deklaratave që Zyrtarë të lartë të Qeverisë, Bankës , krerë të Opozitës e “specialistë” japin për çdo problem. Çfarë thuhet në mëngjes, kundërshtohet mbasdite. Askush nuk di çfarë dhe përse!

Ndërkohë na vjen sinjali për Tryezë që do të ulë “palët” e krizës : PD- PS.

 Nga ajo analizë sipërfaqësore që bëra më sipër( pasi lexuesi  nuk  ka pse lodhet me analiza të gjata) duket qartë se zgjidhja e krizës është larg. Por le të analizojmë mundësitë e skenareve.

 Që të arrihet marrëveshja të dyja Partitë duket të “lëshojnë pe”,  dhe kjo dihet. Puna qëndron sa do të jetë “peri”.

-Partia Socialiste e ka mbajtur ngërçin e bojkotit deri tani nën kërkesën e pandryshuar: “Të hapen Kutitë”. Nëse Partia Socialiste do të “lëshojë  pe” në këtë pikë, sigurisht mund të zgjidhet përkohësisht kriza, por në këtë rast ajo do të transferohet përfundimisht në  krahun opozitar mes “radikalëve dhe liberalëve” , krizë kjo që do të pasqyrohet në qëndrimet në parlamentin shqiptar. Maxhoranca do të shfrytëzojë këtë situatë për të ndjekur kursin e saj. Kështu do të vazhdojë kriza që shkakton qeverisja Berisha me papërgjegjshmëritë e saj ( ka vite që e tregon këtë, ) dhe demokracia do të jetë sërish në krizë , pasi është i njohur tashmë fakti se, Berisha kërkon të qeverisë me pushtet absolut.

- Nëse Berisha do të hapë kutitë, pra do të pranojë hapjen qoftë dhe pjesore të  kutive, do të thotë, të  shkelë një “vendim të gjykatës”, pra të shkelë “demokracinë”. Por kjo nuk ka dhe ndonjë farë vlere për Berishën . Berisha ,për shkak të karakterit të tij bajraktar, nuk do të pranojë kurrë, që Rama të konsiderohet “fitues” në këtë duel, duel i cili , për mendimin tim, nuk do të ketë fitues.

Atëherë zgjidhja do të kërkohet të kompromiset dhe kompromisi i parë është zgjedhja e Presidentit. Por a mund të pranojë Presidenti të shtrojë një marrëveshje mes palëve për postin që ai vetë kërkon ta mbajë edhe për një mandate tjetër? Jam dyshuese. Gjithsesi nga ana tjetër çdo marrëveshje e këtij lloji,  pas “kurrizit të Metës” do të ndikonte në marrëdhëniet Berisha- Meta, të cilat pas përmbytjeve, kanë marrë “ujë”. Kështu që mundësitë e zgjidhjes së krizës janë larg. Dhe vetëm ndonjë zgjidhje e tipit “Deus ex machina” mund ta sillte ndonjë rezultat, i cili gjithsesi do të ishte i përkohshëm.

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 288 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
1.50
Lajme te ngjashme
  • Paloka: “Rama po vetëpërjashtohet nga politika”
  • Deklarata: “Jepini fund krizës aktuale politike”
  • Skema e re e ndërkombëtarëve
  • Speciale
  • “Zgjidhja? Palët të bien dakord për një hetim me përzgjedhje”
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD