header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Politike | Lëreni Majkon në tunelin e tij....

Lëreni Majkon në tunelin e tij....

Gazeta Telegraf
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Intervistë me zotin Luan Rama, Këshilltar Politik i Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Ilir Meta.

 

 

Ilir Meta në Beograd në të njëjtën linjë me partnerët e NATO-s dhe BE-së

 

 

Është mbyllur tashmë vizita e zotit Ilir Meta në cilësinë e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme në Serbi, e cilësuar historike dhe e suksesshme, por a mund të na thoni diçka më specifike se përse konsiderohet e suksesshme kjo vizitë?

Duke ju falënderuar për oportunitetin që më ofroni të komunikoj me lexuesit e gazetës tuaj për vizitën e Metës në Beograd dhe Luginën e Preshevës, me lejoni t’ju shpjegoj se cilësimi vizitë historike lidhet pikësëpari me momentin e rëndësishëm që po kalon i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe që lidhet me sfidën e integrimit evropian të Shqipërisë, të Serbisë, të Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi e Bosnje-Hercegovinës. Edhe me anë të kësaj vizite, Shqipëria luan rolin e saj të rëndësishëm e të konsoliduar si faktor themeltar në tërë këtë proces, evidenton edhe një herë, tashmë prej Beogradit të çliruar prej vargonjve të Milosheviçit rolin cilësisht të spikatur dhe evident të shtetit shqiptar dhe të qeverisë së Republikës së Shqipërisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore e ndëretnike dhe vendosjen e tyre ne shtratin europianizues e që t’ju shërbeje shqiptarëve dhe serbëve për të krijuar në këtë pjesë të Evropës të njëjtin model bashkëpunimi, partneriteti dhe integrimi qe krijuan Gjermania dhe Franca, historia e të cilave për dhjetëvjeçarë me radhë në gati dy shekuj ka qenë e dominuar nga luftërat dhe betejat me armë. 

Ju mendoni se zoti Meta ia doli ta bindë Beogradin për bashkëpunim me Shqipërinë?

 

Meta ia doli të përfaqësojë shtetin shqiptar dhe qeverinë e Shqipërisë me dinjitetin dhe seriozitetin si faktor dhe aktor i rëndësishëm stabiliteti dhe integrimi në rajon. Zoti Meta artikuloi qartë dhe në mënyrë vizionare ofertën politike te Shqipërisë dhe të të gjithë shqiptarëve për bashkëpunim në të mirë të të ardhmes së përbashkët europiane të shqiptarëve dhe serbëve, dhe më gjerë të të gjithë rajonit. Natyrisht, mund të them me shumë përgjegjësi se të njëjtën frymë bashkëpunimi dhe integrimi shprehu edhe Presidenti Tadiç në mënyrë të veçantë, ashtu sikundër bënë edhe bashkëbiseduesit e tjerë, autoritete  të larta të qeverisë serbe. Prandaj vizita e zotit Meta në Serbi u shoqërua nga një interesim dhe vëmendje e veçantë jo vetëm e mediave të të dy vendeve tona, por edhe të medias ndërkombëtare, të opinionin publik dhe të qarqeve diplomatike në Beograd. Më lejoni t’ju them se Beogradi është shndërruar në një qendër të rëndësishme të diplomacisë ndërkombëtare, veçanërisht të diplomacisë së partnerëve tanë euroatlantikë. Shqipëria dhe diplomacia e saj nuk mund të mos jetë e pranishme edhe në Beograd në të njëjtën gjatësi vale dhe përkrah veprimit diplomatik e politik me partnerët e NATO-s dhe të BE-së. Pra, zoti Meta ishte në Serbi jo vetëm si shqiptar dhe si Zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, por dhe si Ministër i Jashtëm i një vendi anëtar të NATO-s.

 

Pjesë e agjendës së vizitës së zotit Meta në Serbi ishte edhe vizita në Luginën e Preshevës…

Vizita dhe takimet e zotit Ilir Meta në Luginën e Preshevës shënojnë një kulm tjetër të komunikimit e bashkëpunimin me vëllezërit e një gjaku e të një shpirti. Jo vetëm njerëzit, por edhe pragjet e shtëpive, edhe gurët e rrugëve e shpatet e maleve ishin në festë. Dhe jo pa arsye; Ilir Meta gjendej në Luginën e Preshevës. Gjithashtu nuk është i rastit e pa domethënie fakti që për vizitën e zotit Meta në Luginën e Preshevës u interesua drejtpërdrejtë Presidenti i Serbisë zoti Tadiç, apo që Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë e shoqëroi në të gjithë vizitën dhe në të gjitha takimet në Luginë ministri serb i pushtetit vendor. Pra, edhe autoritetet më të larta të shtetit serb e kanë të qartë se vetëm bashkëpunimi mbi standarde europiane me shqiptarët e Luginës dhe trajtimi i tyre si partnerë e padyshim bashkëpunimi i hapur e në partneritet të plotë me qeverinë e Republikës së Shqipërisë do të mundësojë krijimin e një realiteti të ri e të një klime të re integrimi në Luginën e Preshevës, me qëllim që shqiptarët të mos i braktisin trojet e të parëve, por  të jetojnë dhe punojnë aty në trojet e tyre. Edhe zoti Ilir Meta, edhe ministri i pushtetit vendor zoti Markoviç u shprehën drejtuesve të komunave të Luginës dhe qytetarëve të asaj zone vendosmërinë dhe gatishmërinë e të dy qeverive për të ofruar dhe realizuar projekte konkrete që përmirësojnë kushtet e jetesës, për të luftuar varfërinë dhe për ta bërë Luginën dhe jetën e banorëve të saj ashtu si ata e meritojnë, te lumtur e të gëzuar.

Ndërkaq nuk kanë munguar as reagimet nga personalitete politike ne Tiranë...

 

Nuk kam vënë re ndonjë reagim bindës e të shoqëruar me argumente se në cilin detaj të vizitës u veprua gabim. Domethënë cili mund të thotë se të përpiqesh e të kontribuosh për të rritur rolin e Shqipërisë si faktor i rëndësishëm europianizues për rajonin është në dëm të shqiptarëve apo në dëm të Kosovës? Cili mund të thotë se të shkosh për të takuar vëllezërit e një gjaku e të një gjuhe në Luginën e Preshevës dhe t’i kërkosh qeverisë së Beogradit t’i konsiderojë shqiptarët partnerë për ta bërë Luginën model të bashkëjetesës, të pajtimit e integrimit ndëretnik është “vizitë e gabuar në kohën e gabuar”?

 

Zoti Majko ka qenë shumë kritik për shembull...

Ai nuk di çfarë thotë, por miqësisht më lejoni t’ju ftoj edhe juve që ta lini Majkon në tunelin e tij të delirancës, që me sa duket e shtyn atë të shfaqet në thelb ai që është. Në respekt të plotë të integritetit tuaj profesional, ju lutem mund të më pyesni për zotin Majko vetëm nëse ai do të mundet të thotë ndonjëherë ndonjë gjë të mençur, apo nëse si dëshmi të patriotizmit vendos të nisë procedurat e ndryshimit të mbiemrit, me qëllim që shqiptarët të mos i drejtohen duke e thirrur Majko apo thënë ndryshe të mos i drejtohen me një fjalë sllave.

 

U çel një rrugë e pashkelur

Mund të duket një detaj i zakonshëm i lidhur me protokollin diplomatik të rasteve të tilla, por në fakt është shumë më tepër domethënës se kaq fakti që makina e protokollit shtetëror të Serbisë me targa të Beogradit e vënë në dispozicion të zotit Meta udhëtoi përgjatë Luginës e ne qytetet e komunave që e përbëjnë atë me flamurin e Republikës së Shqipërisë. Sepse u çel një rrugë e pashkelur më parë dhe u çel përgjithmonë, për t’u bërë kështu rrugë e integrimit europian, rrugë e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimin mes popujve që i bashkon në këtë udhë e caku ku duam të mbërrijmë dhe që është Evropa e Bashkuar, Evropa pa kufij, Evropa e vlerave qytetare.

 

Bashkëpunimi në rajon është në thelbin e politikës shtetërore të vendit

Roli europianizues dhe koherenca e qëndrimeve të Shqipërisë si faktor i rëndësishëm paqeje, stabiliteti, sigurie, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi në rajon është në thelbin e politikës shtetërore të vendit tonë, dhe që nuk ka ndryshuar me rotacionin e pushtetit apo ndërrimin e qeverive, ashtu sikundër ka qenë dhe mbetet konstante e pandryshueshme për Shqipërinë dhe qeverinë e saj mbrojtja e interesave kombëtare të shqiptarëve kudo ku ata jetojnë e punojnë, kudo ku ata gjenden. Dhe ku tjetër më mirë se sa prej Luginës së Preshevës mund të dëshmohet jo thjesht vëmendja, por dhe angazhimi real i qeverisë shqiptare për të qenë në krah të shqiptarëve të asaj zone dhe për të kontribuar realisht që ata të kapërcejnë vështirësitë e shumta që janë të detyruar të përballojnë? Vizita e zotit Meta ne Serbi është historike edhe për horizontin europian, ku synojmë të mbërrijmë, dhe kjo kërkon domosdoshmërisht evropianizimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbëve, pikësëpari si dy popujt më të mëdhenj të rajonit. Këtë sfidë, pra europianizimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbëve, zoti Meta e ka artikuluar së bashku me ish-kryeministrin serb, të ndjerin Zoran Xhinxhiç, të cilin mbeturinat e regjimit të Miloshëviçit e vranë pikërisht për të vrarë ëndrrën evropiane të Serbisë dhe për ta mbajtur Serbinë nën vargonjtë e dhunës e të armiqësisë me shqiptarët dhe popuj të tjerë të rajonit. Ndërkaq, kur flasim për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, nuk mund të mos konsiderojmë faktin se Shqipëria është anëtare e NATO-s, dhe, edhe për këtë arsye ajo duhet të jetë modeli europian edhe për të tjerët në rajon.

 

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 172 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Kërkojnë zbardhjen e krimeve të komunizmit
  • “Presim që Evropa të na marrë në gjirin e saj. Juve më parë, pastaj ne”
  • Zoti Uidhers vesh dorezat…
  • Berisha e Rama para "grykes" se Topit
  • Komisioni i Venecias, zgjidhja e vetme e krizës
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD