Reagime nga selia rozë
Islami:"Rama nis hakmarrjen"/ Stefa:"Do humbasim zgjedhjet"
Kastriot Islami
Dje është zhvilluar një mbledhje e grupit kuvendor të PSSH-së. Edi Rama ka dhënë shenjën e parë të një "hakmarrje politike" ndaj të gjithë atyre që mendojnë ndryshe në PSSH. Kjo është hera e parë që ndodh në PS. Pothuajse të gjithë këto deputetë me eksperiencë të gjatë në PS në aktivitetet brenda vendit dhe ato ndërkombëtare janë lënë jashtë delegacioneve të Kuvendit në Institucionet Ndërkombëtare.
Eva Allushi
Të gjithë ne mësojmë dita- ditës nga gabimet tona, dhe ndreqim ndonjë gjë rrugës, nuk e kuptoj atë vullnet të çuditshëm që e çon të ecë në të njëjtin shteg, i cili del në një rrugë pa krye...
Rajmonda Stefa
Fakti është që Rama ka 6 vjet që përpiqet të ndërtojë një PS për veten e tij dhe këtë është duke bërë. Me këtë mënyrë të sjelluri apo drejtimi brenda PS-së është e sigurt humbja e zgjedhjeve lokale. E majta ka 3 palë zgjedhje që humbet vetëm nga ndarjet. Këtë më mirë se kushdo nuk mund të kuptojë dhe zbatojë lidershipi, por me sa duket parimi që partitë janë instrument për qëllimin për t’u bërë kryeministër ia kanë errësuar arsyen. Për hair i daltë. Mjerë socialistët që kanë ngel si shtëpia pa çati....
-
191 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj