header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Politike | Flet Fatmir Toci

Flet Fatmir Toci

Gazeta Telegraf
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

I pranishëm në protestë ka qenë edhe deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës Fatmir Toçi, i cili në deklaratat e tij të fundit lidhur me çështjen e pronave ka kërkuar nga Presidenti mos dekretim të ndryshimeve në këtë ligj. Ai tha për “Telegraf” se, banorët do të vazhdojnë me protesta pa fund sepse janë duke kërkuar të drejtën e tyre. Edhe ne vetë mbajmë qëndrim politik kundër këtij ligji sepse në Rradhimë dhe në Orikum këto toka në kohën e komunizmit s’kanë pasur pronarë, por kanë qenë pyje e kënetë. Sipas tij, shteti me këtë ligj me iu merr tokat atyre banorëve që i kanë në përdorim për vete. “Këto toka me anë të këtij ligji do t’i kalojnë shtetit. Çdo familje me gjashtë pjesëtarë do të përfitojë 1500 m2 çka do të thotë se pjesa tjetër i kalon direkt shtetit sepse këto toka nuk kanë pasur pronar më parë. Kjo është e pahijshme për qeverinë, e cila po përfiton duke marrë tokat e banorëve. Ata po edhe ne si opozitë do të vazhdojmë me protesta deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje”. Sipas tij, qytetarët disponojnë dokumentacion të rregullt dhe së shpejti do të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese kurse qëndrimi politik është që ky ligj nuk duhej miratuar pa u diskutuar njëherë me forcat politike e ndërsa dekretimi nga ana e Presidentit i nxituar. Shteti me ndryshimet që ka bërë e ka përkeqësuar situatën dhe nuk e ka përmirësuar.

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 91 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Kooperativat
  • Telegrafi i Vlorës
  • “Çështja e pronës, pengon investitorët e huaj”
  • Kushtetuesja shqyrton pronat e sindikatave
  • Skema e Ruçit per te majten
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD