header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Politike | “Shqipëria duhet të kalojë nga ekonomia informale në atë të produktivitetit”

“Shqipëria duhet të kalojë nga ekonomia informale në atë të produktivitetit”

Gazeta Telegraf
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Intervistë me Arben Malaj, profesor i asociuar i Shkencave Ekonomike, deputet i PS-së

 

 

 

 

Ekonomia shqiptare, në diskutimin për modelin e saj të ri ekonomik, duhet të kalojë nga ekonomia informale dhe e mbështetur nga dërgesat e emigranteve, në ekonominë e një shkalle më të lartë të produktivitetit, çka do të thotë të jetë më konkurruese në tregun e brendshëm dhe në eksporte. Deficiti i lartë tregtar duhet të kompensohet jo thjesht nga privatizimi, por me hyrjet e larta të investimeve të huaja direkte, të cilat fillimisht lehtësojnë sfidat tona si hyrje kapitali dhe kanë efekt të qëndrueshëm nëpërmjet modernizimit të ekonomisë sonë, duke e bërë atë më konkurruese Ky është ekspertit të ekonomisë Arben Malaj  për zhvillimin ekonomik të vendit tonë. 

 

 

Cili është komenti juaj në lidhje me modelin ekonomik që po ndjek Shqipëria?

Debati për modelin ekonomik të zhvillimit është i vazhdueshëm dhe jo i lehtë edhe në vendin tonë. Ka kohë që ekspertë të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare kanë analizuar dhe kanë paralajmëruar që vendi rrezikohet drejt ritmeve më të ulëta të zhvillimit, për shkak se ka konsumuar faktorë të trashëguar të rritjes ekonomike. Pra ekonomia jonë, siç e theksojnë edhe kolegët, është mbështetur nga hyrje të mëdha të ardhurash nga emigrantet, ka pasur një shkallë të lartë informaliteti, një pjesë jo e vogël e ekonomisë sonë, sidomos në zonat rurale, ka qenë më shume për vetë konsum se sa për biznes. Edhe shkalla e hapjes së ekonomisë, çka tregon deri në një farë mase vitalitetin e saj në tregje të reja, është relativisht e vogël po të krahasohet me vendet e tjera. Pavarësisht nga debatet për matjen e rritjes ekonomike të vendeve të ndryshme, teorikisht pranohet se kur një vend importon më shumë se sa eksporton, kjo diferencë është pakësim i Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Duke qenë se të ardhurat nga emigrantët janë në rënie, deficiti i bilancit të pagesave mund të rritet, duke përbëre një risk për monedhën dhe efektet e njëpasnjëshme.

 

Cilat janë kriteret për të dalë nga kriza?

 

Pas krizës globale, G-20-ta i ka dhënë mandatin FMN-së të përgatisë dokumentin për rritjen globale të fortë, të qëndrueshme dhe të balancuar. Pra janë tre kritere për të dalë nga kriza dhe për të parandaluar krizat e ardhshme, rritje e fortë, e qëndrueshme dhe e balancuar në nivel global. Për të dalë nga kriza do të duhet një rritje e fortë, për të parandaluar krizën e ardhshme do të duhet një rritje e qëndrueshme por sidomos theksohet e balancueshme. Ajo që sot u rekomandohet vendeve të ndryshme për modelin e tyre të zhvillimit kushtëzohet nga problematikat që paraqitën ekonomitë e tyre gjatë krizës. P.sh ekonomia amerikane u godit nga mbështetja e zhvillimit të saj tek rritja e borxhit dhe i rekomandohet që të ulë deficitin e lartë tregtar dhe buxhetor dhe të mbështetet më shumë tek kursimi i brendshëm.

 

Cilat janë masat që duhet të marrë qeveria?

Qeveria të ulë deficitin dhe njerëzit të konsumojnë dhe investojnë më shumë duke u bazuar me mirë tek të ardhurat e tyre se sa tek borxhet në rritje. Ekonomia kineze dhe ajo gjermane bazohen më shume tek eksporti dhe u rekomandohet të mbështeten më shumë tek konsumi i tyre i brendshëm, çka e bën më të qëndrueshëm zhvillimin e tyre dhe më pak të ekspozuar nga krizat globale.  Ekonomia shqiptare, në diskutimin për modelin e saj te ri ekonomik, duhet të kalojë nga ekonomia informale dhe e mbështetur nga dërgesat e emigranteve, në ekonominë e një shkalle më të lartë të produktivitetit, çka do të thotë të jetë më konkurruese në tregun e brendshëm dhe në eksporte. Nuk jam mbështetës i teorive që për t`i dhënë një orientim strategjik zhvillimit të ardhshëm të vendit, duhet të fokusohemi thjesht në një degë apo pjesë territoriale të përcaktuar të vendit. Do të shpresoja më shumë në një zhvillim harmonik, që bazohet në një strategji kombëtare të rritjes së produktivitetit të ekonomisë shqiptare, ku një vend të veçantë merr sistemi arsimor dhe kualifikimet, ekonomia e dijes, teknologjitë e reja të menaxhimit, prodhimit dhe shërbimit. Vlerësoj shumë ndikimin që ka mirëqeverisja në sfidat e vendeve tona, ku faktorët që e pengojnë rritjen ekonomike janë sidomos mungesa e pronësisë, mungesa e shtetit ligjor, niveli i lartë i informalitetit, korrupsionit, kapjes së shtetit etj.. Nuk është se hapat që duhen hedhur nuk dihen ose mungojnë studimet. Sfida është serioziteti dhe besueshmëria e zbatimit të tyre. Për të gjitha pikat e dobëta të një modeli të ri ekonomik të orientuar nga produktiviteti dhe fleksibiliteti ka shumë studime, strategji dhe plane veprimesh. Rëndësi kryesore për mua marrin elementet përbërës të indeksit të mirëqeverisjes. Përmirësimin e tyre e konsideroj parakusht për çdo model ekonomik.

 

Sistemi arsimor ç’rol luan në zhvillimin ekonomik të një vendi?

 

Moment tjetër i rëndësishëm është sistemi arsimor në të gjitha nivelet e tij, burimet njerëzore në gjithë nivelet e shoqërisë sipas vendit të tyre në aktivitetin ekonomik. Vendet konkurrojnë në tregjet në rritje në raport me produktivitetin e tyre, i cili në çdo rast duhet të jetë një cilësi sa më e mirë e mallit dhe shërbimit dhe një çmim sa më i mirë në raport me konkurrentet e tjerë. Kapacitetet humane duhet të nxiten me politikat adekuate, të njohin dhe aplikojnë teknologjitë bashkëkohore. Sot kur flitet për infrastrukturën ekonomike, flitet gjithnjë e më shumë për infrastrukturën e aksesit të informacionit në tregjet e reja, në të rejat teknologjike, në të rejat në fushën e menaxhimit për të cilat sot mund të kesh ekses në kohë reale. Pra ta njohësh në kohe reale një të re shkencore, një situate të re në treg, një mundësi të re biznesi, pavarësisht se ku ndodhesh, në cilin cep të botës apo të Shqipërisë jeton. Diagnostikimin më të detajuar të shkaqeve të aftësisë së ulët konkurruese të vendit tonë, mund ta gjesh në sistemin e analizave profesionale që boton Forumi Botëror i Ekonomisë.

 

Çfarë duhet të synojë një model i ri ekonomik ?

Është e qartë, që modeli i ri ekonomik duhet të synojë një ekonomi funksionale të tregut. Banka Botërore ka arritur në konkluzionin që ekonomia e vendeve tona duhet të përfitojë nga politikat e reja tregtare dhe ekonomike, për të përparuar në tregjet në rritje brenda rajonit dhe tregun evropian. Deficiti i lartë tregtar duhet të kompensohet jo thjesht nga privatizimi, por me hyrjet e larta të investimeve të huaja direkte, të cilat fillimisht lehtësojnë sfidat tona si hyrje kapitali dhe kanë efekt të qëndrueshëm nëpërmjet modernizimit të ekonomisë sonë, duke e bërë atë më konkurruese. Pasuritë tona natyrore duhet të përfshihen në një cikël më të plotë nxjerrje-përpunimi dhe eksportimi duke rritur vlerën e shtuar në ekonominë tonë dhe duke rritur të ardhurat nga eksporti. Struktura e ekonomisë sonë do të përmirësohet pozitivisht duke rritur pjesën e shërbimeve dhe duke ulur përmasat e sektorit rural, jo duke braktisur bujqësinë por për shkak të ritmeve të larta të rritjes së sektorëve të tjerë.

Po për tregun financiar dhe funksionimi  e tij, cili është komenti juaj?

Zhvillimi dhe modernizimi i sektorit financiar, ndërmjetësit financiarë, kredia dhe kostoja e saj, tregu i kapitaleve dhe funksionimi i tij, do të jenë parakushte për të mbështetur modernizimin e ekonomisë shqiptare dhe modelin e ri që kërkojmë, i cili në thelb do të jetë modeli i bazuar në kapitalet njerëzore të mirë kualifikuar, në teknologjitë dhe infrastrukturën moderne, në një ambient biznesi sa më mbështetës dhe nxitës, në ente rregullatorë dhe mbikëqyrës sa më efikase. Kjo mund ta bëjë ekonominë tonë funksionale, me produktivitet në rritje, me tregje në zgjerim dhe me ritme të larta dhe të qëndrueshme.

Ky model do të jetë më i suksesshëm se projektet për ta orientuar atë drejt një kulture bujqësore të caktuar, drejt një sektori prioritar apo zhvillim të përqendruar thjesht në një zonë të caktuar.

Duhet të mbajmë parasysh që për shkak të liberalizimit të lëvizjes së lirë dhe tregut të punës, vendi mund të përballet me mungesë të fuqisë punëtore në sektorë jetikë publikë, siç është shëndetësia dhe arsimi, por edhe reduktim të specialistëve në informatikë dhe shkenca ekzakte, ku tregjet globale kanë etje për t`i thithur.

Së fundi, duhet të theksoj se sistemi arsimor, sidomos kapitali njerëzor i kualifikuar në të gjitha nivelet e tij, së bashku me mirëqeverisjen e vendit, kushtëzojnë çdo sfidë të modelit të ri ekonomik.

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 166 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • “Rritja jonë ekonomike nuk ka qenë cilësore, apo në gjendje që të gjenerojë zhvillim ekonomik”
  • “Kriza e Greqisë ka një impakt jo të vogël mbi emigrantët tanë”
  • Speciale
  • “Kriza financiare greke pritet të kalojë sistemin bankar shqiptar në krizë”
  • Qeveria të negociojë një marrëveshje të re me FMN-në
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD