Rama justifikon dështimin
Interviste me liderin roze
Gjatë intervistës të dhënë për “ORA- NEWS” në emisionin “Ora e Debatit”, kreu i selisë rozë, ka justifikuar dje humbjen e Partisë Socialiste, në zgjedhjet e 28 qershorit, me arsyetime të pavlefshme. Gjatë kësaj interviste, Rama, nuk dha asnjë argument dhe asnjë fakt që të justifikojë bojkotin e opozitës në Parlament. Vetëm në një rast ai përmendi kutinë e fshatit Ruzhdije, e cila gjithsesi nuk ndikon në ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve. Gjatë intervistës së djeshme, Edi Rama, shprehu gatishmërinë për një takim të mundshëm me kreun e maxhoranës, Sali Berisha. Kjo do të ndodhë, sipas tij, vetëm nëse do t’ia kërkojë Presidenti i Republikës, Bamir Topi, për vazhdimin e negociatave. “Vendi është në krizë dhe të gjithë duhet të negociojmë për ta minimizuar atë”- u shpreh Rama.
Madje, Rama justifikoi bojkotin parlamentar si të vetmen mundësi për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik shqiptar dhe atij ndërkombëtar. Dhe madje e cilësoi fitoren e Partisë Socialiste si fitore morale. U premtua nga Rama se kriza në vend do të zgjidhet vetëm nëse do të pranohet hetimi i zgjedhjeve. Gjatë emisionit Edi Rama nuk përmendi hapjen e kutive.
-
96 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj