header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Politike | Korrupsioni në shëndetësi nuk luftohet me pranga, por me politika

Korrupsioni në shëndetësi nuk luftohet me pranga, por me politika

Lorena Killo
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

 

 

 

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Telegraf”, kreu i PDK-së, dikur Ministër Shëndetësie tregon se si reformat që ai nisi u lanë pezull nga ministrat pasardhës. Duke marrë shkas nga fjala e fundit e Kryeministrit Berisha, i cili gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave u shpreh se, korrupsioni në shëndetësi është ulur. Kjo sipas Nard Ndokës nuk mund të ketë ndodhur pasi politikat e ndjekura nga qeveria nuk janë të konkluduara për të luftuar korrupsionin pasi ai luftohet me politika e jo me prangosje të bluzave të bardha.

Koha kur ju keni qenë Ministër i Shëndetësisë?

Në kohën që unë kam qenë ministër i Shëndetësisë mund të them që bazat e reformës institucionale për administrim kanë filluar në atë periudhë. Kam hartuar strategjinë kombëtare për sistemin shëndetësor për sistemin shëndetësor 2008-2013 me komplet  konstifikimin e një strategjie kombëtare madje, ishte e vetmja ministri që nxori edhe kostot, të cilat janë të domosdoshme për strategjinë për reformimin e sistemit shëndetësor në tërësi dhe kjo ishte baza dhe themeli kryesor për reformimin e sistemit shëndetësor. Kjo u shoqërua edhe me dy projektligjet bazë për reformimin e sistemit siç ishte pr/ligji që u shndërrua në ligj për sigurimet shëndetësore dhe ligji bazë për sistemin shëndetësor duhet të theksoj që sistemi shëndetësor ka operuar deri në ato momente me një ligj të vitit 1963 me ligje të hartuara në kohën e komunizmit me ligje të decentralizuara. Megjithëse ishin kaluar disa ministra prej periudhës së pluralizmit asnjëri prej tyre nuk kishte bërë të mundur që sistemin shëndetësor ta vendosi në baza institucionale duke u mbështetur në një projektligj të standardeve evropiane. Pra këto ishin mund të them pjesa kryesore e ligjeve për reformimin e sistemit shëndetësor pastaj pjesa tjetër është zbatimi i kësaj strategjie kombëtare. Përveç strategjisë kombëtare hartuam disa strategji të tjera siç është strategjia e emergjencave disa strategji të tjera sektoriale, për sigurinë e gjakut dhe mjaft elementë të tjerë. Firmosa një marrëveshje me Italinë në kuadrin e një projekti për trasplantin e parë të veshkave, ajo daton në kohën kur unë kam drejtuar ministrinë e shëndetësisë. Ka pasuar me rikonstruksionin e godinës së Ministrisë së Shëndetësisë ku sot është një ndër ministritë më të mira që qeveria ka, dikur shkollë kuzhine dhe ajo që ishte më e rëndësishme ishte se përshpejtova hartimin e planimetrisë dhe realizimin e projekteve për ndërtimin e spitalit të ri në QSUT ishte një godinë që u finalizua pikërisht prej këmbënguljes sime si Ministër Shëndetësie deri në bankën e Këshillit të Europës. Sot ajo për fatin e saj të keq është jo funksionale e cila është neglizhuar kryesisht nga Ministria e Shëndetësisë por edhe në mënyrë indirekte e qeverisë e cila nuk e ka vënë në funksion dhe kjo është e pafalshme. Me vendim qeverie e kam shpallur sanatoriumin një spital i cili vetë realiteti e kishte nxjerrë jashtë loje një spital alternativ universitar që të mos kishim vetëm qendrën spitalore “Nënë Tereza” por edhe një si motër të saj në mënyrë që sistemi shëndetësor të kishte mundësi më të shumta se sa monipolizimi i disa shefave të pavijoneve të ndryshme, kjo në një farë mënyre futi dhe konkurrencën brenda sistemit shëndetësor publik. Vërej me shqetësim se të dy pasuesit e mi si Anila Godo ashtu dhe Petrit Vasili, të cilët nuk zbatuan vendimin e Këshillit të Ministrave i cili e shpall spitalin sanatorium qendër e spitaleve në Tiranë. Kjo do të ishte lëvizja më e mirë për zhbllokimin e situatës e ngërçit, i cili vërehet tek korrupsioni tek pjesa e shefave, të cilët në një farë mënyre e kanë bllokuar ndër vite reformimin e sistemit shëndetësor.

Cila ka qenë pjesa e uljes së korrupsionit?

Në pjesën e uljes së korrupsionit është punuar jashtëzakonisht shumë me politika me ide. Korrupsioni nuk luftohet me nisma revolucionare siç kemi parë shpesh herë Kryeministrin që i prangos mjekët apo infermierët. Reformimi dhe niveli i korrupsionit nuk ulet me pranga por ulet me politika largpamëse së pari rritja e pagave sepse sektori i shëndetësisë është sektori më i diskriminuar në vend për nivelin e pagesës. Së dyti nga kushtet e punës dhe së treti nga organizimi dhe funksionimi i institucionit shëndetësor. Për herë të parë unë kam futur në sistemin shëndetësor menaxhimin e sistemit, pra largimin nga drejtuesit e institucioneve me mjek dhe futja e konceptit menaxhues në këto institucione. Pra rezultoi mjaft pozitive sepse kjo është dhe një eksperiencë perëndimore. Kam vërejtur në një lloj habie që edhe Anila Godo edhe Petrit Vasili kanë pasur ndërthurje kanë bërë hapa mbrapa ndoshta të detyruar edhe nga ndikime politike. E kanë kthyer reformën mbrapsht duke vendosur  mjekë përsëri duke u pozicionuar në drejtime të kundërta dhe kjo padyshim që ka një kosto të drejtpërdrejtë tek qytetarët tek pacienti.

Korrupsioni është më i madh në aspektin pacient-mjek apo në tenderat?

Normalisht korrupsioni më i madh në shëndetësi është tek ryshfeteve. Një pacient paguan tek mjeku tek infermieri tek roja dhe kjo në një farë mënyre nëpërmjet politikave këto ndihet ndjeshëm niveli i pagesave dhe politikat janë fare të qarta. Ballafaqimi i pacientëve janë me infrastrukturën e këtyre spitaleve. Gjatë kohës që unë drejtoja këtë ministri ne bëmë një reformë të thellë në këtë drejtim. E hoqëm barrierën e parë që nga rojet që merrnin lekë. Futëm një sistem informacioni, një sistem vëzhgimi që nga vëzhgimi i kamerave dhe kjo uli ndjeshëm barrierën e parë të qytetarëve. Niveli i dytë janë infermierët, ato që përballen në çdo moment me qytetarët duhet të pranojmë që numri i infermierëve në shkallë vendi në raport me BE-në është numri më i ulët. Një infermiere sot mbulon rreth 32 pacientë dhe kjo padiskutim që pjesa e ryshfetit ulet në rast se një infermier mbulon më pak pacientë pra shtimi i tyre. Reforma të tilla mbeten pezull. Unë e fillova reformën, por mbetën pezull dhe pësuan hapa mbrapa. Unë e fillova reformën me pjesën e infrastrukturës, pra, të mbështetjes me privatizimin shërbimeve me privatizimin e lavanterisë, e cila u realizua në QSUT, por mbeti në spitalet e tjera. Duke e çliruar sistemin shëndetësor. Duke hequr me mijëra sanitare dhe duke i futur këto në pjesë e sistemit të infermierëve. Kjo u zbatua në QSUT dhe mbeti e cunguar në spitale të tjera dhe u bllokua pa arsye të shpjegueshme. Ky është një hall, i cili zgjidhet lehtësisht duke ulur pjesën e korrupsionit pacient-infermier. Ndërsa pjesa tjetër është tek mjekët është një kupolë, e cila mund të shpërndahet mund të motivohet për të futur në konkurrencë ishte alternativa e spitalit tjetër çka e ul rolin e një shefi të përjetshëm. Shefat mos jenë të paprekshëm ndërsa zhvendosja e një konkurrenti në një spital tjetër do ta eliminonte shumë qytetarin për zgjedhjen e shërbimeve. Kjo luftohet me thjesht me politika shëndetësore dhe jo me demologji dhe as me policë e as me pranga. Për fat të keq edhe kjo ka mbetur pezull. Gjithsesi, ka pasur një ndërgjegjësim sepse ne jemi një popull ballkanas që për një kafe lemë një bakshish dhe kështu ndodh në sistemin shëndetësor kjo është çështje mentaliteti. Ky është një korrupsion që zbehet në mënyrë graduale në radhë të parë me politika në radhë të dytë me ndërgjegjësim dhe ajo që është më kryesorja edhe me ndërshkime nuk përjashtohet edhe ky rast. Pjesa e tenderimeve nuk ka lidhje me korrupsionin e sistemit shëndetësor sepse tenderimet realizohen nga ministria e brendshme nëse do të ketë një korrupsion është prokuroria ajo që heton. Nuk kemi penalizim në sistemin shëndetësor.

 

Marrëveshjet që unë kam nënshkruar nuk janë zbatuar nga ministrja pas meje Anila Godo edhe pse unë i dorëzova dosjet. Asnjë nga reformat që unë nisa nuk u vazhdua

Kryeministri duhet ta kishte prioritet shëndetësinë pasi ai vetë është në të njëjtin profesion dhe duhet patjetër që buxheti duhet të jetë shumë më i lartë se sa është aktualisht

Rrogat e bluzave të bardha janë të ulëta, buxheti i pamjaftueshëm, infermierë të pakët kështu që normalisht korrupsioni nuk mund të ulet

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 157 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Korrupsioni në shkallë të lartë
  • Skandal, spitali i Durrësit çon pacientët për operacione tek privati
  • Rregulla të reja për farmacitë, listë e re barnash të rimbursueshëm për qytetarët
  • Spitali publik në Korçë ushqen klinikat private me klientë
  • Reagon Kadri Muka
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD