header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Politike | Hapen 6 perfaqesi dipllomatike

Hapen 6 perfaqesi dipllomatike

Mirilda Tili
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Diplomaci/ Hapen 6 përfaqësi diplomatike të reja, por ka dyshime por emërime partiake

Foletë e ngrohta të ambasadave

U miratuan dje nga ana e qeverisë shqiptare hapja e 6 përfaqësive diplomatike. Lajmin e bëri të ditur vetë kreu i qeverisë Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë. Shtetet ku do të përfaqësohet Shqipëria në rrugë diplomatike do të jenë Mbretëria e Belgjikës, Republika e Sllovakisë, Bosnje-Hercegovinës, në shtetin e Katarit, të Kuvajtit dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjithashtu u bë e ditur po nga kreu i qeverisë se përfaqësi të reja diplomatike të Shqipërisë do të hapen edhe në një seri vendesh të tjera si Meksika, Afrika e Jugut, Australia, Norvegjia, Estonia dhe Pakistani. Ky lajm është pritur me polemika të forta nga ish-ministri i jashtëm, Paskal Milo, por dhe të tjerë. Për gazetën “Telegraf” ai u shpreh se vendimi për të ngritur Ambasada edhe në 6 vende të reja, nuk ka bazë logjike. Kjo sipas Milos, sepse kostoja e tyre është shumë më e madhe se sa mundësitë që ka vendi ynë. “Nuk e dija që kemi qenë një shtet kaq i pasur, dhe për më tepër për të ngritur ambasada në vende kaq shumë periferike”- u shpreh Milo. Po ndërkohë një tjetër ish-ministër, Arjan Starova,  për të njëjtin argument, për gazetën “Telegraf”  është shprehur se, ky vendim është një nga mundësitë më të mira për Shqipërinë. Në këtë mënyrë do të hapen rrugë të reja për zhvillimin ekonomik të vendit. Më tej Starova, u shpreh se janë dy mënyra me të cilat konceptohet mënyra e të zgjeruarit të marrëdhënieve diplomatike. “Unë jam për mënyrën që edhe pse jemi një vend i vogël, zgjerimi i marrëdhënieve çon në zgjerimin e mundësive për zhvillime ekonomike dhe njohjen  e Shqipërisë në botë. Ngritja e ambasadave të reja në vendet si Katari, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, janë cilësuara nga ana e Paskal Milos si vende periferike. Ai u shpreh se: “Do të ishte më e pranueshme nëse vendet ku do ngiheshin ambasadat do të ishin vende që i përkasin bashkimit Europian. Kjo do  të ishte më e logjikshme dhe me më shumë interes për Shqipërinë. Ndërsa vendet që nuk kanë asnjë lidhje me ekonominë, kulturën apo edhe marrëdhënie të tjera, janë jashtë interesit të vendit”. I pyetur nga gazeta “Telegraf”, nëse buxheti i shtetit e përballon faturën që shoqëron ndërtimin e ambasadave, Arjan Starova, shprehet se: “Buxheti i shtetit ka shumë mundësi që ta përballojë faturën e ambasadave. Dhe sidomos kur përfitimet prej tyre janë shumë më të mëdha. Qëllimi është afrimi i investitorëve të huaj në vend dhe hapja e dritave jeshile”.  Ndërsa vetë kryeministri i vendit shprehu vlerësimet për reformën në shërbimin e jashtëm të Shqipërisë, të ndërmarrë nga Ministria e Jashtme, duke e konsideruar atë shumë serioze. Më për tepër ai u shpreh: “Duke racionalizuar burimet, është bërë e mundur që vendi të ketë një përfaqësim më të gjerë, sepse Shqipëria ka nevojë të ketë përfaqësuesit e saj. Natyrisht, për ne është e vështirë t’u përgjigjemi nevojave të mëdha që ne vetë kemi për të pasur përfaqësues, por përpiqemi të zgjerohemi.” Trupa diplomatike minimalisht duhet ët ketë në përbërjen e vet dy individë. Ambasadorin/en dhe një personel teknik. Ndërkohë që fatura shoqërohet edhe me qiratë e zyrave dhe shtëpive të personelit. Pra minimalisht kostoja e një trupe diplomatike do të jetë 150 000 euro, pa marrë parasysh nëse ambasadorët do të jenë të shoqëruar nga një staf më i madh, apo me familjarët e tyre. Fatura ekonomike, sipas Milos është një nga arsyet që e bën këtë vendim  të papranueshëm për realitetin shqiptar. “Qeveria “Berisha” ka borxhe tek firmat që kanë ndërtuar rrugët, dhe jo më të marrë përsipër të mbulojë shpenzimet e trupave diplomatike ehe në 6 vende të tjera”.

 

 Berisha: “Të hiqen vizat për turistët”

Gjatë mbledhjes, Kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Jashtme të sjellë javën e ardhshme në qeveri vendimin për heqjen e vizave për të gjithë turistët që zbresin në brigjet Dalmate dhe në Malin e Zi. Kryeministri tha se duhet regjim i njëjta vizash me këto vende, në mënyrë që turistët të mos kenë nevojë për vizë në kufi, por të jetë një tur turistik në vazhdimësi për ta, gjatë periudhës së verës.

 

Milo: “Vendimet janë pa logjikë”

Nuk e dija që kemi qenë një vend kaq shumë i pasur dhe për më tepër kur zgjerimet bëhen me vende kaq shumë periferike. Ndërkohë që nuk ka financa për të shlyer borxhet në firmat e ndërtimit të rrugëve. Nuk arrij ta kuptoj logjikën për ngritjen e Ambasadave. Do të ishte shumë më mirë nëse këto vende do t’i përkisnin Bashkimit Europian. Ndërsa vendet e përzgjedhura janë periferike dhe pa shumë interes për Shqipërinë. Trupat diplomatike në vende ku Shqipëria nuk ka çfarë të përfitojë prej tyre është një veprim që nuk ka logjikë.

 

Starova: “Shqipërisë po i hapen dritat jeshile”

Ngritja e ambasadave me këto vende është mundësia më e mirë që ka vendi ynë. Ka dy ide, të cilat shoqërojnë ndërtimin e tyre. E para është: “Shqipëria është një vend i vogël dhe nuk mundet të përballojë shpenzimet në kaq shumë trupa diplomatike. Dhe e dyta: “Shqipëria është një vend i vogël dhe i duhet mundësi të reja dhe njohje në botë, për të përmirësuar pozitat e saj ekonomike. Unë jam për këtë të dytën. Ngritja e ambasadave është hapja e dritave jeshile për të thithur investitorin e huaj në vend.

 

Përzgjedhja e stafeve

Dërgimet e trupave diplomatike në vendet përfaqësuese janë bërë objekt sulmesh. Shkak kanë qenë emërimet në këto poste. Para dy ditësh gazeta “Telegraf”, ka denoncuar rastin e konsullit tonë në Selanik. Konsull në Selanik është emëruar mjeku gjinekolog, Mishel Papakozmai, i cili ka dhe pozicionin e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në qytetin Korçës. Ky është një ndër rastet që janë denoncuar në media. Pritet që edhe emërimet e reja në trupat diplomatike të bëhen në nivele militantësh dhe jo më nivelet e diplomatëve të karrierës. Për këtë ish-ministri i jashtëm, Paskal Milo, u shpreh se më pare kriteret kanë qenë 80%  të ishin diplomatë karriere dhe 20 % të kishin mbështetje politike. Ndërsa tani kanë ndryshuar plotësisht. Është 80% mbështetje politike dhe 20% aftësi si diplomat karriere.

 

 

PS: “Militantët nxjerrin të papunë specialistët”

Partia Socialiste cilësoi si antiligjore dhe shumë shqetësuese largimet në administratën shtetërore dhe kryesisht në Ministrinë e Drejtësisë. Sipas deputetes socialiste, Shega Ligori ekspertët po zëvendësohen me militantë partiakë ndërkohë që fatura financiare për xhepat e shqiptarëve është shumë e lartë.
“Nxjerrja e specialistëve në listën e pritjes i kushton taksapaguesve shqiptarë 21 milionë lekë të reja në vit. Kjo gjendje e paligjshme bëhet dhe më dramatike teksa përditë dalin në dritë fakte të provuara se ministri Nishani fillon të nesërmen e largimit të punonjësve nga puna , rekrutimin e punonjësve të rinj me kontrata të përkohshme individuale. Me një fjalë specialistët i përzunë me përdhunë nga dera, kurse rishtarët i futën nga dritarja. Nisur nga pozicionet e rëndësishme ku ato po emërohen, rezulton që tani e tutje fatet e ligjbërës, e të kontrollit të pushtetit gjyqësor do të jenë në duart e militantëve pa përvojë”, theksoi Ligori.


 

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 122 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
5.00
Lajme te ngjashme
  • INSTAT: “Etnia dhe feja në formular, përgjigje fakultative”
  • AMBASADAT DIPLOMATIKE SHQIPTARE
  • Mafia e ambasadave mban peng vizat
  • OSBE: “Hetim zgjedhjeve, opozita të hyjë në Kuvend”
  • Ministria e Financave: Nevojitet më shumë informacion
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD