header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Politike | Paloka: “Rama po vetëpërjashtohet nga politika”

Paloka: “Rama po vetëpërjashtohet nga politika”

Gazeta Telegraf
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Intervistë për gazetën “Telegraf” me deputetin e Partisë Demokratike, Edi Paloka



Situata aktuale politike në vend, debatet mbi betimin e deputetëve socialistë, situatat në fshatin Ruzhdije, kanë qenë tema që deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka trajtuar për gazetën “Telegraf”. Ai shprehet se, zgjidhja e situatës është vetëm çështje vullneti nga ana e kreut të Partisë Socialiste. Madje, zgjatja e bojkotit parlamentar ka për subjekt edhe bojkotin e zgjedhjeve lokale, kështu u shpreh Paloka. Shpjegime të detajuara u dhanë edhe për zgjedhjet në fshatin Ruzhdije, ku përgjegjësia iu faturua Komisionit Qendror Zgjedhor.

A mendoni se  “kriza artificiale”, do të kapërcehet shpejt?

Tani të gjitha gjasat janë ose më mirë të gjitha përpjekjet që janë bërë duhet të sillnin një zgjidhje. Personalisht mendoj që Edi Rama nuk e do këtë zgjidhje. Dhe për më tepër është ai që e ka në dorë. Sepse këtë ngërç politik ai e shkaktoi me bojkotin dhe në fund fare mbetet ai që e ka në dorë. Gjithçka, për fatin tonë të keq është në vullnetin e Kryetarit të Partisë Socialiste. Vullnet që mesa duket mungon dhe këtë e kanë treguar jo vetëm periudha deri sa kanë hyrë ndërkombëtarët në mes po e përforcoi në mënyrë absolute dhe ardhja e tyre.  Në të gjitha rezolutat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, thirrjet e ndryshme, Delegacioni i Europës që erdhi këtu, që i bëri thirrje të hynte në Parlament. Thirrje gati të përditshme që po i bëjnë institucione të ndryshme, Asambleja e NATO-s. Të gjitha këto thirrje duket se do të bien në vesh të shurdhët. Jo se Edi Rama nuk e kupton pozitën ku është, por siç duket ka vendosur të rrijë në këtë pozicion për interesat e tija. Jam i bindur se është për interesat e tij personale.

 

Si do të zgjidhet e gjithë kjo situatë?

Situata nuk është normale përderisa opozita është jashtë, nuk mund të flasim për situatë normale, por nuk mund të bëhet fjalë as për krizë, sepse krizë ka atëherë kur nuk mund të funksionojnë institucionet. Dhe them që është një krizë artificiale, e stisur, dhe varet gjithçka nga vullneti i Ramës. Në qoftë se ky njeri ka vendosur në kokën e tij  që do t’i qëndrojë deri në fund këtij bojkoti, nuk do të hyjë në zgjedhjet lokale. Sepse unë këtë mendoj, se ka ai në mënd të mos hyjë as në zgjedhjet lokale. Me idenë se kështu do të krijojë një situatë edhe më të rëndë. Thjesht nuk është pozitive për ne, dhe për Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi. Por nuk kemi çfarë ti bëjmë. Ose ta marrim dhe ta mbyllim në çmendinë. Zgjidhje tjetër në këtë aspekt unë nuk shoh. Ai njeri duhet të largohet nga politika. Megjithëse ky praktikisht po e largon veten nga politika, me këto veprime që bën, se po tregon se nuk ka asnjë lidhje me politikën, dhe me një politikan të përgjegjshëm. Unë fundin e shoh tek ai. Do të dëmtohet ai, do të dëmtohet partia Socialiste. Sigurisht që shqiptarët nuk kanë ndonjë të mirë nga kjo situatë. Unë them që goditjen më të madhe do ta marrë ai vetë personalisht.

 

A e ka nxitur kjo krizë politike, krizën ekonomike?

Unë nuk jam dakord që ka krizë ekonomike. Edhe kriza ekonomike ka disa të dhëna. Nuk mund të ulemi në kafe dhe të themi “uu ka krizë”. Edhe kriza ekonomike ka të dhënat e veta. Të gjitha të dhënat që kemi ne nga ekonomia nuk flasin për krizë. Një vend që është në krizë nuk mund të ketë ngritje ekonomike. E para, alfa. Një vend në krizë ekonomike nuk mund të ketë rritje ekonomike, qoftë ajo është edhe 1 %. Sepse shpesh bëhen debate që ka thënë Berisha është 9 % por në fakt është 6%, nuk ka rëndësi. Kur e gjithë bota është në krizë ne jemi në rritje ekonomike. Kurse për aspektin tjetër është quajtur krizë politike, thashë është situatë jo normale politike. Le ta quajnë si të duan, ndaç ngërç, ndaç krizë, përderisa opozita nuk është në Parlament nuk kemi situatë normale.

 

Nëse është Edi Rama, i gjithë problemi, atëherë pse nuk përjashtohet, si faktor politik?

Nuk mund të përjashtohet Edi Rama, sepse ai është shkaktari i të gjithë kësaj “krize” politike. I vetmi njeri ku varet bojkoti. Në qoftë se ai nesër thotë: “Ne nuk bojkotojmë, do të hyjmë në Parlament”, mbaroi kriza. Kështu që është i vetmi njeri që nuk mund të përjashtohet. Ai po vetë përjashtohet nga politika por jo nga ky moment.

 

Nëse Rama nuk do të dërgojë asnjë përfaqësues në Konferencën e Kryetarëve të grupeve, apo edhe në komisionet ligjore, si do e gjykonit veprimin e tij?

Sikur ta bëjë edhe këtë gafë, sepse ai vetëm gafa ka bërë, që të mos çojë përfaqësues as në mbledhjen e kryetarëve ku do të diskutohen për projektligjet që ka paraqitur PS-ja, kjo do të ishte në vazhdën e gafave dhe kësaj rruge qesharake që ai po ndjek. Në qoftë se nuk çon njerëz as aty ku do të diskutohen projektligjet e tua, pastaj duket që është totalisht e qëllimshme. Që ti zotëri thjesht po kërkon justifikime për të vazhduar bojkotin. Këto do të jenë justifikime prej kalamajsh pastaj. Nuk kanë asnjë bazë logjike dhe asnjë argument për të vazhduar bojkotin. Gjithçka ndodh janë thjesht justifikime, që ai zotëria të thotë: “Ja nuk ma bëri PD-ja këtë dhe unë do vazhdoj bojkotin”.  

 

Si qëndron çështja e fshatit Ruzhdije?

Ata larguan komisionerët e Partisë Socialiste nga komisioni.

PS-ja shprehet se janë përzënë.

Nëse janë përzënë duhet të denonconin në Prokurori. Çdo gjë ka qenë e detajuar në ligjin e zgjedhjeve. Nëse ti ke një ankesë, lajmëron organet përkatëse. Vjen policia, vjen prokuroria, pra nuk kishin pse të largoheshin, mund të njoftonin policinë. T’i thonin, dikush po na kërcënon, apo dikush po na dhunon.  Ata janë larguar, kanë marrë vulën dhe kanë ikur. Personi që kishte vulën, e ka marrë dhe ka ikur.  Dhe kështu, zgjedhjet aty normalisht quheshin të pa vlefshme. Po sikur këtë ta bënim ne në zonat ku fiton PS-ja? T’u jepnim urdhër të gjithë komisionerëve: “Merrni vulat dhe shkoni në shtëpi”, dhe lejonim të zhvilloheshin zgjedhjet vetëm aty ku fiton PD-ja?. Kjo ka ndodhur praktikisht. Iu është dhënë urdhër komisionerëve të largohen se aty fiton PD-ja. Që kur ke pranuar të jesh komisioner ,  je i detyruar të qëndrosh në komision. Në rast shkeljesh ata duhet të njoftonin organet. Ata u larguan dhe morën me vete edhe vulën. Ndodh ajo pastaj që kanë para nëpër media që kanë falsifikuar firmat këta tanët. Atë e ka në dorë Prokuroria. E vërteton prokuroria dhe gjykata. Janë ata që vendosin. Pikërisht ky është argumenti kundër Ramës. Sepse ai e përmend Ruzhdijen në favor të vetes. Por në qoftë se janë manipuluar zgjedhjet, kjo ka ndodhur se janë larguar komisionerët e PS-së, dhe po merret prokuroria me atë punë. Atëherë edhe aty ku ka dyshime, dhe thuhet të hapen kutitë, le të merret prokuroria. Atë po i themi edhe ne. Bëj ankesë në Prokurori që të marri vendim prokuroria dhe të bëjë hetime, aty ku mendon se ka prova dhe ka fakte.

Po pse e përdori pikërisht ditën kur u betuan në Parlament?

Sepse Berisha ka thënë që është marrë një mandat. Në qoftë e do të bëheshin zgjedhjet, sepse gabimi fillon që tek Komisioni i Zgjedhjeve, i cili nuk duhet ta  anulonte atë qendër votimi, sikundër bëri. Duhet të përsëritë zgjedhjet. Dhe nëse përsëriteshin zgjedhjet aty fitonte Partia Demokratike, dhe do të kishim një mandat më tepër. KQZ-ja e mbylli komplet si qendër, domethënë, mbas kësaj ndodh fenomeni që urdhëroj të gjithë komisionerët të mi, ku fiton Partia Socialiste, ikni nga komisioni se zgjedhjet quhen të pavlefshme, dhe fitojmë ne. Edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë gabim aty. Duhej të përsëriste zgjedhjet. Është gabimi i tyre. Gjithë ngjarja e Ruzhdies është një argument në favorin tonë.

Cilat do të jenë parashikimet, nëse nga hetimi i Prokurorisë del se në rastin e Ruzhdijes, shkaktarë janë komisionerët e Partisë Socialiste?

Për mua ai ka dalë nga politika. Tregon që nuk e a idenë e politikës. Një politikan i përgjegjshëm nuk i bën këto lloj gafash. Kemi qenë në situata më të vështira, më të rënda, dhe jemi detyruar të pranojmë dhe të sillemi si njerëz normalë.

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 138 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
1.00
Lajme te ngjashme
  • Në kërkim të misterit të kutisë së Ruzhdijes
  • Deklarata: “Jepini fund krizës aktuale politike”
  • Socialistët prishin “agjërimin”
  • Opinion
  • Lohan: “Të zgjidhet kriza, ligjet kërkojnë shumicë të cilësuar”
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD